Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: ME THUAJ...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: ME THUAJ... Empty Nehat Jahiu: ME THUAJ...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 10:58 pm




Nehat Jahiu: ME THUAJ... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


Nehat Jahiu: ME THUAJ...


Kush ta lidhi ty Zana shaminë e kuqe
në mes të livadhit mbushur me lulëkuqe,
kush ti solli krushqit aty në atë lëndinë
kush ta solli Zana ty e Gurit aty dashurinë.

Kush ta thurri ty Zana duvakun e bardhë
aty te kroi , aty ku kane çelur lulet ne livadh,
kush ta fshiu Zana aty tek lumi ty lotin
kush ta nxorri nga shpirti te ftohtin.

Kush ta qëndisi drëndafilin e kuq në fustan
kush ta përkëdheli ty flokun e ballit tënd,
kur sëbashku me hënën ti u bëre, u bëre nuse
kush ti fali Zana në dorë ato lule, lule të kuqe.

Më thuaj ti Zana kur e pe Gurin në livadh
si buzëqeshnin zogjtë nëpër fusha e nëpër mal,
kush ta solli ty moj Zanë kurorën e nusërisë
kush ta dhuroi aromën e ëmbël të dashurisë.

Më thuaj Zana a ishin futur qengjat në valle
pse putheshin brigjet, breg në breg nëpër male,
kur ti shprishi flokët Guri ty Zana pas shpine
kur ti ledhatoj ato me dorën e vet fije e për fije.

Më thuaj, më thuaj ti e bukura , e bukura Zana
kur të përqafoi pse u hap qielli e buzëqeshi hëna,
më thuaj, më thuaj ti, ti e bukura e bukura Zana
kur të futi Guri nën sqetull, ty tu shua nga shpirti flaka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi