Pëllumb Gorica:Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
2 posters
Pëllumb Gorica:Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
Pëllumb Gorica
Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
Në zonën e Sulovës së Elbasanit kudo që shkel dëgjon metafora të historisë së saj. Kulla e Kamunaut, Kalaja antike e Qafës, traktet e nëndegës së rrugës Egnatia që vinte nga Apollonia, Antipatrea ne Skampini, apo edhe vendbanimi i madh dhe i vjetër i Klosit, Kisha e Skunajt, Bazilika e Klosit etj, që edhe pse në gjëndje të rrënuara tregojnë histori.
Kalaja e Qafës, është një ndër objektet e rëndësishëme arkeologjike e me vlera historike në trevën e Elbasanit e ndërtuar në lartësitë shkëmbore të Sulovës, në kuotën 624 m. Ajo ishte shëndërruar shekuj më parë në një fortesë të sigurtë ushtarake për popullsinë dhe në ruajtje të nëndegës së rrugës Egnatia. E ndërtuar në këtë pikë dominuese siç ndërtoheshin rëndomë kalatë. Teknika e ndërtimit, sistemi i fortifikimit, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni ku është ngritur po të marrim parasysh mjetet e sulmit të asaj kohe dëshmojnë se kalaja e Qafës ishte e fortifikuar mirë. Linjat e murit të saj, që sot janë gjysëm të rrënuara rrethonin pjesën lindore, ndërsa ajo perendimore ishte e mbrojtur nga shkëmbinjë.
Duke vijuar më tej, mendojmë të flasim se ç’dëshmohet nga gojdhënat e ç’farë shkruhet për këtë kala nga historianë, studius e arkeologë.
Fjala e arkeologëve
Kalaja e Qafës me sistemin e saj fortifikues e ruajtur që nga lashtësia deri në ditët tona ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e historianëve dhe studiuesve të arkeologjisë. Aty janë kryer ekspedita arkeologjike të ndryshme të shoqëruar me gërmime e studime dhe sigurisht e kanë thënë mendimin e tyre. Neritan Ceka një ndër arkeologët më të mirë në Shqipëri në studimet e tij e hedh fjalën shpesh tek kjo kala. Studiusi Aleksandër Meksi po ashtu. Historiani elbasanas, Dr Shyqyri Demiri nën shoqërinë e mësuesit normalist sulovar Riza Cërriku, kishte ardhur disa herë. Në vitin 1987 u kryen gërmime arkeologjike të detajuara nga arkeologët Ylli Cerova, Riza Hasa e Ardjan Papajani. Kjo kala datohet si ndërtim i shekullit të VI, të erës sonë. Studiusi Aleksandër Meksi shkruante se ishte një ndër kalatë e rralla të kohës së perandorit bizantin Justiniani (526-565) në Shqipëri. Arkeologu Neritan Ceka në librin “Ilirët’’, faqe 245, citon: “Ajo në atë kohë shërbente për të kontrolluar lëvizjet e ushtrisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej për të mbrojtur banorët nga sulmet e papritura të hunëve, gotëve, sllavëve të cilët shkatërruan shumë vendbanime. Nga kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera se siç dihet Iliria ka qënë e mbushur me një rrjet kalash mbrojtëse. Nga pozicioni ku ndodhej kalaja shikoheshin një sistem i tërë kalash malore si ajo e Mengëlit, Gracenit, Valshit, Galigatit, Antipatraeas (Berati i sotëm), asaj fushore të Skampinit (Elbasani i sotëm) etj dhe sigurisht formonin pjesën lindore të zinxhirit fortifikues për Durrahun (Durrësin e sotëm) si një bazë e fortë e perandorisë bizantine në atë kohë”. Arkeologu Ylli Cerova një nga studiusit dhe gërmuesit e saj, në botimin Iliria”, nr 2, viti 1987, faqe157 shkruan: “Me gjithë pozitën e favorshme strategjike me mure që shkojnë 2. 30- 2. 50 m të trasha, gjatësinë 220 m dhe dy kthesa në kënd të drejtë, të pajisura me kulla, nga ndërtuesit është parë e arsyeshme që për të arritur më tej aftësinë mbrojtëse të kalasë në anën perëndimore dhe veriore është ngritur një protekizëm, (mur mbrojtës ) ky është larg murit rrethues 10-12 m dhe i trashë 1. 4 m i ndërtuar me gurë të vegjël e mezetar. Ajo është jo më shumë se 110 m gjatësi.” Si rezultat i gërmimeve në këtë kala janë zbuluar objekte që hedhin dritë mbi aspekte të lashtësisë së saj. Janë gjetur një arsenal me vegla pune, shigjeta, mburoja, shpata, stoli, 7 monella nga të cilat 3 janë të lexueshme. Brenda mureve rrethues ka pasur edhe banesa që kanë shërbyer për luftëtarët e kalasë, familjet e tyre e në raste sulmesh për mbrojtjen e popullsisë.
Vendi ku ngrihet kalaja ka formën e një lëndine të vogël. Për historianët ishte një fortesë e fuqishme me pozicion tejet të mbrojtur, e kështu nuk ka pasur nevojë për fortifikim të shumtë pasi shkëmbinjtë e saj të thepisur e bënin të pamundur ti afroheshin asaj e kështu te mbrojtur një pjesë terreni. Në lindje e veri kalaja ishte e mbrojtur nga dy rrethime, njeri me një rreth të vogël e muri tjetër i përforcuar me një seri kullash.
Studiuesi Aleksandër Meksi në librin “Arkitektura mesjetare në Shqipëri’’, faqe 36 shkruan: “Mbrojtja e një kalaje ishte në varësi si të fortësisë së kullave dhe të mureve të saj ashtu edhe nga vendndodhja e saj dhe nga forma e terrenit. Zgjedhja e vendit me mbrojtje natyrale ka qenë një nga kërkesat bazë’’. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqeror të nxjerrë në vend nga shtresat shkëmbore të vet malit në trajtë rrasash gjë që aty gjenden lehtë. Muret e kalasë në përgjithësi sot janë të dëmtuara, të rrëzuara dhe nuk ruhen të plota, me përjashtim të një fragmenti që ruhet mirë me një gjerësi 2. 30 m dhe i gjatë 30 m. Lartësia mesatare në këtë fragment është 2, 5 m. “llaçi që është përdorur ka një cilësi të mirë. Muret që dikur arrinin lartësinë 5 m” (Neritan Ceka, Monumentet 7-8, viti 1974, faqe 84). “Me gjithë pozitën e favorshme strategjike me mure që shkojnë 2. 30- 2. 50 m të trasha, gjatësinë 220 m dhe dy kthesa në kënd të drejtë, të pajisura me kulla, nga ndërtuesit është parë e arsyeshme që për të arritur më tej aftësinë mbrojtëse të kalasë në anën perëndimore dhe veriore është ngritur një protekizëm, (mur mbrojtës ). Ky është larg murit rrethues 10-12 m dhe i trashë 1. 4 m i ndërtuar me gurë të vegjël e mezetar. Ajo është jo më shumë se 110 m gjatësi.” Ylli Cerova Iliria”, nr 2, viti 1987, faqe157).
Të pesë kullat shquheshin për forma të ndryshme planimetrike. Kulla Nr 1 kishte formën katërkëmbëshe dhe ndodhej në anën juglindore të kalasë. Kullat Nr 2, 3, 4 forma e tyre ishin trekëndëshe me kulm të prerë që ndodheshin në anën lindore. “Këto kulla kanë qenë me majë të mprehtë, trekëndëshe me kulm të prerë të cilat rrallë janë në kala të tjera në Shqipëri’’, shkruan arkeologu Gjerak Karaiskaj në librin e tij “5000 vjet fortifikime ne Shqipëri’’, faqe 121. Kulla Nr 5 ndodhej në anën perëndimore me formën e shkronjës U. Ndërtimi i kullave në këtë mënyrë nga studiuesit është shpjeguar me goditjen më të madhe që mund të përballonin ato gjatë luftimit. Kalaja ka një hyrje që gjendet në skajin juglindor të saj. Ajo është krijuar si rezultat i ndërprerjes së murit rrethues dhe mbrohet nga kulla Nr1 që ndodhet pranë saj. Element me interes i murit rrethues është një shkallë ngjitje e vendosur 6. 5 m përpara kullës nr 2.
Gjetja e disa sendeve të vjetra konsiderohen si ndër me të rëndësishmet gjetje arkeologjike në këtë zonë: monedha, stoli, enë prej balte, qeramikë, amfora, pitosa, objekte metalike, vegla pune. Ato i përkasin shekujve VI, që janë një tregues i zhvillimit ekonomik të jetës aty, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme për lashtësinë e saj.
Fakti më i dritësuar arkeologjik që vërtetohet se “Kalaja i përket shekullit VI të erës sonë janë gjetja e 7 monedhave nga të cilat 3 janë të lexueshme. Këto monedha i përkasin perandorit bizantin Justiniani” (Ylli Cerova “Iliria” Nr 2 viti 1987, faqe, 165.)
Rreth kalasë dhe poshtë saj shtrihej një vendbanim i vjetër dhe i madh, Klosi i Vjetër, gjurmët e të cilit i gjejmë edhe sot. Historinë e këtij qyteti dhe kalasë e ka përshkruar mësuesi elbasanas Shyqyri Demiri në librin “Histori e shkutër e trevës së Elbasanit”, faqe 27 ku shkruan: “është shfaqur mendimi se këtu kemi të bëjmë ndofta me një qytet mesjetar nën sundimin e Muzakajve, që u shkatërrua më vonë prej turqve, siç thotë edhe legjenda popullore, me qirinjtë e ndezur mbi brinjt e dhive”. Për këtë vendbanim të madh qarkullojnë edhe gojdhëna të tilla që keci shkonte nga çatia në çati pa zbritur në tokë deri në kala nga dëndësia e banesave.
Legjendat dhe gojëdhënat
Duke qenë kala e vjetër qarkullojnë legjenda dhe gojëdhëna, për rezistencën ndaj pushtuesëve, sidomos atyre osmane. Një gojdhënë tregon qëndresën për të mbrojtur kalanë, kur Arbëria u pushtua nga turqit, që si shumë kala e fortifkime të tjera e shkatërruan. “ Hordhitë turke vijnë me mijëra ushtarë për të pushtuar kalanë. Betejë që u vazhdoi ditë e netë me radhë derisa një natë me dredhi ushtarët turq me një sulëm të rrufeshëm me të gjitha forcat arritën të thyejnë qëndresën e luftëtarëve që e mbronin. Natën maskuan një tufë të madhe dhish, duke u vendosur në brirët e tyre qirinjë të ndezur dhe i nisën nga perëndimi i saj. Luftëtarët u përqëndruan nga ky krah. Ndërkohë turqit sulmuan nga lindja me forca të shumta, që ishte lënë e lirë nga luftëtarët dhe mësynë në kala, duke bërë gjakderdhje ndër luftëtarët. Pas shkatërrimit luftëtarët dhe banorët u tërhoqën nga kalaja e vendbanimi afër saj, Klosi i Vjetër. Nuk i rezistuan barbarizmave dhe sëmundjes së kolerës që mori shumë jetë njerëzish, duke e lenë në dorë të pushtuesve.” Një legjendë e mbetur në kujtesën e kohës tregon për princeshën e kalasë, që për të mos rënë në duart e ushtarëve turq u hodh nga shkëmbi i kalasë. “Në kohën e pushtimit turk, një pasha turk u nis me taborrin e tij nga Stambolli për të pushtuar toka e midis tyre pushtoi edhe kalanë e Qafës. Princesha e kalasë, Çobanka për ti shpëtuar turqëve kur e pa se nuk ishte në gjëndje të mbronte këshjellën para armikut të madh në numër, që e kishin rrethuar kërcen së’bashku me mushkën mbi të cilën kishte hipur dhe fluturoi nga kalaja në gurin (toponim) Gjurma e Mushkës, një pllakë e gjërë shkëmbore dhe mandej në një hurdhë (gropë të madhe). Edhe sot këtë vend e quajnë “Hurdha e Çobankës.” Thuhet gjithashtu se për të vërtetuar se ky kërcim nuk ishte përrallë dëshmonte gjurma që ka lënë gjatë kërcimit mushka mbi pllakën shkëmbore në fjalë.
Një gojëdhënë jeter: ‘‘Prej Ponepthi afër Goricës së Çalës, toponime në lartësitë shkëmbore të Sulovës, çohej uji me qyngje në kala’’. Kur rrethohej kalaja ndërmjet një tuneli të nëndheshëm, që kishte dalje e që përdorej për sigurimin e ujit, ushqimeve, armatimeve në raste sulmesh e luftërash të gjata banorët e luftëtarët e saj shpëtonin. Afër kalasë nëpër shpatin shkembor kalonte një rrugë, që lidhej me degën jugore të rrugës Egnatia: Rruga e Kaurrit.
Kalaja e Qafës në Sulovë të Elbasanit si dëshmitare e lashtësisë dhe historisë së kësaj zone, pas viteve 90, është lënë në harresë për t’u shëndërruar në rrënojë.
Pëllumb Gorica
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pëllumb Gorica:Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
Ti ruajme dhe ti mbrojme
monumentet per identifikimin tone si popull.Ata jane deshmitar te historise
tone te lashte.
monumentet per identifikimin tone si popull.Ata jane deshmitar te historise
tone te lashte.
Gezimi- Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/04/2010
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi