Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca:

Shko poshtë

Monda Korca: Empty Monda Korca:

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 11:43 pm

Monda Korca: 12445_1318142272828_1208896826_30993422_91545_n



Monda Korca: ".....burgu i gurte i lirise tende...." - poezi -nga -Raimonda Moisiu



Nga dritarja ime shoh fluturimin e trumcakut,


krahët e tij janë imazhi i urës,


që lidh brigjet mes rrezeve të diellit


dhe kaltërsisë së qiellit.


-.-


Pas zogut unë papritur nisa të ec,


me gjymtyrët e kujtesës,


duke ndjekur pas pendët e tij


të fluturimit.


Nisa të gjykoja shpresën e dashurinë,


ankthin e embrioneve të zemrës,


dalldinë e përflakur.....


Nisa të rrëfehem se ende marr frymë.


-.-


Në psherëtimën e agimeve,


bulëzat e djersës tënde ledhatojnë


buzët që mërmërijnë nga dashuria,


si flatrat fërgëllonjëse të trumcakut.


-.-


Në burgun e intmiteteve të mija,


në errësirën e llampave që na lidhin,


rri strukur sekreti i artë i buzëqeshjes, ku


është burgosur liria tënde....


--.-


Në ishullin e bardhanës së carcafëve,


lulëzojnë margaritarët e virgjërisë së shpirtit tim...


Rilindim për të nesërmen.


-.-


Në cepin e shikimit zogu fluturon,


nëpër hapësirën e mitrës së hënës,


dëgjohet vetëm një zë,


Ai, më i sinqerti i botës,- zëri


që më grish për mëkat,


nëpër koralen përkëdhelëse të petaleve,


që kanë përmbytur kopështin e trëndafilave.


-.-Cdo ditë vjen një trumcak, nga lart


dhe


cicërin


cicërin papushim,


në dritaren e burgut të gurtë...



Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Prill 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi