Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: REJA E SHIUT TË BARDHË

Shko poshtë

Vullnet Mato: REJA E SHIUT TË BARDHË Empty Vullnet Mato: REJA E SHIUT TË BARDHË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 1:02 pm

Vullnet Mato: REJA E SHIUT TË BARDHË 24519_1226302828880_1568334934_30459640_4506405_n

Vullnet Mato: REJA E SHIUT TË BARDHË 24519_1225207401495_1568334934_30457664_6893003_n

Vullnet Mato

REJA E SHIUT TË BARDHË




Flladi rend ndër lisa,
fëshfërijnë gjethnajat,
tund këmborën syska,
jeshilojnë ograjat.

Aromë trëndeline
përhapet valë, valë,
zbardhëllon kopeja
si reja përmbi mal.

Delet pas kullotës
etja i ka marrë.
Gurgullojnë krojet,
krihet një ujvarë.

Turtullon një turtull,
bilbilon një gjyzar.
Çobani te shtegu
çmallet me një vajzë.

Puthja e bariut
mjalt’ lulesh në maj.
Plot me blegërima:
mbushet gjoksi i saj,

Qesh baresh’ e bukur,
në zemër çel pranverë.
Plas gjinkall’ e zhegut,
ngjiret si asnjëherë.

Balua çan shtigjet,
dashi përçor në ballë,
reja manare prapa,
zogjtë ngre vërdallë.

Nomeja e shkumëzuar,
kovat mbush me radhë,
zbraz gjinjtë e rënduar
reja e shiut të bardhë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi