Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berat Keqa:Shqiptaret Veshtrim mbi librin Sekreti i Sundimit Te Botes

Shko poshtë

Berat Keqa:Shqiptaret Veshtrim mbi librin Sekreti i Sundimit Te Botes Empty Berat Keqa:Shqiptaret Veshtrim mbi librin Sekreti i Sundimit Te Botes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 9:32 pm


Berat Keqa

Shqiptaret Veshtrim mbi librin Sekreti i Sundimit Te Botes



Berat Keqa:Shqiptaret Veshtrim mbi librin Sekreti i Sundimit Te Botes 7130_146179956344_538336344_2942105_5753282_n
Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë,
të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe,
gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor:
dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.
Nuk duhet edhe aq shumë për të zbuluar lojën apo trukun e këtij programi,
në grackat e të cilit tanimë kanë rënë liderë të disa shteteve,
duke nxjerrë plagjiaturat e tyre, për misionet dhe interesat e tyre megalomane,
të cilat kanë përfunduar me pasoja katastrofale për njerëzimin.
Liderët e errësirës e tregojnë vetë synimin konspirativ të tyre (të dalë sheshit!),
duke e bërë sa sinonim të së keqes, po aq edhe mjet të popujve për t’u mbrojtur nga e keqja,
e cila qëndron si hije permanente, si ushtri kobsjellëse e gatshme për të vepruar sa herë që degradon mendja dhe fuqia njerëzore.

Duke u shprehur me fjalorin herë pas herë (anti)biblik të këtij programi, do të gjykonim:
mos vallë duke u thirrur në Perëndinë, si “i dërguar” i tij, Djalli spekulon për të sfiduar Njeriun,
të krijuar nga Perëndia? Pasiqë Djalli e ka tradhëtuar Perëndinë, si mund të jetë i deleguari i tij?!
Apo, shikuar nga këndi tjetër: që të dy, Njeriu dhe Djalli, të krijuar nga Perëndia, kanë misionet e tyre,
plotësisht të kundërt njëri me tjetrin. Pse? Për të garuar,
sikur Dr. Fausti dhe Mefistofeli?!
Bota është krijuar për të sfiduar njeriun e papërsosur për të synuar përsosjen duke jetuar natyrshëm,
pasiqë, sipas librave të shenjtë, njeriu në vete i përmban këto mundësi.
Për këtë ekziston djalli, përgjuesi dhe gjuetari i gabimeve të njeriut!
Gabimi erdhi që në kohën e krijimit të njeriut, Adamit dhe Evës,
të cilët, duke i harruar këshillat e Perëndisë, e hëngrën mollën e ndaluar në parajsë, nga epshet e botës materiale,
në të cilat i ka shtyer djalli. Fitorja dhe përsosja e njeriut arrihet në punën dhe kujdesin e tij për të mos rënë në grackat e djallit,
i cili qëndron pranë njeriut si edhe vet Perëndia.
Rruga të cilën e zgjedh njeriu përcakton fatin e tij,
të dritës apo errësirës, të fitores apo humbjes, të robërisë apo lirisë. Në këtë kuptim,
Nëse është djallëzor, nuk mund të mohohet gjenialiteti destruktiv i programit.
Ndoshta është program i ndërtimit të Rendit të Ri botëror të djallit, apo sfidë për të ndërtuar Rendin e Ri botëror të Perëndisë?
Në kuptim të ngjashëm mund t’i vështrojmë edhe ngjarjet e kohës,
e në këtë kontekst, edhe fatin e kombit shqiptar. Se ekziston misioni i errësirës dëshmi për këtë është historia e tij,
krimet shekullore të zhvilluar ndaj popullit shqiptar.
Se kombi ynë akoma gjendet në kthetrat e këtij misioni - “të njëqind duarve të zgjatura të Zotit Vishnu”- apo të
“protektorit” tonë të harlisur shumë-kokësh që sillet si rojtar i pakontestueshëm me të drejta apsolute pushtetore mbi popullin shqiptar dhe pasurinë e tij,
dëshmon edhe pozita e tij aktuale kombëtare e territoriale; i nëpërkëmbur, i copëtuar dhe i kolonizuar.
A është kjo rastësi, apo është një mision djallëzor i misionarëve dje dhe sot,
për të maskuar të vërtetën, çelsin e së cilës e kanë vjedhur mijëra vjet përpara,
për ta mbajtur peng tërë njerëzimin?
Çka duhet bërë për t’u liruar nga kjo ndrydhje shpirtërore
të vendosur nga këto ushujza misionarësh modernë? Cili është ilaçi për t’u shëruar nga kjo sëmundj
e virusale moderne? Kujt i shërbejnë,
nëse jo një misioni të ngjashëm sipas këtij manueli? Këtë mund ta dijnë dhe bëjnë vetëm shpirtërat rebelë dhe jokonformistë,
me një Rilindje të Re: “si në mes të detit të tallëzitur, q
ë ngre lart dhe lëshon pastaj me vërtik poshtë dallgët si male, qëndron i palëkundur njeriu, që i është besuar barkës së dobët,
ashtu në mes të botës me mundime mbijeton, njeriu i vetmuar,
i kapur plot besim pas principum individuationus” (Shopenhauer).
Mos janë edhe shqiptarët shkaku dhe qëllimi i krijimit të këtij plan-programi,

meqenëse mbijetesa dhe prejardhja e tyre pellazgo-iliro-etruske, hedh në dritë të vërtetën që nuk guxon të zbulohet,
sepse e demaskon misionin djallëzor të sundimit të botës?
Përpiluesi i hieroglifeve egjiptase - çelësave deshifrues të Biblës e Kuranit - profeti Thot, fliste shqip,
thotë Giuseppe Catapano në veprën e tij “Thot - parlava albanese”.
Mbishkrimet më të vjetra në tokë flasin shqip - gjuhë nga e cila lindën gjuhët tjera të popujve të botës.
Pse nuk lejohet, apo pse u ndalua botimi i këtij libri? Si dhe pse u zbuluan atëherë vetëm programet kriminale e monstruze të sundimit;
sionist, nazist, sllavo-ortodoks, serbomadh e grekomadh etj.,
që të gjitha duke u thirrur në hyjnoren?! Në cilën hyjnore? Nga filozofët e kohës së vjetër mësojmë për popujt e Hënës,
të cilët erdhën në fuqi, pas agresioneve të njëpasnjëshme të fiseve të egra primitive,
duke lakmuar dhe uzurpuar begatinë e popujve të Diellit, për të filluar me jetën e shfrenuar apo të imitacionit të jetës apollonianodionisiane,
që nga Vitet e Arta të Athinës, të cilat në fakt, siç thoshte filozofi antik Thukidi,
ishin edhe vitet e përfundimit të Epokës së Artë, vitet kur Herakliti paralajmëronte: “mos ju mbaroftë pasuria o burra të Efesit,
që t’ju turpërojnë poshtërsitë tuaja”. Burrështetasi athinas Soloni,
me rastin e udhëtimit të tij në Egjiptin e lashtë dhe pas konsulltimeve me dijetarë egjiptas mbi artin e udhëheqjes së shtetit,
merr këtë përgjigje: “Solon, Solon, ju grekët e sotëm, nuk jeni ata të vjetrit,
ju nuk e dini se para jush në këto pellgje ka jetuar një popull i ndritshëm hyjnor,
me dijeni e kulturë të lartësisë hyjnore, ndërsa ju jeni vetëm imitim apo mbeturina të përziera të tyre...”
(Mbi

Legjendën e Atlantidës - nga Sokrati). Edhe kjo dëshmon për Lindjen e Tragjedisë përshkruar nga Niçe,
duke krahasuar Satirin, njeriun e pyllit, mishërimin e natyrës, me shtysa dhe prirje të larta njerëzore, plot ëndërrime për të mirë,
zëdhënësin e urtësisë së perëndive, me spitullaqin e stolisur e të krekosur që neverit,
i cili krijon iluzionin e kulturës, realitetin e rremë të njeriut të kulturuar... Sot,
krahas kërcënimeve që i bëhen njerëzimit, ndërtimi i epokës së re njerëzore po shfaqet si detyrë universale e forcave përparimtare të botës,
përballë terrorizmit, të paralajmëruar edhe me programin e këtij manueli,
i cili në esencë lindi dhe po zhvillohet si pasojë e shtimit kritik të diferencës së dy botërave:
të pakicës së pasur dhe të shumicës së varfër. Njeriu i vërtetë beson dhe punon që e vërteta të dalë në shesh. Sa dhe si do të shfaqet,
në bazë të ngjarjeve në zhvillim e sipër,
me gjasë do të dëshmojë e ardhmja jo shumë e largët.
Forcat e dritës në botë, pasardhësit e popujve të kulturës hyjnore të kohës së vjetër,
të stepura nga forcat e errësirës ndër shekuj, nga kahjet e egra dhe anarkike të zhvillimit të botës dhe të civilizimit njerëzor,
sipas një ligji të natyrshëm, pritet të zgjohen sërish nga gjumi mijëravjeçar,
për të demaskuar e mundur botkuptimin e trashëguar mesjetar duke rindërtuar Epokën e Artë,
në shembullin e ndritur të rilindasve etruskë si: Leonardo Da Vinçi, Dante Aligeri, Marin Barleti,
Galile Galileu e mijëra pellazgo-etrusko-ilirë të kohës së re. Ne shqiptarët, sa merremi me vizëllimet marramendëse artificiale të kohës,
më mirë do të ishte që të mos i harrojnë veprat e rilindasve tanë të mëdhenj si Naimi: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë...”.
Bota dhe kultura e vjetër arabe kishte arritur kulmin e saj nga i cili u përplas në greminën e varfërisë dhe të shkatërrimit si edhe Kulla e Babilonit;
pasojë e harresës, e dhënjes pas epsheve... Rilindja nga obskurantizmi mesjetar dhe rilindasit e mëvonshëm shqiptarë rezistuan gjatë,
duke ndriçuar me veprat e tyre madhështore, në mbrojtje të natyrës, të virtyteve njerëzore e kombëtare,
të cilat u lanë në harresë nga destruksioni anticivilizues i automatizimit modern të njeriut. Koha e Re duhet të sjellë Rilindjen e Re,
të tretë - të vërtetë, të feniksit të ndritur njerëzor nga gjiu i shpërndarë pellazg anembanë botës,
nga burimet e rebelizmit human sokratian dhe mrrekullia hyjnore apolloniano-dionisiane.
Ish ambasadori amerikan në Greqi dhe Mal të ZI më 1914, Xhorxh F. Wiliams,
gjatë kohës kur ishte vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës të qeverisë së Princ Vidit,
shkroi librin Shqiptarët, ku pos tjerash thekson: “Është larg mendjes që Europa të mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi,
ose duke e ndarë tokën e tij. Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës, dhe parimi për të ndarë tokën shqiptare,
do të hapi një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit...”
duke apeluar në Amerikën dhe forcat liridashëse të botës, për të shpëtuar popullin shqiptar nga fqinjët grabitçarë,
të ndihmuar nga diplomatët e Europës, të cilët, përmes konferencave antishqiptare të pambarim,
ia kanë pamundësuar për të qenë i lirë dhe i bashkuar. Ky paradoks merr fuqinë edhe sot,
duke e zënë sërish peng të drejtën e shqiptarëve për vetvendosje,
ndërkaq “harrohet” kontributi i tyre në të kaluarën, drita e emancipimit dhënë Europës,
borxhi i saj ndaj kombit shqiptar, i cili nuk lahet me “ndihma humanitare” por me zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.
Metodat dhe teknikat e lansuara politike të këtij manuali - si edhe ato makiaveliane, janë aktuale e të pranishme edhe sot,
në jetën e përditshme politike. Si ta cilësojmë gjendjen e shqiptarëve sot: para rikthimit të Kalit të Trojës apo pranë “shpëtimit”
nga kriza me kartmonedhat e Mefistofelit?

Qofshi Te bekuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi