Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Empty Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 15, 2010 2:07 am

Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” U1_Clinton_Rexhepi
Intervistë me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”
SHOQATA MIQTË E AMERIKËS ANGAZHOHET PËR NJË MIQËSI TË FUQISHME NË MES KOSOVËS DHE SHBA-ve
Nga Milazim KADRIU - Zemra Shqiptare
Ditë më parë kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës,Miqtë e Bill Klintonit”,Agim Rexhepi ishte për një vizitë gjashtë ditore në SHBA. Në intervistën që zhvilluam lidhur me këtë vizitë z. Rexhepi na tha se vizita gjashtë ditore në SHBA ka qenë shumë e ngjeshur me aktivitete e takime të ndryshme.
ZSH: Cila ishte arsyeja e shkuarjes në SHBA?
Rexhepi: Arsyeja primare e nisjes sime për në SHBA ka qenë ftesa që të jem pjesëmarrës në hapjen e konferencës me titull “Lidershipi në kohë krize - Presidenti Clinton dhe bombardimet në Oklahoma City” që u mbajt më 01 mars 2010 në Little Rock - Arkanzas në lokalet e Qendrës Presidenciale Bill Clinton.
Vlen për ta potencuar se për nga karakteri i veprimit dhe efekteve të shkatërrimit terrorist ne SHBA, humbjet në njerëz e dëme materiale këtë ngjarje e kalon vetëm ajo e 11 shtatorit 2001, andaj na u është dukë veprim i mençur jo vetëm njerëzor, moral por edhe obligim shpirtëror që të jemi bashkë pjesëmarrës në elaborimin e asaj ngjarje, tepër monstrume e tragjike ku humbën jetën shumë e shumë njerëz të pafajshëm në mesin e tyre edhe shumë fëmijë dhe pati dëme të mëdha materiale.
ZSH: Kjo do të thotë se keni ndarë dhembjen bashkë me miqtë amerikan?
Rexhepi: Ky ishte një veprim modest me të cilin dëshmohet se ne nuk i kemi miq SHBA-të vetëm kur na nevojiten por ne i kemi miq edhe atëherë kur ne jemi në gjendje të marrim një pjesë të dhimbjeve të tyre. Ky gjest është vlerësuar lart si nga familjarët që kanë humbur më të dashurit në atë ngjarje, nga stafi i Qendrës, muzeumit, shkollës, fondacionit dhe nga vet Presidenti Clinton.
ZSH: Pasi keni vizituar këtë museum çka mund të na thoni më shumë për te?
Rexhepi: Mendojë se është për tu shpjeguar se në museum kam dërguar një pano 10x3m në të cilën janë 2 foto (Clintoni me plis në dorë-simboli nacional i yni dhe një foto të SHKA “Shota”, ku shihet koloriti i veshjeve tona. Po ashtu është një tekst përcjellës, e simbolik të theksuar. Është vlerësuar shumë mirë nga stafi. Më premtuan që shumë shpejt kjo pano do të qëndrojë në muret e kësaj qendre për aq kohë sa ta shohin të nevojshme.
Njëkohësisht i kam dërguar një mirënjohje në të cilën shihet harta e Kosovës dhe ku brenda kornizës së kufijëve të hartës janë vendosur xehe të marra nga Trepça e Stan Tergu.
ZSH: Si e priten ata këtë mirënjohje ?
Rexhepi: Këtë mirënjohje stafi më tha që do ta vendosin tek thesari i muzeumit ku ruhen mirënjohjet apo dhuratat më të mira, me domethënëse e më të shtrenjta.
ZSH: Po tjetër gjë dërguat në SHBA?
Rexhepi: Po, kemi dërguar edhe një numër të madh fletë palosjesh A5 në të cilat shkruan pse është e arsyeshme të bëhet njohja e Kosovës. E kemi lutur stafin që ti vendosin tek materialet ku mund ti marrin qytetarët e interesuar-turistët ngase në Qendrën Presidenciale Bill Clinton vijnë qytetar nga mbar bota ta vizitojnë këtë qendër. Po ashtu këtu vijnë personalitete me ndikim të madh në botë.
ZSH: Keni vizituar edhe ''University of Arkansas Clinton School of Public Service'' në SHBA?
Rexhepi: Ditën e dytë kam vizituar “University of Arkansas Clinton School of Public Service- Universiteti i Arkanzasit Shkolla Clinton e administrimit publik” me që rast zhvillova një takim shumë të frytshëm dhe ku bëra kërkesë që në parim u pranua që të pranohet së paku një student për studime master gjatë vitit 2011 apo 2012.
ZSH: Ishit edhe në qytetin ku banon Gjenerali Wesli Clark?
Rexhepi: Gjatë vizitës që i bëra këtij qyteti duke e ditur që Gjenerali i dashur për ne z. Wesli Clark banon këtu tentova që të takohem me te por fatkeqësisht ai ishte në një takim shumë të rëndësishëm në Nju Jork dhe prej aty nisej në një udhëtim në një shtet Evropian, unë e arsyetova ftesën që i kam bërë për të marr pjesë më 24 mars 2010 në promovimin e librit për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Ai më dha adresën e saktë ku mund ta lë kërkesën dhe agjendën dhe më premtojë se do ta analizojë këtë shumë seriozisht e do të më lajmërojnë së shpejti.
ZSH: Po me mikun e madh të shqiptarëve Presidentin Clinton u takuat?
Rexhepi: Ditën e fundit të vizitës më erdhi një ftesë nga stafi drejtues i Fondacionit Clinton me seli në Nju Jork që ta vizitojë këtë institucion dhe ta shoh për nga afër se si funksionon dhe në mesditë të takohem me ish Presidentin shumë të dashur -mikun e madh të shqiptarëve z. Bill Clinton. Në takim e informova Presidentin për projektet në të ardhmen dhe për iniciativën për rregullimin e vendit rreth shtatores së tij me ç’rast Presidenti edhe një herë e konfirmojë se ka qenë i mahnitur me organizimin dhe numrin e madh të qytetarëve për ta përshëndetur dhe se e vlerëson shumë lart këtë.
Unë ia dorëzova projektin final (origjinalin),të rregullimit të vendit ku është e vendosur shtatorja e tij.
ZSH: Ishit edhe në një ligjëratë që mbajti Clinton për ngrohjen globale?
Rexhepi: Po,do ta potencoja se jam nderuar për së tepërmi me ftesën që më është bërë-të jem pjesëmarrës si mysafir i Presidentit Clinton në ligjëratën që e mbajti në “The University Club in midtoën Manhattan NY”. Ligjerata e Clintonit kishte për temë ngrohjen globale. Kjo ishte një ligjëratë ku ishte mbledhur një grup shumë i zgjedhur biznesmenësh, profesorësh dhe politikanësh.
ZSH: Në fund z. Rexhepi na thoni se kush ju ndihmoi ta realizoni këtë vizitë në SHBA?
Rexhepi: Sponzorues të udhëtimit tim në SHBA janë: GMI-Ferizaj, Lesna Prishtinë, Eco Trade Prishtinë, Bota e Re Gjakovë,të cilëve u jam shumë mirënjohës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi