Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: CA POEZI...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: CA POEZI... Empty Nehat Jahiu: CA POEZI...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 15, 2010 3:05 pm







Nehat Jahiu: CA POEZI... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


Nehat Jahiu: CA POEZI...

PAK A SHUMË

Sa më pak fjalë
e më shumë punë,
sa më pak uri
e më shumë begati.

Sa më pak varfëri
e më shumë liri,
sa më pak zili
më shumë dashuri.


UNË DHE TI...


Unë qaj, ti qesh,
ti qan, unë qesh,
unë i buzëqeshur,
ti i përlotur,
ti i përlotur,
unë i buzëqeshur...

Unë dua të qesh,
me ty të buzëqesh,
ti fëmijë
e unë fëmijë
nuk na duhen lot
as mua as ty...


SIKUR...

Sikur ti ndalet lumit burimi
do ta kaploj hidhërimi,
edhe yjtë ti ndalësh hënës
sikur fëmijët të ia marrësh nënës.

Sikur tu heqësh luleve erën
do ta pikëllosh fort pranëverën,
po ia more zogut folenë
do të qajë si njeriu vetë.

Sikur ti ndalet fëmijës ëndrra,
oh, sa do të pikëllohet nëna!
do të pikëllohen mali e fusha
nuk do të lodroj më as drenusha.


SA ÇUDI!...


Sa çudi, sa çudi,
Lepuri në lakra paska hy!
Nuk është, nuk është habi,
vetë e pashë me këta sy!

Sa çudi, sa çudi
dhelpra pulën vodhi me sy!
Nuk është, nuk është mahi,
vetë e pashë, në kotec ka hy!

Sa çudi, sa çudi,
ujku qengjin në kope ka shky!
Nuk është çudi, nuk është habi,
vetë e pashë me sytë e mi!

Sa çudi, sa çudi,
kush nuk ka besë nuk ka njerëzi,
Nuk është çudi, nuk është çudi
kur të mundet të bën zi!


PSE?


Pse dikush qan
për fatin e tij,
pse dikush nuk thotë
edhe ti je njeri?

Pse dikush tregon trimëri
e tjetri jeton në uri,
pse dikush bëhet mbret
e tjetri vuan në vend të vet?

Pse dikush pallate të ndërtoj
e tjetri pa kulm mbi kokë të jetojë,
pse dikush të jetoj në liri
e tjetri në robëri?

Pse kështu ndodhë në këtë botë
dikush të qeshë e tjetri të derdhë lotë,
pse çdo fëmijë mos të futet në valle
e të buzëqeshë me shokë pa halle...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi