Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KEK-u dhe Bordi

Shko poshtë

KEK-u dhe Bordi Empty KEK-u dhe Bordi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 11:07 pm

Mujë Rugova ik prej Bordit
KEK-u dhe Bordi Bordi_kek%60ut-490x320

Mujë Rugova ka bojkotuar Bordin e KEK`ut, duke mos marrë fare pjesë në mbledhjen konstituive të tij. Ai fillimisht ishte zgjedhur si kryetar i bordit e më pas vetëm si anëtar. Ikja e tij thuhet të ketë ardhur pas zgjedhjes së Fadil Çitakut si kryetar

Nga Tinka Kurti më 21.02.2009 në ora 11:18

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës nuk po rehatohet me kryetarët e vet. Zgjedhja e Fadil Çitakut si kryetar i këtij bordi ka larguar atë të emëruar më herët nga qeveria - Mujë Rugovën. Ky i fundit bojkotoi mbledhjen konstituive të bordit, duke mos marrë pjesë në të as si anëtar bordi. Ai nuk ka dëshiruar as të nënshkruajë kontratën si anëtar.

Kjo është për shkak të moskënaqësisë së tij që fillimisht ishte emëruar si kryetar në dhjetor e më pas në këtë post kur bordi filli punën, qeveria e zgjodhi Fadil Çitakun.

“Unë nuk e kam ndërmend t’i imponohem askujt, nuk e di se a do ta nënshkruaj kontratën ose jo”, tha Mujë Rugova. As vetë nuk e di pse është emëruar njëherë dhe është hequr më pas. Rugova shpjegon se fillimisht është zgjedhur si kryetar dhe tash është para një dileme se a do të pranojë të mbetet si anëtar apo jo.

Rugova tregon për gatishmërinë e tij për punën, por ka shumë rezerva të përballet me KEK`un kur është para kësaj situate.

“Jam i gatshëm të kontribuoj për KEK-un, por po e shoh se ka shumë parregullsi ende pa u futur unë aty”, tha Rugova. Ndërkaq, nga ana e qeverisë, Memli Krasniqi tha se Mujë Rugova nuk është zgjedhur asnjëherë kryetar.

“Ky ka qenë një keqkuptim që ka mundur të jetë për shkak të renditjes së tij si i pari në listën e përzgjedhjes për anëtar të bordit të KEK`ut”, tha Krasniqi. Ai shton se konkursi ka qenë i hapur vetëm për anëtarë dhe kryetarët nuk janë zgjedhur derisa është bërë konstituimi i Bordit të PTK`së dhe të KEK`ut.

Në listën përmes së cilës qeveria ka njoftuar për përzgjedhjen e emrave të anëtarëve të bordeve, ka qenë emri i parë i Bekim Jasharit, kryetar në bordin e kaluar të aeroportit .

Për Postën dhe Telekomunikacionin po ashtu ishte emri i parë ai i kryetarit në mandatin e kaluar, Rexhë Gjonbalës. Ndërkaq, për Bordin e KEK-ut ishte i renditur i pari Mujë Rugova, i cili është inxhinier dhe profesor i kimisë. Gjithashtu është anëtar i këshillit drejtues të Partisë Demokratike. Ai ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike dhe kishte kaluar në PDK qysh nga themelimi i saj.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit në KEK, Fadil Çitaku është inxhinier i diplomuar në miniera.

Ai për një kohë të gjatë ka punuar në Trepçë. Edhe ai është i angazhuar në njërën nga partitë e pozitës, është anëtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Sipas informatave që kam, Çitakun qeveria e ka emëruar në bazë të marrëveshjeve që ka bërë me koalicionin”, tha Muja. Këtë e mohon Çitaku.

“Mendoj se jam zgjedh në bazë të përkatësisë profesionale dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me angazhimet e mia në parti”, tha Çitaku. Ai shprehet se i vjen shumë keq për reagimin e Mujë Rugovës. Për shkak të problemeve të mëdha në KEK dhe mënyrës së menaxhimit të kësaj korporate politikisht, është larguar edhe ish kryetari i bordit, Skënder Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KEK-u dhe Bordi Empty Re: KEK-u dhe Bordi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 12:21 pm

SPEK paralajmëron greva


Nga Express më 25.02.2009 në ora 8:11

Sindikata e Pavarur e Energjisë së Kosovës paralajmëron greva për shkak të pakënaqësive të shumta. Ata janë të pakënaqur me çështjen e privatizimit dhe vendimet rreth shthurjes së kësaj korporate.

Zyrtarë të SPEK-ut shprehin brengosje edhe për sigurimin shëndetësor të punëtorëve dhe sigurisë në vendet e punës. Shpërndarja e kontratave me afat te caktuar për punëtorë në emër të projekteve është njëra nga temat që do t’i diskutojnë dhe prezantojnë të mërkurën.

Njëkohësisht do të bëhet fjalë edhe për marrëveshjen kolektive. Një arsye tjetër për brengosje për këtë sindikatë siç edhe janë shprehur është përfaqësimi punëtorëve. Ata dëshirojnë që punëtorët të përfaqësohet në instancat më të larta të korporatës, duke përfshirë edhe Bordin e ndërmarrjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi