Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku sjell nga expres:: Shpërthim dardan

Shko poshtë

Fadil Demaku sjell nga expres:: Shpërthim dardan Empty Fadil Demaku sjell nga expres:: Shpërthim dardan

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 15, 2010 3:29 pm

Fadil Demaku sjell nga expres:: Shpërthim dardan 23464_1260715486427_1485887649_677144_441758_n



Fadil Demaku sjell nga expres:: Shpërthim dardan

LDD është shndërruar në një parti ekstreme komuniste. Modelet e instaluara nga Nexhat Daci do t’i kishin lakmi Koreja Veriore dhe Kina. Konventa e Dytë e LDD’së ishte më e keqe se Kuvendi i Gjashtë i LDK’së. Aty u vulos fundi i saj. Nexhat Daci ka keqpërdorur mijëra euro të LDD’së. Adem Salihaj, Nënkryetar i LDD’së, flet për Express.


Nga Valmir Klaiqi më 14.04.2010


Javë më parë, Nexhat Daci kishte mohuar kategorikisht spekulimet për pakënaqësi brenda Lidhjes Demokratike të Dardanisë si pasojë e humbjes së madhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Ai tentonte t’i bindte të gjithë se punët në partinë e tij po shkojnë mirë.
Kjo doli të ishte plotësisht e pavërtetë.

Në Konventën e Dytë Zgjedhore, që u mbajt të shtunën, munguan vetëm grushtet mes delegatëve të LDD’së - gjithçka tjetër i ngjante Kuvendit të Gjashtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Problemet kanë filluar kur Nexhat Daci nuk i përfshiu në listën për Këshillin Kombëtar disa figura të rëndësishme të partisë së tij, siç është Adem Salihaj, Tomë Hajdaraj, Abdyl Hoxha, Sabri Morina...

Në një intervistë për Express, Nënkryetari i LDD’së, Adem Salihaj tregon se çfarë ndodhi të shtunën dhe situatën e krijuar së fundi në këtë parti.


Express: Çfarë ndodhi në Konventën e Dytë të LDD’së ku ju nuk u përfshitë në listën e Këshillit Kombëtar?
A. Salihaj: Në fakt unë vazhdoj të jem Nënkryetar i LDD’së, sepse Kryesia nuk është zgjedhur ende. Nuk jam në listën e Këshillit Kombëtar. Në Konventë kishte një lloj diferencimi, një lloj eliminimi të një pjese të anëtarëve të Kryesisë së tashme. Mosradhitja ishte mjaft tendencioze. Them sinqerisht, është pritur kjo. Është pritur duke marrë parasysh logjikën e Nexhat Dacit, i cili ka një logjikë që nuk mund t’i pranojë njerëzit që kanë personalitet, që kanë emër dhe qëndrim.

Express: Kjo ishte arsyeja kryesore pse ju nuk jeni në Këshillin Kombëtar?

A. Salihaj: Arsyeja kryesore është përcaktimi im rugovist gjatë gjithë kohës. Kjo ka qenë në konflikt konceptual gjatë gjithë kohës me Nexhat Dacin që nga themelimi i LDD’së. Kjo për shkak të qëndrimit të tij dhe frymës së tij të theksuar antirugoviste. Shtizat janë thyer aty dhe gjithmonë kemi pasur mospajtime të thella. Të gjitha këto kanë rezultuar me këto që ndodhën.

Express: Në Konventën e Dytë LDD’ja ndryshoi edhe statutin. Cili është qëndrimi juaj për këto ndryshime?
A. Salihaj: Po, u aprovua një statut, të themi që unë e quajta ekstrem komunist. Pra, edhe partitë komuniste do t’ia kishin lakmi një statuti të tillë, i cili i jep më shumë kompetenca kryetarit të partisë sikur të ishte kryetar i ndonjë partie komuniste në Kore a Kinë. Këto ishin çështje të tjera ku jemi ndeshur, por ka edhe shumë çështje të tjera si manipulime financiare, keqpërdorime të shumta. Këto gjëra dhe mospajtimet në Konventë sollën një listë eliminuese, mos të themi më e keqe se ajo që ishte në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së.

Express: Mediat nuk janë lejuar të xhirojnë gjatë debatit që u zhvillua në Konventë. Thuhet se ju keni mbajtur një fjalim të ashpër aty...
A. Salihaj: Unë thashë që kjo Konventë e Dytë e LDD’së do të jetë Kuvendi i Gjashtë i LDK’së dhe sigurisht do të shënojë fillimin e fundit të sigurt të LDD’së. Thashë që nuk jemi në listën e Këshillit Kombëtar disa veprimtarë që jemi moti. Në atë listë ishte vëllai i Nexhat Dacit, djali i Nexhat Dacit, djali i Shefki Gashit etj. Po ashtu, thashë që kjo është një listë eliminuese më e keqe se e Fatmir Sejdiut në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së. Thashë që statuti i aprovuar është për partitë komuniste. Në fund thashë se kjo që ndodhi është një turp të cilin dëshiron ta bëjë Nexhat Daci. Në pika të shkurta është kjo ajo që e kam thënë në Konventë. Por nuk kam qenë i vetmi unë që kam qenë në këtë frymë, ka pasur edhe të tjerë. Por fatkeqësisht në atë kohë mediat nuk kanë qenë të lejuara të jenë brenda.

Express: A mund të tregoni se kush nga figurat e tjera të LDD’së mendojnë si ju?
A. Salihaj: Unë mendoj para së gjithash këta që u eliminuan. Pra jemi unë, Hafiz Gagica, Tomë Hajdaraj, Abdyl Hoxha, Sabri Morina, e të tjerë. Mendoj që Nexhat Daci luajti një lojë përçarëse këtu dhe i ndali brenda disa në të cilët llogarit se i ka të dëgjueshëm.

Express: Kush janë ata?
A. Salihaj: Befasia ishte te Naser Rugova, i cili në prononcimet e tij ishte ekstrem kundër Nexhat Dacit dhe në momentet e fundit doli diçka krejt tjetër, që na ka habitur të gjithëve. Dhe, ai u radhit shumë lart në listën e Këshillit Kombëtar. Përndryshe, ka edhe të tjerë aty brenda, por nuk është ndoshta shumë korrekte t’i përmend me emër.

Express: Z. Salihaj, kur kanë filluar mospajtimet tua me Nexhat Dacin?
A. Salihaj: Mospajtimet e mia me Nexhat Dacin kanë filluar para se të themelohej LDD’ja. Unë kam një korrespondencë me të dhe janë fakte këto që po i them...

Express: Për çfarë korrespondence bëhet fjalë?
A. Salihaj: Unë e kam akuzuar Nexhat Dacin që para se të mbahej Konventa e Parë e LDD’së ai ka filluar të krijojë klane. I kam thënë që kjo formë që e ka zgjedhur do të çojë në shkatërrimin e LDD’së, ashtu siç e kanë çuar klanizimi dhe klanet drejt shkatërrimit LDK’në.

Express: Po, pse atëherë shkuat ju pas Nexhat Dacit, megjithëse po thoni se keni pasur mospajtime?
A. Salihaj: Problemi ishte që unë i vërejta me vonesë të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Po ashtu, kisha shpresë që ndoshta këto gjëra me proces mund të përmirësohen. Për fat të keq, ky vlerësim imi doli i gabueshëm.

Express: Ju thatë se Konventa e Dytë shënon fillimin e fundit të LDD’së. Çka nënkupton kjo, sipas jush?

A. Salihaj: Po them se kjo Konventë do të shënojë fundin e LDD’së. Kjo nuk ka lidhje me shkrirjen në LDK apo parti të tjera. Ka të bëjë me vetë ekzistencën e LDD’së. Edhe nëse nuk shkrihet, njerëzit do të ikin prej kësaj partie, sepse nuk shohin të ardhme aty me një logjikë çfarë ka Nexhat Daci.

Express: A mendojnë si ju, për shembull Besa Gaxherri, Lulzim Zeneli...?
A. Salihaj: Jo, jo. Ata kanë koncept të njëjtë me Nexhat Dacin.

Express: Po Gani Geci?

A. Salihaj: Gani Geci në një periudhë kishte një koncept shumë rugovist, por kohëve të fundit për çudi kanë evoluar pikëpamjet e tij dhe janë përshtatur aty. Kështu që Gani Geci është në atë njëzetëshen e parë.

Express: Më herët folët për keqpërdorime financiare në LDD. Për çka bëhet fjalë?
A. Salihaj: Shikoni, për tri vjet sa ekziston LDD’ja, nuk është bërë asnjë kontroll i mjeteve financiare dhe asnjëherë nuk është aprovuar buxheti vjetor i partisë në Kryesinë e LDD’së, e as në Këshillin Kombëtar. Tash së fundi, para disa ditësh, Nexhat Daci ose dikush që s’e di unë, e ka paraqitur një raport pa nënshkrim, pra nuk dihet kush e ka bërë atë raport. Ai është një raport fals dhe i rrejshëm që nuk ka lidhje me të vërtetën. Në fakt, shuma të stërmëdha të mjeteve financiare të LDD’së janë keqpërdorur ose thjesht të themi janë vjedhur.

Express: Nga kush janë vjedhur?
A. Salihaj: Menaxhimin e të gjitha mjeteve financiare e ka bërë drejtpërdrejt Nexhat Daci. Askënd tjetër nuk e ka lejuar, përveç Lulzim Zenelit, i cili i ka nënshkruar faturat e ndryshme dhe urdhrat për pagesa. Askush tjetër nuk është lejuar të ketë qasje në çështjen e mjeteve financiare. Unë po ua përshkruaj një situatë. Katër herë kam kërkuar në Kryesinë e LDD’së një raport të arkës për hyrjedaljet dhe katër herë kam shkuar tek arkëtari që të kërkoj raportin e tij të arkës. T’ju them sinqerisht, aq shumë i ka kapur paniku, sa që një ditë e ka marrë edhe shtëpizën e kompjuterit nga selia e partisë dhe e ka çuar në shtëpi nga frika se ndoshta po gjejmë ndonjë mënyrë për të depërtuar te të dhënat që janë aty. Ka pasur aq misteriozitet te çështja e mjeteve financiare sa nuk është lejuar askush ta shohë ku po shkojnë mjetet financiare.

Express: E, ku kanë shkuar realisht ato mjete financiare?
A. Salihaj: Janë blerë xhipa të stërshtrenjtë. Flitet për shuma 63 mijë euro për një Mercedes. Pastaj, automjete të tjera, dreka, darka familjare në restorante të ndryshme. Udhëtime, mëditje. Merreni me mend, mëditje u kanë dhënë.

Express: Kujt i kanë dhënë mëditje?
A. Salihaj: Nexhat Dacit a s’po di kujt për udhëtime jashtë atje, nga buxheti i varfër i partisë. Ka shumë, aq shumë gjëra tek aspektet financiare, saqë aty kanë punë Policia për Krime, Prokuroria, Gjykata, por nuk e di sa do të arrihet në këtë kuptim, por unë mendoj që aty ka shumë punë.

Express: Cila do të jetë e ardhmja juaj politike. A përfundon këtu karriera juaj në LDD dhe ku do të shkoni apo çfarë do bëni?
A. Salihaj: Nuk mund t’ju them asgjë lidhur me këtë. Unë do të mendoj për të gjitha këto që po pyetni.

Express: Si do të veproni në Parlament, si deputet i LDD’së, apo do të ndërroni grup parlamentar?
A. Salihaj: As lidhur me këtë nuk kam marrë ndonjë vendim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi