Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009

Shko poshtë

Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Empty Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 16, 2010 3:16 am

Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 U1_EverestHaxhi
Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009
(mbi librin me te njejtin titull te Dr.Bujar Leskaj)
Nga Everest Haxhi
Shpesh kam pasur te bej me bashkeqytetare te mi te cilet jane perfshire aktivisht ne jeten politike te vendit. Ndjej nje respekt te vecante pasi pavaresisht nga forcat politike qe perfaqesojne ata mbeten djem te qytetit qe perfaqesojne njekohesisht kulturen qytetare te Vlores dhe traditen e ketij qyteti aq patriot sa dhe kontrovers. Deri tani ne botimet e ndryshme qe kane dale nuk ka pasur nje fokusim ne evidencimin e kontributeve qe kane bere qytetaret e Vlores ne politiken shqiptare ne kohera dhe libri i Buajr Leskaj-t duket se eshte nga perpjekjet e pare serioze per te iniciuar evidentimin e nje kontributi te tille. Ne nje takim qe pata me Dr.Bujar Leskaj me beri pershtypje perkushtimi i tij per te bere perjekje maksimale qe jeta e tij te vazhdonte te ecte ne dy plane paralele. Njeri plan, ai I perkushtimit politik te tij ndaj forces qe ai perfaqeson, ne dukje I zbehur por me aktiv se ndonjehere, ishte ende njeri plej planeve ne te cilin Bujari po jem kontributin e tij te cmuar pas eksperiencave te gjata qe ai ka. Vazhdimesia ne kete plan nuk eshte vetem fale perkushtimit te tij por edhe nxitjes se banoreve te qytetit te Vlores qe nuk e kane hequr prej tyre imazhin e Bujar Leskes ne ndihme te problemeve dhe halleve te tyre te perditshme duke vazhduar te shohin tek ai dike qe gjeneron besim dhe mbeshtetje. Plani I dyte, ai professional eshte gershetuar me aktivitetet per te percjelle nje mesazh me te gjere ne grupet e interesit qe vazhdojne dhe mbeshtesin Dr.Leskaj-n dhe qe presin prej tij te jete me I angazhuar se ndonjehere.
Nje aspekt I angazhimit eshte edhe libri “Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009” ku insitucionalizohet perpjekja e Bujarit per te vazhduar kontributin e vet per qytetin e tij te lindjes. “Nje detyrim moral per historine politike te qytetit tim…” eshte fraza e hapjes se librit e cila eshte njekohesisht nje mesazh I qarte I te qenit aktiv ne jeten e qytetit duke kontribuar me nje botim mendoj I pari I ketij lloji.
Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te studjohen nivelet e perfaqesimit te shoqerise vlonjate ne politiken shqiptare ne vite pasi kjo eshte ajo qe krijon traditen dhe mbi bazen e tradites krijohen experiencat, vlerat dhe kultura politike. Kjo eshte e cituar drejte prej Dr.Leskajt qe thote:
“..kur je ne politike, doemos, eshte normale jo vetem te ecesh perpara ne rrugen tende, po duhet …..te kthesh koken pas ne histori per te pare se nga kemi ardhur dhe cilet jane ata qe kane bere te njejten rruge por ne kohe te ndryshme..”
Kontributi I intelektualeve te Vlores ka qene I gjere ne te gjitha etapat historike te vendit tone duke qene aktive dhe perfaqesues te denje qe prej themelimeve te Shtetit Shqiptar, gjate periudhes se Monarkise, kohes se pushtimit Nazi-Fashist, ne regjimin e eger Diktatorial dhe deri ne kohen post-komuniste dhe lulezimit te demokracise shqiptare. Detajimi I ketyre kontributeve sipas harqeve kohore te caktuara jep nje ide te qarte te ecurise se klases intelektuale te qytetit dhe pozicionimin e tyre ne forcat politike perkatese. Jo rralle keto kontribute jane pozicionuar ne nivelet me te larta te drejtimit te shtetit dhe besoj se kjo ka ardhur si rezultat i kultures politike te mbeshtetur ne traditen politike te qytetit te Vlores si baze e domosdoshme per krijim e nje experience politike te kenaqshme. Mendoj se libri Buajr Leskajt eshte nje liber qe cdo qytetar I Vlores duhet ta kete ne biblioteken e vet personale duke u identifikuar me vlerat qe bart ky qytet dhe duke u ndjere krenar per kete.
[/justify]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi