Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme

Shko poshtë

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Empty Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 16, 2010 2:57 pm



Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme


Nga Iliada Korçari


Te nderuar Miq,
Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_04-300x225


Nga bastisja e zyrave të Levizjes VETEVENDOSJE

Pas leshimit te urdherit per arrestimin e Albin Kurtit nga EULEX, sot Njesite Speciale të Policisë së Kosovës rreth ores 09:30 kane bastisur zyrat e Levizjes VETEVENDOSJE! ne kerkim te Albin Kurtit. Nderkohe, ne pergjigje te qendrimit te avokatit mbrojtes te emeruar nga EULEX, Avni Gjakova, rreth orës 11:00 aktivistë të Lëvizjes VETEVENDOSJE! e kanë goditur me vezë të prishura teksa futej ne seancen gjyqesore te radhes.
Lutem te shihni fotot e bashkangjitura. Sa i takon seances se sotme, me poshte keni detajet permes deklarates per shtyp te VETEVENDOSJES! ne gjuhen shqipe dhe angleze.
Kujtojme se per kete gjyq politik, pergjate periudhes 15 shkurt – 7 Prill 2010 jane shprehur kunder 175 000 qytetare nga te gjitha trojet shqiptare:
Keshilli i Tiranes – 12.187
Keshilli i IRJM – 11.459
Keshilli i Lugines se Presheves – 1.207
Keshilli i Malit te Zi – 876
Keshilli i Prishtines – 148.216.
Nder keto, ne Shqiperi kerkesat e peticionit mbeshteten nga Studente, Profesore, Artiste, Qytetare, nder ta edhe ish Presidenti i Republikes se Shqiperise, president i shqiptareve ne 10 shkurt 2007, z. Alfred Mojsiu.



Deklaratë për shtyp

Tash e ka radhën prokurori i çështjes Ali Rexha
Në seancën e gjashtë të gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit, dha dorëheqje avokati mbrojtës i caktuar ex officio nga EULEX-i, Avni Gjakova. Në seancën e kaluar Avni Gjakova i bëri një kërkesë Panelit gjykues të EULEX-it, që përbëja e këtij trupi të ishte e gjitha shqiptare. Kryesuesi i Panelit, Ferdinando Buatier de Mongeot, ia kishte përcjellur kërkesën e tij Presidencës së Gjyqtarëve të EULEX-it.Në përgjigjen qëkishte kthyer kjo presidencë, kishte specifikuar se kjo është e pamundur sipas ligjit ekzistues, me ç’rast u theksua se përbërja e panelit duhet t’i kishte shumicën e përbërjes ndërkombëtare, sepse rasti i Albinit është definuar si i ndjeshjëm dhe i ndërlikuar. Përveç kësaj, de Mongeot tha se kishin bërë përpjekje edhe më herët për rekuritimin e gjyqtarëve shqiptarë, por se kinse paska qenë e vështirë për gjetjen e tyre.
Pas kësaj, fjalën e mori Avni Gjakova i cili bëri të ditur se meqë kërkesa e tij nuk ishte realizuar, ai nuk do të mund të ishte pjesë e këtij procesi gjyqësor i cili e pamundëson drejtësinë dhe paanshmërinë. Gjithsesi, Avni Gjakova nuk e tha në mënyrë eksplicite nëse dha dorëheqje përfundimtare dhe të parevokushme si avokat mbrojtës i Albin Kurtit në këtë gjyq politik.
I gjendur përpara kësaj situate të re të krijuar, Paneli Gjyqësor i EULEX-it u tërhoq për më shumë se një orë për ta shqyrtuar mospajtimin e Avni Gjakovës me Panlin e EULEX-it dhe përgjigjen e dhënë nga Presidenca e Gjyqtarëve të EULEX-it. Po ashtu kryesuesi de Mongeot tha se do të presin nëse gjatë kësaj kohe policia do të arrinte ta arrestonte Albin Kurtin si dhe ta sillte atë në gjykim. Pasi u kthyen në pjesën e dytë të seancës, de Mongeot komunikoi vendimet e Panleit. Këto vendime ishin: caktimi i një tjetër avokati mbrojtës; fletarrestin e ri për kapjen e Albin Kurtit; si dhe shtyrjen e seancës për nesër në orën 09:30.
Në pjesën e dytë të seancës nuk mori fare pjesë Avni Gjakova. Paneli vendosi që të mos e pranonte dorëheqjen implicite të Gjakovës, por njëkohësisht caktoi për avokat të ri mbrojtës, kryetarin e Odës së Avokatëve tëKosovës, Musa Dragushën. Vetë Musa Dragusha më herët ka mbajtur konferencë shtypi në të cilën Oda e Avokatëve të Kosovës pat dalur kundër trysnisë së EULEX-it mbi avokatin e parë mbrojtës të caktuar, Ramiz Krasniqi. Menjëherë pas kësaj konference, EULEX-i e pat caktuar Musa Dragushën për avokat mbrojtës të Albinit. Por ai bëri të ditur se nuk e pranon këtë rol dhe prandaj nuk u paraqit fare në seancën e katërt. Më pas EULEX-i e caktoi Avni Gjakovën, kurse tash pas dorëheqjes së këtij të fundit, sërish po i kthehet Musa Dragushës! Ky është një vendim absurd i radhës nga ana e EULEX-it!
Tash e ka radhën prokurori i rastit, Ali Rexha. Prej kur e ka marrë EULEX-i rastin e Albinit nga UNMIK-u, tre avokatë mbrojtës refuzuan të bëhen vegël e EULEX-it. Kurse Ali Rexha prej fillimit ka qenë shumë i vendosur të bashkëpunojë me EULEX-in deri në fund për këtë gjyq të kurdisur. Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje Ali Rexhës, që të mos qëndrojë pas akuzave politike të EULEX-it kundër Albin Kurtit. Ai e ka kompetencën dhe mundësinë që t’i hedh këto akuza si të pambështetura, ashtu sikur që në të vërtet janë. Po ashtu i bëjmë thirrje anëtares së vetme shqiptare të Panelit, Fllanza Kadiu që të mos bashkëpunojë me EULEX-in, aq më tepër që kemi të bëjmë me një rast kaq të turpshëm e skandaloz.
Gjyqi i EULEX-i kundër Albin Kurtit është politik dhe i montuar. Tash kur shumë zëra të zyrtarëve ndërkombëtarë dhe politikanëve të lartë vendës gjithnjë e më shumë po bëjnë thirrje për negociata të ardhshme “teknike” me Serbinë, EULEX-i i cili do t’i udhëheq këto negociata ka interes të madh për eliminimin e VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit nga zhvillimet politike. Sepse VETËVENDOSJE!-a do të jetë lëvizja më serioze politike e cila do ta organizojë popullin dhe qytetarët për sfidat e ardhshme që po e presin Kosovën dhe për zgjidhjen e problemeve në të cilat Kosovën e kanë futur politikanët e korruptuar vendës.
Komiteti i VETËVENDOSJE!s
për Politikë dhe Çështje Juridike
**********
Now it’s Ali Rexha turn
In the sixth session of the EULEX trial against Albin Kurti, the ex officio defense lawyer assigned by EULEX, Avni Gjakova, gave his resignation. In the previous session, Avni Gjakova submitted a request to the EULEX Judging Panel, asking that the Panel be constituted only of Albanian judges. The Presiding Judge, Ferdinando Buatier de Mongeot, had sent this request to the Presidency of EULEX judges. In the Presidency’s response, it was specified that this is impossible according to the existing law, and it was emphasized that the Panel should consist of a majority of international judges, because Albin’s case is defined as sensitive and complicated. In addition to this, Judge de Mongeot said that they had had difficulty in finding Albanian judges previously.
After this, Avni Gjakova spoke, indicating that as his request had not been accepted, he could not participate in the trial, which is neither just nor fair. However, Avni Gjakova did not state explicitly that he was giving his final and irrevocable resignation as the defense lawyer of Albin Kurti in this political trial.
Confronting this new situation, the EULEX Judging Panel withdrew for over one hour to review Avni Gjakova’s disagreement with the EULEX Panel and the answer given by the Presidency of EULEX judges. In addition, Presiding Judge de Mongeot said that session was being adjourned in case the police might arrest Albin Kurti and bring him to the court. After returning for the second part of the session, de Mongeot announced the Panel’s decisions. These decisions were: the assigning of another defense lawyer; a new arrest warrant for Albin Kurti; as well as the adjourning of the session for tomorrow, Friday, 09:30.
Avni Gjakova did not participate in the second part of the session. The Panel decided not to accept his implicit resignation, but at the same time, assigned as the new defense lawyer, the head of the Kosova Bar Assocation, Musa Dragusha. Not long ago, Musa Dragusha held a press conference in which the Kosova Bar Assocation stated its opposition to the pressure that EULEX was putting on Ramiz Krasniqi, the defense lawyer assigned at that time. Immediately after the conference, EULEX had assigned Musa Dragusha as Albin’s defense lawyer. But Mr. Dragusha had made it clear that he would not accept this role and did not attend the fourth session. After this, EULEX assigned Avni Gjakova, whereas now, after his resignation, Musa Dragusha is returning again! This is the latest absurd decision from EULEX!
Now it’s the turn of Ali Rexha, the trial Prosecutor. Since EULEX took on Albin’s case from UNMIK, three defense lawyers have refused to become EULEX’s instruments. But from the start, Ali Rexha has been very determined to cooperate with EULEX to the very end of this political trial. Lëvizja VETËVENDOSJE! calls on Ali Rexha, not to stand behind EULEX’s political accusations against Albin Kurti. He has the authority and the possibility to throw out these accusations as without basis, as in truth, they are. In addition, we call on the only Albanian member of the judging Panel, Fllanza Kadiu not to cooperate with EULEX, in this shameful and scandalous trial.
The EULEX trial of Albin Kurti is political and fabricated. Now when the voices of many international officials and senior local politicians are calling for future ‘technical’ negotiations with Serbia, EULEX, which will lead these negotiations, has great interest in eliminating VETËVENDOSJE! and Albin Kurti from these political developments. Because VETËVENDOSJE! will be the most serious political movement which will organize the people to confront the future challenges facing Kosova and to solve the problems created by Kosova’s corrupt politicians.
Committee of VETËVENDOSJE!
for Politics and Legal Issues



Nderimet tona,
Iliada Korçari




Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor Ndaj Albin Kurtit – Tiranë
Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme A_Gjakova_15prill2010-300x225

A. Gjakova

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_01-300x225

Nga bastissja e zyrave të lëvizjes VETVENDOSJE

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_04-300x225

Nga bastisja e zyrave të Levizjes VETEVENDOSJE
Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_03-225x300

Nga bastissja e zyrave të lëvizjes VETVENDOSJE
Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_05-300x225

Nga bastisja në zyrat e levizjes Vetvendosje

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_06-300x225

Nga bastisja në zyrat e levizjes Vetvendosje

Deklara per shtyp e Levizjes VETEVENDOSJE! per ngjarjet e sotme Vetvendosja_07-300x225

Dergoi:Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi