Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE

Shko poshtë

Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE Empty Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 16, 2010 3:19 pm

Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n



Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE



Eh, Zana kur do të vij dita që të bëhesh nuse
krushqit do të vijnë aty tek Molla e Kuqe,
do ta heqin Zana duvakun e nusërisë
aty tek varret- varret e lashta të ilirisë.

Do ta heqin duvakun - shaminë e kuqe
mu aty në atë vend ku i thonë Molla e Kuqe,
hëna,yjtë, zogjtë…, nga livadhi do të vijnë aty
krushqit ujin Zana dojnë aty për të pi.

Do të vijnë Zana nëpër fusha e nëpër male
te Molla e Kuqe do të bëjmë dasëm të madhe,
ti Zana do të heqësh prej kokes shaminë e kuqe
me duvak të bardhë aty ti do të bëhesh nuse.


Eh, Zana ti do të shkëlqesh sëbashku me hënën
sa shumë do të gëzohesh kur do të shohësh nënën
e ajo kur do të shoh aty ty me shami të kuqe,
do të thotë hiqe Zana se këtu është Molla e Kuqe.

Valles do ti prijnë krushqit sëbashku me hënën
sa shumë do të gëzohen kur ti shohin Gurin e Zanën,
kur të shohin ty Zana me duvak të bardhë nuse
në valle do të futemi të gjithë aty te Molla e Kuqe.

Ka kohe qe aty na presin edhe shumë krushq në varre
për të bërë Zana këtë dasëm-dasëm të madhe,
aty do të jemi edhe ti Zana edhe unë Guri
aty te Molla e Kuqe ku do të valoj flamuri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi