Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi: Letra " Ternava" Kuvendit te Kosoves

Shko poshtë

Indrit Vokshi: Letra " Ternava" Kuvendit te Kosoves Empty Indrit Vokshi: Letra " Ternava" Kuvendit te Kosoves

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 17, 2010 2:58 pm

Indrit Vokshi: Letra " Ternava" Kuvendit te Kosoves 27093_101139749927307_100000938468067_7053_2998024_n

Indrit Vokshi: Letra " Ternava" Kuvendit te Kosoves



Para pak kohesh Bashkesia Islame e Kosoves iu drejtuar Kuvendit te Republikes se Kosoves me je leter ne te cilen i kerkonte futjen e lendes " Edukata Fetare" ne sistemin arsimor publik , duke e justifikuar kerkesen e saj me krizen morale e shpirterore qe sipas saj e paska kapluar shoqerine.
Edhe pse Bashkesia Islame e Kosoves i ka bashkangjitur si argument letres se saj ndihmen qe do jete futje e lendes fetare ne shkolla ne parandalimin e dukurive negative , neve kemi te drejten te mendojme qe kjo eshte nje kerkese qe synon forcimin e pushtetit te fese ne Republiken e Kosoves.
Meqenese letra e paraqet futjen e lendes fetare si nje ndihme per parandalimin e dukurive negative , neve kemi te drejten te pyesim se cfare ofron me shume feja se sistemi arsimor aktual ne luften per parandalimin e dukurive negative ,dhe cfare arme te re sjell ne duart tona futje e lendes fetare, arme te cilen do e perdorim per te luftuar dukurite negative , meqe armet qe aktualisht disponon sistemi jone laik nuk paskan qene edhe aq te efektshme? Lenda " Edukata Fetare" nuk na ofron asgje me shume sepse sic feja nuk pajtohet me dukurite si , prostitucioni, perdorimi i drogave i alkoholit i duhanit mosrrespekti ndaj familjes e njeriut etj. po te njejtin qendrim mban edhe sistemi yne laik ne lidhje me kete dukuri. Pra sic mund te kuptohet feja, duke pare zbejen e rolit dhe ndikimit te saj ne shoqeri kerkon te perdore institucionet shteterore si instrument per te garantuar mbijtetesen dhe si nja hap drejt rritjes se ndikimit te saj. Letra e Bashkesise Islame te Kosoves i keshillon autoritetet shteterore ne pergjithesi dhe ato arsimore ne vecanti qe te kene nje qasje te urte e te mencur ndaj ketij problemi sic e quajne ata duke iu kujtuar autoriteteve shteterore qe edhe disa shtete me eksperience demokratike si Austria ,Gjermania, Blegjika , Kroacia Anglia dhe Bosnja kane patur nje qasje te urte dhe te mencur ne lidhje me kete ceshtje.
Shtetet e siperpermenduar nuk nihen si shtete qe kane bere perparime ne luften kunder dukurive qe i cilesuam negative duke patur si shkak determinant te perparimit te tyre futjen e lendes fetare ne sistemin arsimor publik. Dhe shteti yne laik duhet te huazoje nga shtetet e tjera vetem ato metoda te cilat kane dhene rezultate dhe duke i krahasur me kushtet reale tonat premtojne rezultate te mira ne nje fushe te caktuar.
Por ceshtja e futjes se lendes fetare ne sistemin arsimor publik permban edhe rrezikun e kthimit te shkollave shteterore ne fushe beteje per komunitetet fetare. Bashkesia Islame e Kosoves e shikon futjen e lendes fetare ne sistemin publik arsimor si nje projekt me rendesi kombetare. Por kjo fjali tingellon e dyshimte po te bejme nje retrospektive dhe te kthehemi tek qendrimi qe ka mbajtur Bashkesia Islame e Kosoves ndaj rastit " Krasniqi". Hoxha Shefqet Krasniqi gjate nje interviste te tij eshte shprehur me fjalet me ofenduese te mundshme per humanisten shqipetare Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nene Tereza, per faktin e vetem qe kjo e fundit nuk ka qene besimtare e besimit islam.
Kjo deklerate ben qe hoxha ne fjale te klasifikohet si element me rrezikshmeri te theksuar kombetare.
Bashkesia Islame e Kosoves nuk ka mare asnje mase per perjashtim apo procedim tjeter disiplinor ndaj hoxhes Krasniqi ,sepse masa per veprime te tila nuk jane te parashikuara ne rregulloren e ketij institucioni dhe hoxha ne fjale nuk ka shkelur asnje rregull.
Kjo nenkupton qe ofendimet per figurat e feve te tjera nuk konsiderohen te papranueshme dhe antikombetare nga statuti i Bashkesise Islame te Kosoves. Neve deri ne nje pike mund ta kuptojme Bashkesine Islame te Kosoves , sepse statuti i saj eshte i hartuar per njerez normale e me etike , por nuk mund ta kuptojme sjelljen e saj pas ndodhise " Krasniqi" dhe mosnderhyrejn e saj per te amenduar statutin dhe per ta konsideruar me ane te amendimit te papranueshem cdo veprim te tipit " Krasniqi " ne te ardhmen.
Rasti " Krasniqi" duhet ta kishte bere urgjente nderhyrjen per ndryshimin e statutit , sepse ne cdo shtepi ku thyhet nje tjegull dhe pikon catia hapi i pare eshte nderrimi i tjegulles dhe mbyllja e vrimes. Edhe ne kete rast duhej te vihej nje tjegull plus ne catine e Bashkesise Islame te Kosoves, per te mos e lene pa ndeshkim nje rast te ngjashem me " Krasniqin" nese do te perseritej ne te ardhmen ,dhe per ti dhene popullit shqipetar shenjen e mospjtimit te ketij institucioni me dekleratat e turpshme te hoxhe Shefqet Krasniqit. Fakti qe Bashkesia Islame e Kosoves nuk mer iniciativen per te mbyllur kete vrime ku i pikoi catia e ben te dyshimte fjaline ne letren e derguar ne te cilen flitet per interes kombetar. Bashkesia duhet te jape prova per shqetesimin e saj kombetar duke parashikuar ne statut perjashtimin e cdo personi te ketij institucioni qe do perserise rastin " Krasniqi" ose qe do shprehte pajtimin me rastin, ose ne te kundert , neve kemi arsye te mendojme qe Bashkesia Islame e Kosoves eshte nen ndikimin e krasniqeve. Shteti laik eshte nje krijese e njerezve qe mendojne se shteti duhet te jete laik dhe nje kerkese per futjen e lendes fetare ne arsimin publik perben cenim te vullnetit te njerezve laike sepse me siguri komunitetet fetare do te revoltoheshin shume nese shtetit do u kerkonte atyre ndryshimin e menyres apo permbajtjes se predikimit dhe praktikimit te tyre fetar.
Nje arsye me teper per ta cilesuar te papranueshme kerkesen per futjen e lendes fetare ne sistemin arsimor publik eshte mungesa e komuniteteve fetare kombetare e te pavarura dhe qe perfaqesojne vetem interesat kombetare duke mos u financuar nga asnje shtet tjeter. Xhamia muslimane anon nga lindaj arabe ,kisha katolike , anon nga Vatikani dhe kisha ortodokse anon nga Serbia apo Greqia ,dhe ne kete menyre duke mos patur komunitete te pavarura , komunitetet ekzistuese jane ambasada qe perfaqesojne interesat e rrymave te siperpermendura. Dhe ne rastin konkret , kur BIK nuk eshte ne gjendje te deshmoje perkatesine e tij shqipetare duke bere veprimet e keshilluara me siper futja e lendes fetare do te ishte nje veprim shume i rrezikshem per kombin shqipetar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi