Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi

Shko poshtë

Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi Empty Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 12:37 pm

Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi 25131_111570218876369_100000701739246_117117_1265689_a
Shkrimtarja Albina Idrizi




HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi


(Si hyrje)



Në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar (jo dhe aq larg, si mund të tingëllojë një shekul), Albinë A. Idrizi më shumë u promovua dhe impnoua si prozatore, tregimtare se sa si poete. Duke konkuruar dhe, fituar nëpër disa konkurse letrare të kohës, ajo dha shenja premtuese si një krijuese e talentuar që pa zhurmë shumë po hynte dhe përbirohej në botën e letrare.

Kur, pas shumë provash të sukseshme në fushën e tregimit po pritej dhe tubëza e parë e tregimeve përmbledhur në formë libri, ajo befasoi këndshëm në vitin 1997 me përmbledhjen e poezive “Heshtja e mbarsur”. Një titull sa metaforik, sa sinjalizues, poaq edhe intrigues.

Shtëpia botuese “Rilindja”, e cila deri në fund të viteve nënëtëdhjeta kishte privilegjin t’i zgjidhte autorët, nuk gaboi fare në përcaktimin për ta botuar dhe poezinë e Albinës, poezi të cilat ishin vlerësuar nga kritikë të shquar si Agim Vinca e Sali Bashota si dhe ishin redaktuar nga emri i njohur i poezisë shqipe, Ali Podrimja.

Kjo përmbledhje, pavarësisht nga rrethanat që e karakterizonin atë kohë qenësinë shqiptare të Kosovës, përfshrë dhe atë kulturore, nuk kaloi krejt e pavërjetur.

Shkrimtarja Albina A. Idrizi, befasitë për artëdashësit i vazhdoi edhe pas luftës së Kosovës.

E dhënë dhe e mrekulluar me botën e fëmijëve tashmë edhe si një nënë e re, ajo , pas gati dhjetë vitesh, do nxjerrë në dritë edhe përmbledhjen e dytë me poezi për fëmijë “Ëndrra me ylber” (2007). Përmbledhje kjo po aq e arrirë artistikisht dhe intriguese, madje edhe me prurje të reja në letërsinë për fëmijë.

Ajo tregimtarja premtuese e të nëntëdhjetave, duket që prozën e mori shumë më seriozisht se poezinë. Tek tash pritet botimi i romanit të saj të parë “Hijet e kullave”. Tregimi, që ende mbetet vokacioni i saj më i preferuar, shkruhet në vazhdimësi nga ajo, një pjesë e të cilave është botuar nëpër periodikun e kohës, madje edhe nëpër faqe letrare të internetit. Njejtë siç i publikon dhe krijimet më të reja poetike, përmes të cilave vetëm sa dëshmohet arritja e pjekurisë së saj krijeuse.

(Populli, atdheu, njeriu)
Albina A. Idrizi


Po, t’i kthehemi përmbledhjes së poezive për të rritur, një pjesë e të cilave (jo tërësisht) është e publikuar edhe në web-sajtin letrar “leteresia.zemrashqiptare.net”

“Heshtja e mbarsur” ndërtohet në formë ciklike (një ndërtim unik thuaja i librave të poezisë për gati tri - katër dekada e më shumë).Ka gjithsej, tre cikle, “Nuk ka ç’më bën dhembja”,”Kush ta lexojë deri në fund” dhe “Kur jemi pezull”. Përmes këtyre tri cikleve shtrihen 44 poezi, të cilat megjithatë nga e para, “popullit tim” e deri tek e fundit, “Tri vdekjet”, kanë një trekëndësh ekzistencial, i cili i mbanë gjithnjë tok:popullin, atdheun, njeriun.

S’do mend, mes kësaj trinie ekzistenciale, epiqendra e shqetësimeve të Albina A.Idrizit, është njeriu.

Mënyra se si i çaset kësaj trinie të pandashme jetësore dhe, edhe poetike, përkundër përdorimit të figurave të njohura (apo dhe të përdorura) dallon nga autorë dhe libra të tjerë dhe vie në shprehje që në ciklin e parë “Nuk ka ç’më bën dhembja”.

Në asnjë poezi me motive atdhetare nuk vërehen shenja patetizmi, përsërtijeje apo edhe përshkrime historike. Synimi për t’u shprehur pakëz më ndryshe, autorja i shpalos që në poezinë e parë “Popullit tim”,ku mes tjerash thotë:“Shpeshherë/e lagu shiu deri në palcë/e megjithatë/trupi i tij/ kurrë s’u shëndrrua në baltë.”

Apo, edhe tek poezia pasuese “Atdheut”, nuk mungon shprehja metaforike e cila i jep ngjyrë të veçantë tërë poezisë së kësaj përmbledhjeje;”Në tokën/ ku shkeli këmba e stërgjyshit/ tim/ sot/ vura pëllëmbën time.

Një histori shumëshekullore e përmbledhur thuaja në një fjali poetike. Breza e breza që e jetojnë e trashëgojnë dhe e pasurojnë të njejtin atdhe, përkundër sfidave që i shoqëruan, hijet që i përcollën, mes lakmiçarësh e grabitçarësh, ku nganjëherë të frigësonin edhe përrallat (si ajo e gjyshës së cilës autorja i lutet ta përfundojë) po, ku nuk mungonte ndjenja e optimizmit dhe puna e parreshtur për të jetuar në tokën e të parëve, duke mos u ndalur si s’ndalet as bubureci për ta shpurë një kokërr grurë te kodra e madhe.

Megjithatë, lajtmotiv kryesor i angazhimit poetik të Albina A.Idrizit mbetet mëtimi për ta kërkuar dhe gjetur njeriun. Një përkushtim ky që nga antika. Po, për dallim nga Diogjeni që këtë njeri e kërkon me llampë, Albina e kërkon me vargje.;”S’do të lodhem/ duke të kërkuar/ në ikje,në ardhje/ nën këmbë a/ mbi kokë, kudoqoftë/ (poezia “Më duhet”,faqe 13)

Ky përbetim poetik bëhet sepse autorja në këtë rast apo edhe personazhi lirik i kësaj poezie, është i mbushur përplot me heshtjen e mbarsur nëpër vite e me vite. Prej nga del edhe vetë titulli i përmbledhjes “Heshtje e mbarsur”. Heshtja, në të gjitha kuptimet e deritashme është mbyllje e gojës, mosshqiptim i asaj që ndjen, rrudhje gjuhësh e krahësh për atë që sheh, që vrojton. Por, në rastin e kësaj poezia, ajo i kapërcen të gjitha këto kufizime.Shëndrrohet jo vetëm në heshtje që flet po, edhe në mbarsje nga heshtja e deritashme. Nga të pathënat që vlojnë përbrenda e, që autorja ka nevojë t’i ekspozojë në sipërfaqe. Anise, asnjëherë nuk është lehtë të arrihet caku i këtij lajtmotivi:Njeriu, për ç’gjë autorja është e vetëdijshme:”Nuk është lehtë të arrish te NJERIU/ edhe kur era/ ka kahjen e udhëtimit tënd”.

Optimizmi i saj nuk fshehet, thuhet troç, përkundër gjitha peripetive drejt këtij udhëtimi jetësor – ekzistencial që, në libër na portretohet si udhëtim poetik, sidomos përmes poezisë “”S’ka ç’më bën”, sepse heroi lirik i këtij libri është vetë jeta, është vetë lindja.



(Emri, jeta, hëna)


Boshti kurrizor i kësaj përmbledhjeje, është padyshim cikli i dytë, “Kush mund ta lexojë deri në fund”. Mbase, jo nga fakti pse gjendet në mes po, pse meditimi poetik merr më shumë formë, merr më shumë ngjyrë dhe shtjellon tema universale, të cilat gjithsesi shtrihen në po të njejtën hapësirë që quhet atdhe dhe që ka të njejtin popull dhe njeriun i cili synon përsosjen e tij si dhe përshtatjen me të tjerët që e rrethojnë, duke tentuar për t’i ruajtur ngjyrat e veta, para se gjithash emrin.

Emri, jeta dhe hëna janë trinia tjetër figurative e këtij cikli dhe e këtij libri që, vë në pah më së miri mjeshtrinë poetike të poetes Albina A. Idrizi.

“Duke kërkuar emrin tim” është poezia e parë e ciklit të dytë, që, në një mënyrë shënon edhe mëtimin e vazhdueshëm për ta ndërtuar identitetin, jo vetëm poetik por, identitetin si popull.

Autorja edhe kur e sheh veten larg, të tretur në shkretëtirat e harresës, nuk ndalet. Ecën.Madje edhe kur e sheh emrin të shkruar në rërë apo dhe kur pluhuri i gjurmëve i bie për fytyrë. Ajo bredh dhe lufton me erën sepse është e etur për jetë, për dashuri. Për ç’gjë edhe shtron një pyetje shumë domethënëse, që në vargun e parë të poezisë tjetër “Jeta” (faqe 26);”Athua kush mund ta lexojë deri në fund/ pa u verbuar.

S’do mend, ndër poezitë, që lidhet po me jetën, dhe që del ndër më të realizuarat e kësaj përmbledhjeje është ajo me titull “Hulli”. Këtu, poetja, përmes gjuhës së poezisë, në një mënyrë paralajmëron atë unitetin global duke i respektuar dallimet e kësaj bote;”Mijëra vija/ kryqëzohen në rruzull/ puthen,përqafohen/ e secila e ruan ngjyrën e vet”. Unitet ky që është edhe vizion i shekullit njëzetenjë, nëse mund të arrihet po, edhe të ruhet sipas shembullit të kësaj poezie ku, poetja/ përkatësisht njeriu i këtij rruzulli, prej secilës merr nga diçka dhe kështu rritet, dashuron, vuan, vdes po, edhe jeton.

Jeta si e tillë ka edhe botën e brendshme, intimetetet e veta, ato detaje që edhe e bëjnë më tërheqëse, më interesante, ndaj të cilave, heroi lirik i poezisë së Albinës provon suksesshëm të hapet, duke u shprehur shlrishëm, përmes një poetike shumë të përmbledhur dhe të kursyer.

Rezultat i kësaj shprehjeje përmes së cilës, në një masë aq sa dëshiron vetë poetja, shpaloset kjo botë intime, është figura e hënës, një figurë që sot e kësaj dite provokon dhe lë pa gjumë krijuesit, duke e parë dhe vrojtuar secili në mënyrën e vet. Njësoj edhe Albinë A. Idrizi,tek ecila, thellësitë e kësaj bote brendshme mbeten të paprekura;”askush s’ia doli/të prekë thellësinë time”,( “Fjalë fejese”, faqe 30).Prandaj, edhe monologu i saj me hënën tek poezia “Ti hënë”, thuaja më e realizuara artistikisht e krejt kësaj përmbledhjeje, del aq i natyrshëm, aq i thjeshtë sikur ta ketë hënën jo në dhomë, jo në sofër po, në shuplakë të dorës të cilën po e paraqes të plotë;


Ti hënë

Di diçka për mua

Që vetes kurrë s’ia thashë.

Ti hënë,

Di gjuhën e ofshamjeve të mia

Edhe kur ato s’dëgjohen.

Ti hënë

Di shumë për mua dhe

Prapë,gërmon

Në ëndrrat e mia

Kësaj poezie, e cila shpesh edhe figurativisht përthehet dhe ndeshet me hënën, i përafrohet poezia pasuese “Nga dritarja”, prej së cilës, përveç tjerash edhe hëna duket më e bukur. Por, ato befasitë poetike në fund të thuaja çdo poezie të Albinës, nuk i shpëton as kjo, përmes konstatimit përmbledhës dhe të pakontestueshëm:”Nga dritarja/ Gjithmonë gënjehemi.

Ndër realizimet e sukseshme në këtë cikël hyjnë edhe poezitë si “Nënës”, “Kukulla e fëmijërisë” dhe “E drejtë imja” ku, autorja përmes figurash dhe shprehjesh poetike nga detaje intime të kësaj bote (dhe të sajës natyrisht), ka arritur të hapet krejt thjeshtë dhe të jetë aq e afërt dhe e pranueshme për lexuesin apo edhe për rrethin së cilit i drejtohet;”E drejtë imja është/ të qaj/ të qesh/ të çmendem/ Të shkararvis në ditarin tim/ të kushedisatin me radhë/ edhe lulet e ferrave që më dëbojnë/ edhe ferrat e luleve që më joshin.

Ky meditim poetik i Albinë A. Idrizit vazhdon të shtrihet edhe në ciklin e tretë të kësaj përmbledhjeje, titulluar “Kur jemi pezull”, përmes së cilës kemi reflekse të reja, dhe realizime të kënaqshme poetike.

Përndryshe, në tërësi përmbledhja “Heshtja e mbarsur”, përveç çiltërisë në të shprehur, përcillet edhe me figuracion të bollshëm poetik, me një përdorim ndryshe të figurave, pavarësisht sa ato janë konsumuar edhe nga të tjerët. Tek poezia e Albinës, falë edhe përzgjedhjes së shprehjes dhe fjalëve, ato duket krejt të reja dhe, na prezentohen si gjetje të saja.

“Heshtja e mbarsur” lind me një krijuese prej së cilës me të drejtë pritet më shumë

Nga Sabit Rrustemi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi