Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhëndërr

Shko poshtë

Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhëndërr Empty Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhëndërr

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 12:55 pm




Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhëndërr 17457_100261593344232_100000811744826_4044_5279485_n




Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhëndërr


Marrë nga libri: Musa I.Ahmetaj : “ Doket e lindjes, dasmës dhe të vdekjes
në Hogosht” botuar nga NOSITI-2009


Pas kësaj vjen edhe koha kur do të ndodhë edhe
bashkimi martesor, apo siç thuhej atëbotë hin dhondërr.
Para se të hyjë dhëndri në dhomën ku e priste nusja,
hoxha i këndonte disa lutje në gjuhën arabe. Me kokë të
ulur, sikur turpërohej, nisej për në dhomën e dhëndërisë.
Një djalë i ri, i pashëm, i bukur dhe pedant, që caktohej
paraprakisht, i qeraste të pranishmit me nga një gotë
sherbet, me qëllim që jeta e tij në martesë të jetë e ëmbël si
sherbeti. Më pas përshëndetej me të pranishmit,
përshëndetej edhe me familjen e ngushtë, sidomos me
prindërit, motrat, vëllezërit, hallat, dajat etj. Prindërve
dhe ndonjë plake do t'ua puthte dorën, sikur iu kërkonte
falje nga ndarja me ta dhe bashkimin me nusen. Kjo
përshëndetje me familjarët e vet paraqiste, gjithashtu një
çast mjaft prekës, sepse dhëndri duhej me lyp hallallok
për të gjitha që familja ka bërë për të deri më sot, dhe sikur
nga ky çast do të ndahej përgjithmonë nga familja, madje
në të shumtën e rasteve bashkohen ndjenja e gëzimit me
ato emocionale prekëse dhe, duke u marrë n'grykë,nuk mungonin as lotët
e në anën tjetër këngët nuk pushonin:

Banja hallall babes
merre ngryk apet
se tka majt xhalo
rrafsh nizet vjet

dhonderr more dhonderr
si oriz me tomel
bonja hallal nones
qe u bone dhonderr

Edhe në këtë moment pa ndërpreë vazhdon kënga nga na e vajzave
dhe, sikur paralajmërojnë shoqërueset e nuses që ta lëshojnë dhomën e nuses
dhe ta lënë vetëm:

shpija jone me bujashka , bujashka
po thotë Nexhat aga dilni jashta !


ose

Oj unaza me guri t'verdh,
Po rreh Hasani rrak-e-tak n'der:
A je çut, oj lulije, a ke fjet?
A je çut. Oj, lulije, a ke fjet?
Ani nuk kam fjet, sa ke nata.
Prej marakit çi kam shum kunata!
Shumë kunata e kunet,
Shum po tutna s'un ju boj hyzmet!


Dhëndri, duke hyrë brenda në dhomë, të rinjtë e
përcjellin duke e goditur me grushte, sidomos në shpinë,
Këtë fenomen e kemi hasur edhe në shumë anë të
Kosovës dhe të Shqipërisë.
Edhe nusja, edhe dhëndri, të gjitha veprimet i
ndërmarrin me këmbën e djathë, si: kur hyjnë në qerre apo
edhe kur hyjnë e kur dalin nga dhoma etj.
Pastaj, nusja dhe dhëndri kanë takimin e tyre të parë.
Nusja deri në këtë çast as nuk ka folur e as ka parë, sepse
edhe sytë gjithnjë i ka mbajtur mbyllur. Dhëndri hyn në
dhomë ashtu siç është, madje edhe këpucët pa i zbathur.
Pasi të ketë hyrë dhëndri, akoma vazhdojnë këngët nga
jashtë:
Mos kujto, oj lulije, çi je kaç e xhonë,
Ta ka mush nona jote fistonin me sonë!
Mos kujto, oj lulije, çi je kaç e trashë,
Ta ka mush motra jote fistonin me kashtë!

Ose:
Kur dole, oj lulije, n'kodrat tona,
A i nite dhent me kumona?
Ani me t'çit zoti kur t'i lshojna,
Ani te dy veshtë t'i shurdhojna,
52 Ani te dy sytë t'i çerrojna
!
Dhëndri tashti nuk bisedon fare me nusen, por sipas
një versioni të marrë nga më të vjetrit, gishtin e vogël të
dorës së majtë nuses ia lakon në masë sa i dhemb dhe e
pyet: - E kujna je? Ndërsa nusja do t'i përgjigjet: - E jotja
dhe e Zotit!, dhe këtë pyetje ia bën tri herë dhe tri herë e
merr të njëjtën përgjigje. Ose versioni tjetër: Dhëndri ia shkel këmbën e majtë
nuses dhe i bën të njëjtën pyetje, si më lart, ndërsa ajo do
t'i përgjigjet:
E nonës dhe e allahit, e babës dhe e niçahit!
Është interesante se, pasi të dy të rinjtë zhvishen për
të fjetur, edhe nusja, edhe dhëndri, duan që rrobat e tyre të
mos mbeten nën rrobat e tjetrit, sepse po të mbeten ashtu,
atëherë tërë jetën do të jetë i nënshtruar. Por, nusja, si gjini
më e dobët, sikur lëshon pe. Tërë natën nuk guxon të fiket
drita, sepse me këtë sikur jeta e tyre të mos shkojë në terr
por jeta e tyre në bashkëshortësi të jetë jetë e bardhë.
Duhet theksuar se këtë natë nusja dhe dhëndëri
dyshekët i gjejnë të shtruar dhe të rregulluar, e ata,
zakonisht shtroheshin nga gratë e shtëpisë. Si dëshmi e
ndershmërisë së nuses ishte çarçafi, i cili të nesërmen
kontrollohej nga e ëma e djalit apo ndonjë e afërme tjetër.
Nëse nusja del ashtu siç duhet (të jetë e ndershme, e
virgjër), në mëngjes, pasi të jenë zgjuar të gjithë, madje
edhe ata dasmorë që kanë mbetur, nusja iu shpërndan
dhurata, si: çorapë apo shami (mindila) të punuara me
dorë, por edhe të pranishmit e shpërblejnë nusen me para.
Pastaj, të gëzuar, të gjithë të pranishmit hanë petulla. Por
edhe kënga nuk pushon dhe gëzimi nga ana e
familjarëve është edhe më i madh.
Edhe pse kjo ka qenë nata e parë e të
porsamartuarve, kontakti i parë dhe marrëdhënia e parë
seksuale, nuk laheshin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi