Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi

Shko poshtë

Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi Empty Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 1:10 pm

Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi 24987_1307661185107_1637880294_706526_2439373_n
Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi




Kam nevoj për qetësi,

as frymëmarrjen time mos ta degjoj,

se vetëm zhurmë e trisht më duket,

kam nevoj shpirtin ta qetësoj!


Kam nevoj për qetësi,

mos vallë, vetëm ëndrrimtare jam?

Shikimi në mjegull më fiket,

si në gjumë, kalimthi jetoj, si e vrarë.


Kam nevoj për qetësi,

ulur në errësirë, veç si hije,

në shpirt pse kam kaq zbrastësi,

e vërteta, kurrë s'do të vije.


Kam nevoj për qetësi,

erdhi koha te përmbledh mendime,

të ëmbla e të hidhura,

të harshme e të trishtme.


Kam nevoj për qetësi,

në shpirt nuk di për rrënqethje,

as të dëshirave e as të trishtimit të pakuptim,

as të dashurisë e as të shëmtuarës urrejtje.

Miradie Zymberi-Avdullahi: Kam nevoj për qetesi 25319_1340795973456_1637880294_776497_7575643_a
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi