POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR
Faqja 1 e 1

Voal-online -Polonia ia bëri një nderim tejet emocional të shtunën (sot) presidentit Lech Kaczyński, gruas së tij Maria dhe 94 zyrtarëve të tjerë kryesisht të lartë politikë dhe ushtarake të vrarë në aksidentin ajror një javë më parë në Rusi.
Rreth 100 000 vetë shtrëngonin shumë flamuj të kuq dhe të bardhë kombëtarë, me shirita të zes, duke mbushur sheshin e gjerë Pilsudski në Varshavën qendrore për të përkujtuar viktimat e aksidentit më shkatërruese të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.
"Ata të gjithë i kishin ëndrrat dhe shpresat e tyre për të ardhmen e atdheun e tyre. Kjo është një provë serioze për ne që t'i kuptojmë ato shpresa mirë dhe t'i kemi me vete ato në të ardhmen," i tha turmës Kryeministri Donald Tusk, i cili kishte qenë një rival politik i Kaczyńskit.
"Kjo është më e shumta që mund të bëjmë për ta. Ne jemi këtu për t'i kujtuar ata. Polonia është këtu për t'i kujtuar ata. Ne nuk do të harrojmë," tha Tusk.
Pas tij në podium, një kryq i gjatë, bardhë e kuq, latohej mes dy paneleve të mëdha të zeza duke mbajtur portretet e të gjithë të vdekurve, emrat e të cilëve i lexoi një aktor një nga një.
Vëllai binjak Jaroslaw Kaczyński, një ish kryeministër i cili tani kryeson partinë kryesore të opozitës të Polonisë, qëndroi në krye të pranishmëve bashkë me anëtarët e familjeve të tjera, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Marta, 29 vjeçe. Kaczyński kishte dy nipër e mbesa.
Përkujtimi i së shtunës, i cili përfshinte një përshëndetje me tri të shtëna armësh dhe një meshë katolike romake requiem, u bë një ditë para varrimit të planifikuar të Kaczyńskit dhe gruajs së tij në dhomën (kriptin) e nëndheshme të katedrales Wawel në kryeqytetin e lashtë Krakov në Poloninë jugore.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Barack Obama parashilohej të merrnin pjesë në funeralin e Wawel. Por re e madhe hiri vullkanik që përhkon të gjithë Evropën nga Islanda ka mbyllur aeroportet polake dhe nuk ishte e qartë sa nga ata do të arrijnë të vijnë. Instituti i meteorologjisë i Polonisë tha se reja ka mbuluar të gjithë territorin polak të shtunën, por pjesërisht do të shpërndahet herët të dielën.
KATINI
Përplasja e avionit ka habitur Poloninë. Dhjetra mijëra vetë u rreshtuan në rrugët e Varshavës për kthimin e arkivoleve nga Rusia dhe zona para pallatit të Kaczyńskit në Qytetin e Vjetër piktoresk të Varshavës e qytetit është transformuar në një altar për tzë nderuar të vdekurit, mbushur me qirinj, lule, kryqa dhe flamuj kombëtarë.
Ndihmësi presidencial Jacek Sasin tha se 180 000 veta kishin kaluar para arkivoleve që ishin vendosur në pallat të martën. Arkivolet do që qëndrojnë në katedralen e Varshavës deri mesnatën e së shtunës ku shumë njerëz të tjerë pritet t'ua bëjnë nderimet e tyre.
Një avion ushtarak ka për të transportuar arkivolin në Krakov të dielën në mëngjes, duke fluturuar në një lartësi prej më pak se 5000 metra për shkak të resë së hirit vullkanik.
Kaczyński dhe stafi i tij po shkonin në pyllin e Katinit pranë Smolenskut në Rusinë perëndimore të shtunën e kaluar për të përkujtuar 70 vjetorin e masakrës së 22 000 oficerëve dhe intelektualëve polakë nga policia e fshehtë sovjetike.
Presidenti në detyrë i Polonisë Bronislaw Komorowski tha se tragjedia kishte bashkuar polakët e të gjitha bindjeve politike dhe ai gjithashtu falënderoi udhëheqësit e Rusisë për bashkëpunim e ngushtë të tyre menjëherë pas rrëzimit dhe për gjestet e tyre te solidaritetit.
Polonia prej kohësh ka marrëdhënie të vështira me Rusinë, sundimtare e saj gjatë periudhës komuniste, por polakët shpresojnë se tragjedia e dytë e tyre e Katinit mund të nxisë një afrimi të kujdesshëm filluar nga Tusk.
Të dielën e kaluar, në një ndryshim të papritur, Moska lejoi për herë të parë një kanal kryesor televiziv shtetëror të japë filmit pikëllues "Katin" të regjisorit polak Andrzej Wajda, që bën kronikën e masakrësë vitit 1940. Për dekada, deri më 1990, Moska kishte mohuar përgjegjësinë sovjetike për vrasjet, duke fajësuar Gjermanisë naziste.
"Është bërë e njohur në Rusi që stafi i Kaczyński po shkonte në Katin në një pelegrinazh të së vërtetës, në mbrojtje të një të vërtete, duke shprehur me zë të lartë diçka që kishte qenë e dënueshme me represion dhe burg. E vërteta tani ka triumfuar," tha Komorowski./Elida Buçpapaj

Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapa
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi