LDD Gjermani: Mbetëm kundërshtar i fuqishëm njëmendësisë dhe diktateve politike
Faqja 1 e 1
LDD Gjermani: Mbetëm kundërshtar i fuqishëm njëmendësisë dhe diktateve politike
LDD Gjermani: Mbetëm kundërshtar i fuqishëm njëmendësisë dhe diktateve politike
Shkruan:Hafiz Gagica
Në vend të përgjigjes
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë, simpatizues të rugovizmit!
Ju përshëndes dhe njëherë iu falënderoj për përkrahjen, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja shumë të vlefshme.
Ka kohë që ka filluar një bashkëbisedim me shumë veprimtarë dhe politikanë aktiv për gjetjen e afrimit dhe konsolidimit të partive politike shqiptare në Kosovë. Kjo me një interesim të veçantë ka qenë dhe vazhdon të jetë ideja e afrimit-bashkimit të LDK-së dhe LDD-së, që dikur ishin forca kryesore politike dhe kombëtare në Kosovë.
Anëtarët dhe veprimtarët e mirëfilltë gjithmonë ndjehen më komod në parti dhe subjekte të mëdha politike, sepse përbëjnë faktorin kyç brenda shoqërisë, qoftë si individë, qoftë si grup aktivistësh, madje edhe kur ndonjëherë ndodhin lëshime dhe gabime.
Në Kosovë kemi shumë parti politike, njëjtë siç kemi në gjithë rajonin, dhe shpeshherë njohës të mirë të demokracisë më pyesin; pse dhe si ka mundësi që në një vend kaq të vogël siç është Kosova të keni kaq shumë parti politike, dhe ku aq shumë flitet për demokracinë dhe shtetin ligjor. Për aq më tepër para nesh shtrohet edhe pyetja; pse për shkak të një grindjeje apo një mendimi të kundërt duhet të ndahemi dhe formojmë parti të reja, apo ndryshe, pse ndarjet tona duhet të jenë rrugët e bashkimit tonë të mirëfilltë?!
Shteti në demokracitë e mirëfillta rrjedh pikërisht nga shoqëria e zhvilluar dhe e emancipuar dhe kjo vije si rezultat i angazhimit të partive të fuqishme politike, që për këtë arsye sot në shumë vende të botës kemi demokraci të konsoliduara, falë punës së partive të mëdha të cilat në platformat e tyre fundament kryesor kanë lirinë e fjalës dhe mendimit të lirë, të tolerancës politike, asaj ndër njerëzore dhe ndëretnike. Pra, luftën kundër nepotizmit, korrupsionit si dhe kundër shumë dukurive tjera negative ato e zhvillojnë së pari brenda vetës së vetë duke kultivuar së pari vlera humane të cilat bëhen bazë e shëndosh veprimi si për legjislativin ashtu dhe për ekzekutivin.
Pa dashur që të bëj krahasime mes vendit tonë si shteti më i ri në botë me vendet që kanë demokraci të mirëfilltë parlamentare, dua të shtoj faktin se në 20 vitet e fundit kemi afirmuar në masë të madhe idenë për demokracinë dhe demokratizimin e shoqërisë sonë, ndonëse vitet e fundit, mjerisht, kemi hyrë në një krizë të përgjithshme politike e cila vije, përveç shkaktarëve tjerë, edhe si rezultat i mungesës së liderit dhe prijësit të natyrshëm politik.
Forma e kundërshtimit të mendimit të lirë vjen edhe si deficit i kulturës në politikë që pushtetet komuniste kanë lënë gjurmë të fuqishme në hapësirën ballkanike dhe në Kosovë.
Këto ditë, siç e kemi pa, përsëri doli në pah se mendimi i kundërt brenda partive politike kosovare është i dënueshëm dhe se ka evoluar në akuza dhe kundër akuza, në shantazhe dhe diferencime, madje me kërcënime dhe ofendime, mos kulturë kjo e cila në filozofinë e LDK-së së viteve të 90-ta në krye me dr. I. Rugovën dhe akademik F. Aganin nuk ka ekzistuar.
Me shumë të drejt dikush do të thotë; se në atë kohë kemi qenë në rrethana krejtësisht tjera krahasuar me rrethanat aktuale politike në Kosovë, për të cilën gjë të gjithë pajtohemi. Por, është fakt se në ato kohëra, pra në rrethana shumë të vështira ia kemi dalë të krijojmë një Lëvizje të fuqishme politike, falë tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë politik dhe kombëtar.
Komentet fyese dhe deklaratat akuzuese nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë pjesë e fjalorit dhe politikës time. Në Kuvendin e ndarjes së LDK-së jam angazhuar pa hamendje dhe konkretisht për ruajtjen e tërësisë së kësaj Lëvizjeje, gjegjësisht kësaj partie, siç kam qenë edhe kundër diferencimit dhe shkeljes së rregullave demokratike. Ndërsa, shkarkimet dhe avancimet politike bëhen si gjithkund nëpër parti dhe qeveri, mirëpo ato duhet bërë sipas procedurave, sepse ajo që ndodhi asokohe me LDK-në ishte veprim jo demokratik, aspak human dhe më së paku i justifikuar politikisht.
Tani, problemet brenda LDD-së që me në fund dolën hapur mendoj se duhet menaxhuar mirë, me gjakftohtësi dhe korrektësi, duke gjetur forcë dhe energji për të dëgjuar dhe vlerësuar mendimin ndryshe.
Mjerisht, duket se sa më të vogla të jenë grupet politike, aq më e madhe është paranoja nga „armiku i brendshëm“! Po ashtu, nuk mund të pajtohem as me metodat përjashtuese, por as me mbajtjen e kuvendeve dhe mbledhjeve të tipit komunist dhe të mbyllura për media. Do të jem kundërshtar i fuqishëm i njëmendësisë dhe diktateve politike, pa marrë parasysh se nga kush bëhen.
Me respekt, i juaji,
Hafiz Gagica
by http://www.ldd-bos.de/index.html
Hafiz Gagica me President Rugoven, Stuttgart 2002
by www.ldd-bos.de
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi