Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Në shpjegim të...

Shko poshtë

Skender Korça: Në shpjegim të... Empty Skender Korça: Në shpjegim të...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 11:47 pm




Skender Korça: Në shpjegim të... 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n


Skender Korça: Në shpjegim të...



Thahet një lum

Aty ku kam larë njomësinë time

Aty ku përrockat mblidheshin më herët

Në shpjegim të kësaj tharje

Engjellit që më ruante mua

Ja prenë flatrat

... kur goja më është tharë....

...kur më janë ngjitur buzët...

Për ty...në një shpjegim...

Mollzat më janë paluar katrorë

Nishane dhe nishane....nishane

Sikur të jam goditur me një shpjegim

As sot nuk është vonë të shpjegoj

Sa rrugë kam shtegtuar për shpjegim

Dashurisë për njeriun

Kur këndohej vdekja për te

Kur shkriva motivin

.....për ti dhënë...

shpjegim vetes sime...për ty

Tash zihem si gladiator me lumin e tharë

Vijën e ndarjes me lotin tim

Prap për një shpjegim...verbal

Lumi im sot nuk më rri afër

Iku në planetin e largët nga unë

E ky planet më rri si vello e bardhë

Për të mbuluar nishanet e mia...

Për trishtimin pa shpjegim

Në shpjegim....

kam shtrënguar dhëmbët

Kur mbetëm vetëm unë dhe lumi

Për të larë mëkatin tim

Për të çliruar nga dashuria njeri

Për të shjeguar diçka

që kisha për të thënë unë

Në shpjegim të...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi