Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjoka Sami: Konsekuencalizmi, kozliteti, objektetet poetike dhe vete poeti.

Shko poshtë

Gjoka Sami: Konsekuencalizmi, kozliteti, objektetet poetike dhe vete poeti. Empty Gjoka Sami: Konsekuencalizmi, kozliteti, objektetet poetike dhe vete poeti.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 19, 2010 7:10 pm



Gjoka Sami: Konsekuencalizmi, kozliteti, objektetet poetike dhe vete poeti. 25167_101615816542901_100000834481491_46549_2331267_n

Gjoka Sami: Konsekuencalizmi, kozliteti, objektetet poetike dhe vete poeti.



Mendoj se kozaliteti dhe konsekuencalizmi nuk jane dy shpjegime te kunderta te se njetes gjendjeje (te ngurtesuar) ne form e ide - sic eshte poezia.

Ne duart e mia vetem pak sekonda me pare qe nje foto e Kleit dhe Arbin ne Disny World. E ngriere, tashme, ne ngjyra ose rikthim ngjyrash nen driten e diellit, (ne terr ngjyrat vdesin), ajo (fotoja) eshte, tashme, nje moment I vetem, ne rrjedhen dialektikore te ecjes drejt dekompozimit tone te pandalshem-- (drejte vdekjes). Apo sikurse, Jeff (nje mik im) beson ne vetvete, drejte - rikthimit tone te perjeteshem tek burimi nga rrjedhim.

Ai beson ne nje teori, qe ende se ka te kthjellet teresisht per veten e tij. Eshte si perrallat qe degjojme kur jemi femij, pak rendesi ka, me Muhamet apo Krisht, por si rritemi me legjenda, qe zene vendin e ninullave mbi djep, e qe mbeten me pas besime qe nuk shkeputen dot nga qenja jone edhe nese llogjika jone vete, nuk kenaqet me interpretimin e tyre si reale, te bindeshme, por duke qene se kane qene mekimi I intelektit tone me te hershem, kur qeme vetem “tabula rasa” behen e mbeten te shenjte, dhe qendra e shpjegimit te botes perreth, ata jane dielli qe ndrit e ndricon- dhe ben hije ne te njeten kohe, me ligjet e veta te brendeshme te realtivitetit- cdo kush nga ne eshte nje univers me vete, dhe jane rrefimet e hereshme qe behen ne qiejt e mistershem te vetes sone edhe dilli qendror edhe zotat e heshtur. te shenjte, dhe at pa mohueshem sa cjane te mistershem.

Jeff shpjegon mjergullisht per mua ate teorine e tij theologjike, rreth njerit prej zotave- ne hinduisem, mendon ai, dhe shkon te shoh ne bibloteken e mbushur vetem me librat qe ka shkruar I ati, si nje prej historianve me te rrespktaur te histories amerikne, (profesor Havardi) te gjej, per cilin zot vertete behet fjale, por pa humbur vagonin e mendimve tona, zoti ne fjale, e preu vetem ne miliona copa e grimca dhe e shperndau ne universe, grimca qe jane planetet, dhe konstelacionet, neutronet dhe protonet, njerzit, dhe anakondat, toka dhe deti, une dhe lexuesi I vargjeve te mia, edhe Arbi edhe kleiti (djemte e mi) nga ku e prej cileve nis edhe ky shkrim mbi kozalitetin (shkak-pasoja) te gjerae dhe konsekuencen poetike ne varg.

Te gjithe jemi drejte nje ecje, drejte ribashkimt per tu ribere ajo qe ishim, milirad vjet drite me pare, nder lindje e vdekje- te behmi prap Zoti I plote qe kemi qene para se te prsnim vetveten e spekateshim si pluhur kozmik ne hapsire.

Ne jemi million grimca te se njejtes cope te pa ngjisur akoma.

Asgje nuk eshte stoike, e ngrire, gjithshka eshte ne ecje e siper, edhe kjo foto qe rri prane meje- mungesa e gjerave qe ikin nga vetja.


Shkak per kete esse (ne stil e form) mendim kritik (ne ide-ajo qe dua te them) qe biseda nje dite me pare me djalin tim te madh, mesuesin tim kryesor, Kleitin, I cili eshte vertitur rreth diellit deri tani vetem 11 here.


Prej tij (dhe Arbit te vogel) mesoj thellesine e oqeaneve te dhimbjes, ciklonet e pendese ngrihen ne shpirtin tim prej tyre, ai eshte kuptimi I te qenit, pasyre ku shoh veten time, te vockel e mekatar te perditeshme, aq sa me nevoite Krishti te vdes e te vuaj per bemat e mia.

Tek ai dhe vellai I tij I vogel (djemte e mi) qe une adoptova para se te lindinin, (ende vertitem ne nje tjeter ide te mjergullt timen) se ne jemi qenje me vete, pa lidhje me prinderit qe kemi, qe (na sollen ne jete) thjeshte sipas llogaritjve matematikore te fuqive te pertejme, jemi lindur ne formen qe kemi sot, nga prinderit qe kemi, por sjemi te tyret, thjesht kemi qene e do te jemi prap pas ikjes nga kjo form, por qe te vinim na u desh te na percaktonin ose zgjodhem vete para se te vinim, ne kete karrosel te vogel qe e quajm TOKE, nga kush do te lindnim,

Kete se them, per te kamxhikuar ndergjegjen, e pinjollave (aristokrate) ne sjellje (mburracake) te atyre qe duan te lartojne veten me madhesine e bolve te tjereve, te prind-gjyshrave te tyre, kur vjellin vrerin e lig te deshtimit ne jete, me “ku doli dhe ky qe ishte pa breke” por Sokrati nuk u be me I vogel, kur u tha e u perfol nga gjykues “te vegjel “ deri ne vcdekje, se vinte nga nje nene qe as te kembet su vinte nenave te trye….

Si zbriti nga pallati ku jeton dhe erdhi ne makine time, te kalonim bashke nje te diel, une nxorra nje vjersh te cilen se kam mbaruar akoma, dhe nisa tia lexoj me nge meqe ishte per te dhe per motren e tyre qe ska dashur te linde.

“bisede me djemte e mi, per motren e tyre qe nuk vendosi te linde”

“babe” qene fjalet e tij, “nuk esht titull per poem”

Ndjeva se kishte te drejte. Njerzit qe duam s’mund te jene gabim.
“Eshte nentitull, thashe une. “Aha, shpjegim,” qesendisi ai dhe me shikoi per nje cast, sic e ka natyre, e pastaj shtoi. Pse duhet shpjeguar. Vjersha ska nevoj per foto-ilustrim qe ta kuptosh se cdo te thote.

E tani teksa mendoja per te, fjalet e tij ne makine u ben shkaku (kozaliteti I ketij shkrimi) qe ka te bej me teper me teorine e konsekuencalizmit,

Ky shkrim eshte konsekuence e bisedes me tim bire, fjalet e tij jane konsekuence e e vargjeve per motren e tij qe nuk ka dashur te linde.

Ne vjersh flitet per karrosele ku vertiten ne ere, edhe Kleiti edhe Arbi, dhe basheke me ta ne fantazine e tyre, motra qe harroi te vinte, humbur lart, diku, mes yjeve.

Si lexuam bashke strofat e mbaruara te poemes, Kleiti me thote.

“Babe, jam une e Arbi aty po ti nen skicimin tone?????????????????

Une spo flisja por po mekohesha me pyetjen qe koncekuencalisht beri te shkruaj kete shenim me vone.

Poetet jane the source poetet jane burimi, jane Zoti i prere ne nje miliona copa e grimca. Poezia eshte vetem hapsire qe del nga shpirti I tyre dhe mbeshtillet rreth personazheve, qe jane boshti ku peshtillet e ngrihet shtellunga shtellunga fjale pas fjale e varg pas vargu vete poeti.

Poetet shkruajne per nje puthje diku ne nje cep pallati, per nje dore qe u ngrit diku pa dashje dhe kujtuan se qe pershendtje per ta, per nje buzeqeshje ne anen tjeter te shinave, brenda trenit ne kahje te kundert, per Spartakun a per Lenin, per rrenjet e parties e malet e larta, per Odisen e per Aklin, por e verteta eshte se ata vetem genjejne boten dhe velveten ne te njeten kohe, ngjarjet e personazhet qe kane zgjedhur, jete e koh poetet kane qene “gerrjepca” ku kan kapur litarin e tyre per te ngjitur mbi shkembinjte si te prere me thike, vetem e vetem, veten e tyre.

Objektet, qofte Odiseja qofte Ciklopi, qofte beteja per rrenimin e Trojes, jane thjeshte shaku- kozaliteti qe frymzon, por konsekuenca qe poeti u fal ne kenge Promotheut qe sjell zjarre prej perendish, apo Argos qe intrigon prej dashurise e xhelozise, jane interpretime konsekuuete te evolimit shpirteror te vete poetit.

Pa qene Emanuel Khant, por ndikuar prej tij, kam idene se te studiosh konskualizmin nuk te ben njeri me te mire e me te mencur, mbase, por te ben me te vetedijeshme per ate qe zgjedh te transmetosh nepermjet vargut tend, si poet qe eshte ne fund te fundit biografi e vetvetes, edhe kur permend Hitlerin apo Nene Terezen edhe kur i thur himne Georg Bush apo Bin Laden.

Edhe pse te shkruarit nuk diktohet me recete prap mendoj se eshte si te folurit ne kuvende. Mos hap gojen kur ske gje per te thene mos flit sa per tu degjuar, e nese do te te degjohesh per ate qe ke per te thene merr leksione nga vet gjuha qe shkon atje ku dhemb….

Trajtimi I temave qe shqetsojne boten se siles ke vendosur ti drejtohesh eshte vetem njera ane e medaljes, menyra se si flet esht ajo qe hap e mbyll shtigjet e ecjes sate neper labirinthet jo pak te mundimeshme si poet. E kur di te flasesh te degjojne edhe kur renkon, dhe kur leshon pasthirrma kenaqesie, pa patur ndonje gje te madhe per te thene. Kur di si flet.

Duke qene se ne poetet, percjellim idete tona permes fabules- e duke qene se flasim permes kenges sone me nje bote qe dhemb me shume se sa gezon, e duke patur misionin tone te vetem, jo fotgrafimin e ngjarjeve por analizimin e brendesise universale te asaj e per ate qe shkruajme me poshte teksa levroj konsekualizmin si energji qe ngroh e shperthen nga vezet poezine dhe cdo qe tjeter qe ne shkruajme, fabulat e meposhteme kane te bejne me thimbjen me te madhe te njerzimit, -- vrasjen si zgjedhje morale.

Perse, kur dhe si eshte krimi me makabre (vrasja) e moralshme. Ose a ka moral ne krim?

Kush me mire se poetet dhe krijuesit ne teresi mund ndikojne ne ndergjegjesimin e zgjedhjes se alternative me te moralshme kur asnjera nga zgjidhjet nuk mund te jete teresisht e paster,

Te shkruash eshte nevoj per poetet, te dish cfare shkruan eshte sherbim ndaj shoqerise qe lexon, te ndikosh ne shoqeri e te mbetesh I saj eshte te shkruash per ate qe ngacmon e trazon shpirtin masive te shoqerise, qe gjasat jane te jene plage qe nuk sherohen teresisht kurre ne trupin amorfiak te njerzimit. Sa me I mprehte eshte problemi qe ngre poeti e shkrimtari ne rrefime e ne vargje, si fjala vjen per shoqerine ende primitive te kombit tone, ngujimin neper kulla apo diskriminimin hipokrit te femres, edhe me e mprehte lipset pena, e taleni, talenti eshte gur qe do latuar si me fabulat ne vijim, ngjashem me cka flitej dendur kudo neper viset tona - rrefime neper odad e burrash, burra qe kurre nuk ngrinin dore mbi femij e pleq e gra, pa u bere burracake me pare.

Si te tille:

Mendo qe je ne makine. Mendo qe je me nje shpejtesi 120km ne ore, le ta zeme ne autostraden Durres Tirane. Diku ne te dal te Vores, sheh nje grup prej 5 policesh qe kane ndalur nje makine e rrine vete ne mes te rruges. Ti kerkon te frenosh. Frenat nuk punojne, Je I sigurte qe nuk ke zgjidhje tjeter dhe se do shkelesh e peplasesh per vdekje te 5 policet. E vetmja gje qe punon, eshte timoni. Ne te majte eshte nje kthese qe te con ne rrugen e vjeter te Maminasit. Mund ta kthesh timonin per atje e te shpetosh 5 policet. Por atje eshte shoferi I kamionit qe policet kane ndalur e po vjen me letrat e makines ne dore, Ti je ne llahtar e mes alternatives. Te ecesh drejte e te shkelesh per vdekje 5 police apo te kthesh makinen majtas e te mbysesh shoferin civil. Ska tjeter rruge te mesme.


Kjo eshte ngjarja. Por nuk eshte ngjarja ajo qe ben poetin apo shkrimtarin- jo, tema ne vetevete dhe zgjidhja e temes, jane thjeshte kozaliteti- shkaku I te shkruarit-- eshte detajimi unik dhe konsequent I vendimit se cilin dhe pse ne ate moment vendosi personazhi yne te vrase, ajo qe ben te shkelqejne apo myken librit qe kemi shkruar.

Jam I sigurte qe shumica e jone perfshire mua vete, do te zgjidhnim ne menyre instinkte, kthimin e makines e shuarjen e nje jete civil per te kursyer 5 jete policesh qe kane 5 familje per te ushqyer.

Por eshte kjo zgjidhje tersisht e moralshme? Pak rendesi ka. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se shkrimtari a poeti eshte avokati mbrojtes I personazhit qe zgjedh dhe mbrojtja nuk vjen nga veprimi a zgjidhja e persoanzhit - kozaliteti- por vjen vetem nga argumenti I shkrimtarit apo poetit se pse behet kjo zgjidhje konsekuncialiste, cfare si ndodh Brenda tij ne ato pak sekonda qe jane turture me permasa shekullore.

E zeme qe shoferi pak para se te afrohej tek policet, pak para se te kthente makine pa se civili ne anen tjeter te policeve nuk qe nje numer statistik (individ I panjohur) por ishte le ta zeme Sali Berisha apo Fatos Nano apo meqe nder ne ka fanatik te semure akoma qe do at lipsnin me qef vdekjen e tyre, e kjo mund te jete subjective, e zeme se qe Bill Klinton apo Barak Obama, civili ne anen tjeter.

Jam I sigurte qe shumica nga ne do te kthenin timonin prap drejt policeve>>>>-- ku shkoi moralizmi I sakrfikimi te jetes se njerit per nje te mire me te pergjithshme?

Por jeta vjen ne forma te ndryshem. Mendo per nje cast qe ti je ulur mbi ata muret e vogla te betonta qe ndajne korsite e autostrades. Diku ne perendim jane 5 police, ne lindje nga Tirana po vjen nje makin me shpejtesi. Ti e sheh, e ndjen, e kupton qe shoferi ka problem alarmant me frenat dhe e di qe do te shkel te 5 police. Dhe e di qe ska zgjidhje tjeter. Ate moment ti sheh ne krahun tend, ulur e perkulur pak drejt rruges, eshte nje burr I vjeter sa nje fuci me dhjame. Ti mund ti japesh nje shtytje fare pak ne rruge. Ai do te bjere para rrotave. Natyrisht qe do te vritet, por makina do frenoi dhe do te shpetosh familjet e 5 policeve. Por jo askush nga ne zdo te mund at bente nje gje te tille. Po pse, pse ku shkoi tashme filozofia e te sakrifikuarit te nje njeriu te vetem per 5 jete?

Por per te shkuar me tej me te njetat fabula, mendoje veten tani se je doctor -kirurge ne spitaling ushatarak te Tiranes. Me duket se ka qene shume popullore. (se di ne egziston akoma) urgjentisht mberrijne 6 pacinet me ambulance. 5 police jane plagosur por mund te shpetojne nese u jepet ndihma e shpejte-- nje civil eshte gati per vdekje. Do nderhjje te menjehereshme ose iku, do te vdese. Para teje mbetet prap e njeta alternative. Mjeko 5 policet shpejt e shpejt civili do te vdes. Ose merru gjate me civilin sa te dal nga rreziku i vdekjes dhe le 5 police te vdesin.

Ose dhe me keq akoma. 5 pacient jane nder dhoma, Te peste gati per te vdekur, kane nevoj urgent per organe, njeri do veshken, tjetri zemren, tjetri pankerasin e tjetri melcine…. Ti ske organe dhe e di qe ato nga momenit ne moment do te thone lamtumire. Por pernjeheresh ti kujtohesh se nje jevg fillikat ka ardhur te jap gjak per para per raki, eshte shendosh e mire si molla, po dremit ne dhomen tjeter sa ka ndenjur ter naten ne mejahne duke pire raki. Mund ti japesh pak narkoze, ta operosh ti marresh organet nje nga nje. Vdes nje jevg drogaxhi por shpeton 5 te tjere……

Ajo qe ben te shkelqej prozen apo poezine tone nuk eshte tema qe levrojme eshte si transmetojme tek lexuesi evolucionin dramatik te zgjedhjes konsekukente.

Krijimet jane gjithmone produkte te konsekuences pertej kozalitetit se kush vjen me pare, qe mbetet pergjithnje pa pergjigje te sakte. Konsekualizmi eshte njeheresh edhe burimi dhe rrjedha, e cdo beme, qe ne shkruajm---dhe shtjellimi, pershkrimi I ngjarjave dhe analiza e brendeshem e karaktereve ska asgje me objekted-Troje- apo personazhet, Azem Galice, - Shkrimet tona jane vetem pasqyre e shpirtit tone qe kur I serviret botes, behet prone e tyre, ne nje mije ngjarje e fytyra, qofshin ata edhe figura historike.


Me fjalet e Kleitti- pyetja eshte;
“… Jam une dhe Arbi ne poeme apo babi, si poet nen skicimin e portreteve tane….”

Pergjigja eshte; - ne cdo fjale jemi ne- eshte vetja jone. E ne jemi Konsekuence e te tjereve mbase, por prap mbetemi ne duke gdhendur veten tone.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi