Nehat Jahiu: TE KROI I HALLES
Faqja 1 e 1
Nehat Jahiu: TE KROI I HALLES
Nehat Jahiu: TE KROI I HALLES
Lufta kishte filluar. Shumë djem dhe vajza kishin
veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare. Trimat e lirisë,
nga të gjitha trojet. Krah për krahu vëllai me vëllanë,
motra me motrën. Vëllai me motrën. Nga çdo vend i
trojeve tona: edhe nga diaspora. Kishin ardhur nga çdo
anë ku frymonte shqipja e bukur. Ku bukës i thuhej
bukë e ujit- ujë. Troç, shqip. Atë natë të muajit maj,
kur lulet kundërmonin aromën e tyre të këndshme
maleve dhe fushave të vendlindjes sime, kur hëna po
bëhej nuse, Ali Shkoza me shokët e tij në vijën e parë
të frontit po bënin luftë. Luftë për liri. Barazi.
Dhe, kur hëna ikte pas bjeshkëve të Karadakut
e dielli po i lëshonte rrezet e tij tek vija e zjarrit, aty
tek lëndinat pranë Kroit të Hallës, do të buzëqesh së
bashku me rrezet e diellit dëshmori i lirisë, Ali Shkoza.
Do ta përqafoj i buzëqeshur lëndinën e bukur të
vendlindjes. Të atdheut të tij të lashtë.
Ai si trim shtrëngoi në grusht dheun e lagur me
gjakun e tij të derdhur. Donte t’i pastronte plagët me
ujin e bardhë si dëbora e bjeshkëve të Karadakut Plak,
që buronte nga zemra e gurit. Aty tek Kroi i Hallës.
Trimi vdes në krahët dhe në prehër të shokëve të tij
të luftës. Ra dëshmor. Amaneti i tij i fundit ishte: Të
varroset aty ku kishte dhënë frymën e fundit. Aty tek
lëndina, mbushur me bar të njomë e me lule tërfoje.
Pikërisht, te ata lisa të gjatë pranë Gurit të Shpuar, ku
barinjtë e vendlindjes mrizonin tufën e deleve. Tek
vendlindja e bukur, ku ruante ende kujtimet më të
bukura, ku kishte vrapuar e luajtur kur ishte fëmijë.
Tek atdheu i tij, ku la amanetin e fundit.
Trimi u varros te Kroi i Hallës, ku dielli lëshon
rrezet e tij të arta, më bukur se gjithkund.
DY LULËKUQE MBI DY VARRE
Avni Shkoza, babai i dëshmorit Ali Shkoza, mori
lajmin e hidhur se djali i tij ishte vrarë dhe kishte rënë
dëshmor në lëndinën e vendlindjes së tij, aty pranë
Kroit të Hallës dhe ishte varrosur aty ku e kishte lënë
vet me gojën e tij amanet. Ai ishte varrosur me duart
e shokëve të luftës, me nderimet më të larta të një
dëshmori. Babai i dëshmorit shtrëngoi dhembjen e
qëndroi i fortë. I biri kishte rënë në fushë të trimave,
në fushë betejë për lirinë e popullit të tij. Ai me
krenari veshi Uniformën e Ushtrisë Çlirimtare, hodhi
pushkën në kraharor e doli nga shtëpia. Avniu, u ngjit
maleve të Karadakut për të arritur tek shokët e djalit,
te luftëtarët e lirisë. Me të arritur, në ato male me lisa
të gjatë, qëndroi një copë herë, u mbush me frymë,
pastaj hodhi vështrimin e lodhur në lëndinat me bar
të njomë e lule të bukura të vendlindjes së tij. Atij
diçka i mungonte, i mungonte shpirti i tij që tani se
kishte më të tijin. Ai dukej sikur sodiste natyrën, por
në të vërtetë i ziente gjaku nga urrejtja për armikun.
Me mallin për djalin që i përvëloi zemrën, u duk një
pik loti në syrin e tij të cilin u mundua ta fsheh. Eh,
malli! Malli dhe dhembja për djalin që s’e gjeti dot mes
shokëve e dashurisë së tyre, po e mbyste. Ai ndjente
thellë në shpirtin e tij, se dikush ja shtrëngonte fortë
zemrën në grusht, ia shkulte e atij i dhembte shumë.
Po bëhej një luftë e vërtetë brenda shpirtit të tij,
por ai me burrëri, i mblodhi forcat dhe me krenarinë
e një patrioti, u përqafua me shokët e djalit. Tani
dëshmor i lirisë.
Ai shkuli një lule të bukur nga lëndina dhe e mbolli
mbi varrin e birit të tij. E mbolli mbi varrin e dëshmorit.
E ujiti me ujin e bardhë e të ftohtë si akulli nga Kroi
i Hallës. E shtrëngoi dheun e varrit fort në grushtin
e tij dhe e puthi me dashurinë më të madhe. Pastaj ia
hodhi përsëri djalit të tij mbi varr. S’vonoi, së bashku me
shokët e Aliut u nisën maleve për të luftuar. U nis nga
ajo lëndina e mbushur me bar të njomë e lule tërfoje, u
nis nga varri i dëshmorit, djalit të tij, Ali Shkozës. Aty
ku për herë të fundit ua kishte lënë amanetin e fundit
shokëve të tij për të vazhduar luftën gjer në fund, gjersa
të arrijë liria. Liria së bashku me rrezet e diellit e të hënës
së vendlindjes e të atdheut të tij.
Krah për krahu me shokët e tij luftoi maleve e
fushave trimi Avni Shkoza. Ai do të luftonte, gjersa
këtyre maleve e fushave t’u vinte erë lirie.
Betejat çdo ditë ashpërsoheshin. Trimat e lirisë
nuk kursenin gjakun dhe jetën e tyre. Për çdo ditë
në fushëbetejë binte nga një dëshmor. Ia falnin jetën
atdheut, lirisë, ardhmërisë. Fushat dhe malet ujiteshin
me djersën dhe gjakun e tyre.
Në ballë të frontit Avni Shkoza. Ky burrë trim
nuk dinte ç’është frika, por ditë e natë luftonte me
pushkë në dorë. Shumë shpesh zbriste aty në lëndinë,
te Kroi i Hallës. Ujiste lulëkuqen që e kishte mbjellë
mbi varrin e dëshmorit, djalit të tij, Ali Shkozës.
Vizitonte varret e të gjithë dëshmorëve maleve dhe
fushave të atdheut që kishin rënë. Përkulej para tyre
me nderim, puthte varret e u thoshte:
-Që të pushoni të qetë bijtë e mi, në vendlindjen
tuaj, në Atdheun e prindërve, gjyshërve, stërgjyshërve,
të parëve, ne, shokët tuaj, do ta çojmë deri në fund
amanetin tuaj. Gjersa këtyre maleve e fushave t’u vijë
erë lirie. Do të luftojmë për çdo pëllëmbë të kësaj
toke, sepse kjo është toka jonë, që shekuj me radhë e
ujitëm me djersë e gjak.
Jehonë kënga maleve e fushave, kënga e lirisë. Në
ballë të vijës së frontit trimi, Avni Shkoza, lufton me
shokët, lufton për liri, për atdhe.
Kur lulëkuqja mbi varrin e dëshmorit Ali Shkozës,
që e kishte mbjellë me dorën e tij, kishte mbirë, ishte
rritur e kishte çelur tek lëndina, aty tek Kroi i Hallës,
kur hëna po bëhej nuse, ra dëshmor dhe trimi Avni
Shkoza. Ai ujiti lëndinën me gjakun e tij, gjakun e një
dëshmori të lirisë. Do t’i lajë plagët me ujin e bardhë
të Kroit të Hallës që buronte nga zemra e gurit të
Karadakut Legjendar.
Avni Shkoza ra heroikisht aty në atë vend, ku ra
dhe biri i tij Ali Shkoza. Shokët e tij të luftës e varrosën
dhe këtë trim me nderimet më të larta, siç i ka hije një
dëshmori të lirisë.
Do ta shtrëngojnë dheun e varrit në grushte.
Do ia puthin dheun e varrit të vendlindjes të lagur
me djersën e gjakun e tij.
Do të mbjellin një lulëkuqe mbi varrin e tij.
Do e ujisin me ujin e Kroit të Hallës.
Shokët vazhdojnë luftën. Amaneti i dëshmorëve
duhet çuar në vend, derisa të fitohet liria. Duhet luftuar.
E mbi varret e dëshmorëve Ali e Avni Shkozës rriten e
çelin dy lulëkuqe. Ujiten e rriten. Me gjakun e tyre, me
ujin e Kroit të Hallës, aty pranë dy varreve, në atë lëndinë
të bukur, të mbushur me bar të njomë e me lule të bukura
tërfoje. Aty tek ata lisa të gjatë ahu çdo mëngjes, çdo
mbrëmje dielli e hëna lëshojnë rrezet e tyre.
Ndërsa bilbilat këndojnë këngën e tyre të bukur,
Dëshmorët e Kombit prehen të qetë në tokën e tyre
të lashtë.
NË OBORRIN E SHKOLLËS
Kur lufta kishte përfunduar, shokët e Ali e Avni
Shkozës shkuan për të vizituar familjen e tyre. Kishin
shkuar për t’i ngushëlluar nënën dhe bashkëshorten e
Ali e Avni Shkozës, Dëshmorëve të lirisë, Dëshmorëve
të kombit, nënën e Besianës dhe të Besianit.
Në mesin e shokëve të luftës kishte edhe shumë
invalidë, që i kishin lënë gjymtyrët e trupit të tyre
maleve e fushave të vendlindjes e të atdheut. Ata ia
kishin falur lirisë, së bashku me gjakun e tyre...!
Pas shumë kujtimeve që evokuan për trimërinë
e dëshmorëve Ali e Avni Shkozës, ata ia dorëzuan
Uniformat e Ushtrisë Çlirimtare që kishin bartur gjatë
tërë luftës Aliu e Avniu. I dorëzuan edhe shumë paisje
të tjera luftarake që ata i kishin bartur deri në çastin e
fundit të jetës së tyre. Rrobat e tyre të shpuara, bërë
vrima- vrima dhe të përgjakura, familja i vendosi në
odën e tyre muze, aty tek kulla pranë oxhakut, ku do
ti ruajnë për kujtim.
Tani, pasi kishte kaluar ca kohë pas përfundimit të
luftës çlirimtare, kishte filluar rindërtimi dhe ndërtimi
i vendlindjes, i atdheut. Aty tek ajo lëndinë e bukur,
mbushur me lule të bukura tërfoje, aty tek ata lisa të
gjatë ahu, aty tek Kroi i Hallës, u vunë themelet e një
shkolle të re. Do të mësojnë vajzat e djemtë e brezit të
ri, do të mësojnë Besiana dhe Besiani. Do të mësojnë
gjeneratat e reja, brez pas brezi dhe do të thithet dituria
në këtë shkollë. Do të rrezojnë dritat e shkronjave
të alfabetit të gjuhës sonë amtare. Do të rrezojnë së
bashku me rrezet e diellit. Hëna që ishte bërë nuse atë
natë kur kishin rënë dëshmorë Ali e Avni Shkoza. Atë
natë kur gjakun dhe jetën ia falën lirisë.
Gjaku i tyre sot do të shndërrohet në rreze drite.
Në rreze të diturisë të brezit të ri. Të kësaj vatre, ku do
të mësojnë dhe edukohen gjeneratat e reja.
Në oborrin e shkollës, aty tek ajo lëndina, tek
Kroi i Hallës, janë dy varre dëshmorësh. Mbi këta dy
varre kanë çelur dy lulëkuqe. Themelet e kësaj shkolle
lëshojnë rrënjë thellë e më thellë në vendlindjen, në
atdheun e tyre, në token e të parëve, në token e ujitur
me djersë e me gjak shekuj me radhë.
Godina e re shkollore kishte përfunduar së
ndërtuari. Muaji shtator kishte ardhur. Zilja shkollore
paralajmëronte fillimin e vitit shkollor. Gëzimi dhe
hareja nuk kishin kufi. Viti i ri shkollor në një shkollë të
re, të bukur, aty tek Lëndina, mbushur me bar të bukur
tërfoje. Aty tek Kroi i Hallës. Aty tek ata dy varret e
dy dëshmorëve. Ali e Avni Shkozës. Do të mësojnë
fëmijët e fshatit Shkozë. Të fshatit dhe vendlindjes së
dëshmorëve të kombit. Ali e Avni Shkozës. Në mes të
lëndinës.
Në mes të oborrit të shkollës dy buste të ngritura
shikojnë të buzëqeshur shkollën e re.
Dy varre. Dy lulëkuqe mbi varre çdo ditë ujiten
me ujin e bardhë të Kroit të Hallës, që buron nga
zemra e gurit të Karadakut të Lashtë e Legjendar. Do
t’i ujisin fëmijët e shkollës.
Do t’i ujis dora e Besianës dhe Besianit, që të mos
vyshken kurrë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Jahiu: JO...
» Nehat Jahiu: N J O F T I M
» Nehat Jahiu:MOS ...
» Nehat Jahiu:PSE?
» Nehat Jahiu: DASMA
» Nehat Jahiu: N J O F T I M
» Nehat Jahiu:MOS ...
» Nehat Jahiu:PSE?
» Nehat Jahiu: DASMA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi