Monda Korca: Puthja e Fundit - Refleksion - nga -Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Puthja e Fundit - Refleksion - nga -Raimonda Moisiu
Monda Korca: Puthja e Fundit - Refleksion - nga -Raimonda Moisiu
….Rrotull qafës kishte po atë varësen e bukur prej floriri. Ai ia pat
dhuruar shtatëqind e pesëdhjetë e dy ditë të shkuara, para se të
ndahej. Floku i saj kafe i errët me fije të verdha nëpër të, ishte
njësoj si atëhere. Sytë e saj larushë, në formë bajame, ruanin
shkëlqimin e dikurshëm. Në atë cast lotët rridhnin nga sytë e saj.
Ngriti kokën lart.Vështronte qiellin blu .
-Sa kohë e bukur!-pëshpëriti
-Po e bukur është. Pse po qan?-e pyeti mashkulli që qëndronte në krah të saj.
-Sepse Ai nuk e ndjen ….ka kohë që nuk e ndjen më pranverën. As verën, as shiun, as dimrin,
-Pse erdhe këtu?
-Dua të jem për disa caste pranë TIJ!
Burri ia nguli sytë. Ajo e ndjeu që ai ishte pranë saj. Mundoheshe t’i shmangeshe vështrimit të tij.
Ishte përqëndruar e tëra nëpër ëndërra. Nëpër ëndëra dhe ëndërrime për ATË.
Me sytë e mbyllur e përfytyronte, - ja aty pranë vetes së saj.
Në varrezë ishte një qetësi absolute. Në mes të saj, aty ku lartësohen
dy blire të mëdhenj dhe degët e tyre vareshin deri poshtë, duke krijuar
një kurorë mbi varret e shumta rrotull tyre. Një nga ato varre ishte e
ATIJ. Ajo u ul pranë gurit të varrit. Vinte aty shpesh e bisedonte me
të. Me potretin e tij. Së paku njëherë në javë. Sillte në mëndje kohën
kur uleshin të dy në mbrëmjet e bukura, në parkun pranë shtëpisë,
bisedonin, qeshnin, luanin, ngacmoheshin, putheshin, luanin kitarë,
këndonin…në errësirë…..
-Vjen shpesh e flet me të këtu?-e pyeti miku i saj.
-Pse, më pyet?
-Sepse janë varre!
-Kur ju dashuroni dikë, ju nuk kini frikë nga të vdekurit, -I tha ajo.
-Ah-tha ai,- i paqartë.
Ajo e dinte që miku i saj në krah, dëshironte ta largonte që aty. Ajo
kishte një natyrë që i impononte respekt e admirim gjithkujt. E
mistifikonin atë. Ajo e pat dashur ATË, që ditën që e pat njohur. Ata
kaluan disa vite, pranvera, vera, vjeshta, dimëra, bashkë ja aty, në
atë qytet të bukur, plot blire, muzikë, serenata, bëlbëzime, puthje,
pëshpërima, mëkatime.Ëndërronin për cdo gjë, për jetën, dashurinë,
intimitetin e tyre. I besonin sekretet e njeri-tjetrit.
AI gjithmonë e thërriste:Pëshpërima ime!
Të gjjithë e dinin që ajo ishte akoma në dashuri me TË, packa se tashmë AI ishte i vdekur!
Ai ishte një talent i lindur! Në shtëpinë e tij i binin kitarës të
gjithë, por më mirë e më ëmbël i binte ai. Mbase ashtu i dukej atëherë
asaj, sepse kur i binte kitarës në prezencën e saj, sytë e tij merrnin
një mallëngjim të mahnitshëm. Ajo sulej ta puthte ngado – në sy, në
buzë, faqeve, flokëve dhe ai nuk e ndërpriste kitarën.
Sapo e ndërpriste më në fund, ai e linte kitarën ëmbël në anë, e merrte
atë hopa , e shtrinte mbi lëndinën me lule, përkulur mbi të, me duart
mbështetur në bar e shihte disa minuta në sy .....
I këndonte ASAJ dhe i dhuronte puthje, puthje pafund.
Muzikë e puthje!
AJO ishte e lumtur që ishte ndër puthjet e TIJ ato çaste!
Ato çaste kur dikush po mundohej ta bënte t’i harronte puthjet e TIJ…
AJO vazhdonte të qëndronte te guri i varrit, duke ledhatuar varësen në
qafën e saj. Varësen që kishte shtatëqind e pesëdhjetë e dy ditë që i
varej në qafën e saj të bardhë e të kolme, dhe që ajo e lëmonte sa hërë
në vetminë e saj.
Ishte gjithshka që i kishte mbetur nga AI.
AI e dinte që e adhuronin ATË!
AJO pyeste veten, se si do të ndjeheshe AI, rreth mikut të saj…
AI nuk ishte tip xhelozi, sepse AI nuk e ndjente të nevojëshme të ishte. AI e dinte që ajo ishte vetëm e tija.
AJO pa me indeferentizëm ng miku i saj që e kishte shoqëruar gjer atje,
në botën e heshtur, melankolike, tërë lotë dhe të trishtuar të
varrezave.
Mbylli sytë.
I mbylli ata, që të shikonte më mirë me sytë e mëndjes.
Që të shikonte ATË…Vetëm ATË…
AI kishte dashuruar shumë – shumë pemët dhe ATË, lulet dhe ATË, barin dhe ATË, drurët dhe ATË, lumenjtë dhe ATË, jetën dhe ATË…
ATË!
Ai e donte shumë….shumë ATË!
Ata putheshin papushim. Bënin dashuri deri në mëngjesin e ditës tjetër.
AI e kishte bërë atë të ndjeheshe cfarë ishte më e mira për të, t’i
tregonte ATIJ, cfarë AJO ndjente për të. I pëlqente t’ja krihte flokët
me gishtat. Edhe tani, ajo e ndjente akoma se si ai e puthte në gushë e
qafë, buzë, gjoksin, në të gjithë trupin…Kujtimi e bëri ATË të dridhej,
sepse e ndjehu kaq pranë, kaq vërtet, dhe AJO e dinte që AI ishte
ftohur tashmë. Kurrë nuk do ta ndjente atë ngrohtësinë, afshin e
puthjeve.
AJO vendosi lulet, ndezi qiririn, dhe nën qiellin blu dhe rrezet e diellit, u përkul mbi potretin e tij.
ATA U PUTHËN!
Puthja e fundit!
-Ohhh-doli i dhimbshëm nga thellësia e shpirtit të saj. Miku në krah, u
përkul. I lëmonte lehtë shpatullat. E kapi nga krahu për ta cuar, por
AJO nuk lëvizi.
-Cfarë po mendon ?-e pyeti.
-Nuk mund të them asgjë për tani-iu përgjigj me atë zërin e trishtuar..
-Për ATË-apo jo?
-Sigurisht.. Dhe rreth asaj se ku unë duhet të jem paskëtaj…..AJO u
cua. Pastroi barrin nga trupi. Miku i hodhi krahun shpatullave të saj,
por ajo i hodhi një vështrim lutës. Ai e hoqi krahun. U tërhoq paksa
mbrapa për një cast. AJO ia nguli sytë potretit të TIJ.
Emrit dhe datës.
Ishte e pamundur ta përqafonte para ATIJ, që disa pranvera më parë pat
qënë i dashuri i saj, i gjallë, i fortë, i dashur, i ngrohtë i ëmbël,
i…i… por – tashmë- në botën e përtejme…
Një fllad i ftohtë e bëri ATË të dridhej…E dridhura hyri thellë,
thellë, deri në kockë… AJO kthehu kurrizin, miku pranë ia hodhi përsëri
krahun rrotull qafës…Ajo u zhyt e tëra në atë përqafim…
Të dy së bashku ecnin në rrugën e ngushtë drejt derës së varrezave. Një
botë e gjallë, e zhurrmëshme, plot ngjyra, dritë e jetë, qarje, qeshje,
lindje, -ishte matanë saj, para tyre…
TË DY patën besuar se forca e dashurisë dhe e ndjesës, zgjimit dhe rizgjimit shpërthen magjishëm e njerëzor
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Kafeqejfi-Tregim-Pjesa e Pare-Nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Ndonjehere......poezi - nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Ndonjehere......poezi - nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi