Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Vallëzim me javën

Shko poshtë

Skender Korça: Vallëzim me javën Empty Skender Korça: Vallëzim me javën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 20, 2010 12:43 am

Skender Korça: Vallëzim me javën 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n



Skender Korça: Vallëzim me javën




Dita e parë


Akordim,

Me një fuqi,

Në mendje stolisa javën

Imazhin e saj

Nga dita e nisur

Jetova vetëm një orë

Të tjerat ishin rrudha të mbetura

Mplakje jave që lash pas

Me dëshpërim të orëve që nuk bëra jetë


Dita e dytë



Në ditën tjetër

Po kërkoja një meteor

Të ngjitesha në bishtin e tij

Javën për ta bërë muaj

Orën e jetuar dje, legjendë

Ditën që po kaloja sot një numërim

Orët bëhen karvan i tundimit

Sikur për një ditë të re

Në aktin e perdes së lëshuar



Dita e tretë


Klithmë e rëndë

Java doli në mes të saj

Po harxhohet me mua

Vetëm një shpresë

Sot jam unë

Dita e java janë kalendar

Shtrydhur mendjesh pa pyetur

Lëng që të bëhet ortek

Për të vjedh jetën nga shpresa e saj



Dita e katërt


Sy të ngulur

Në murin e hijeve

Biseda me zëra jo artikuluar

Flas unë

I përgjigjem unë

Ai hesht

Nëse na bëhet vonë

Shpejt bie dita nesërme

Nata është ndarja e dhimbshme



Dita e pestë


Filluam aty ku e kishim lënë

Retorika fjalësh

Togfjalësha magjik

Duket se je në pavijon çmendurie

Ku sot prijnë njerëzit me dëshirë

Sikur me mëkat të fusin në parajsë

Për të mësuar dallimin me jetën

Bashkë me ditën që erdhi pa asnjë orë

Kur nuk e di kush lëshoi perden e aktit të kryer



Dita e gjashtë


Numërime,

Ditëve të pa jetë

Orëve të goditura në shpirt

Muzg që të kujton një gjelat

Tingull pianoje pa instrumentist

Nata ka filluar

Unë tash më nuk flas asgjë

Hëna sodit shikimin tim

Në pasionin e javës si çmenduri



Dita e shtatë


Rekapitullime të pazakonta

Premton për një javë tjetër

Orët dhe ditën që do të jetosh

Të tjerat janë luks e mos i kërko

Një orë jete në pasionin tënd

Bëhet një novelë

Braktisur nga tempulli i kalendarit javor

Mos ec më në ditën e tetë

Aty niset javë e re...


Skender Korça: Vallëzim me javën 24852_1302363756456_1151332627_30719728_6630651_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi