Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KONFERENCA E V VJETORE NDËRKOMBËTARE E INSTITUTIT ALB-SHKENCA PRISHTINË, MË 1-2 TETOR 2010

Shko poshtë

KONFERENCA E V VJETORE NDËRKOMBËTARE E INSTITUTIT ALB-SHKENCA PRISHTINË, MË 1-2 TETOR 2010 Empty KONFERENCA E V VJETORE NDËRKOMBËTARE E INSTITUTIT ALB-SHKENCA PRISHTINË, MË 1-2 TETOR 2010

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 2:08 pm



KONFERENCA E V VJETORE NDËRKOMBËTARE E INSTITUTIT ALB-SHKENCA


PRISHTINË, MË 1-2 TETOR 2010



THIRRJE



Instituti Alb-Shkenca në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta shkencore, ka planifikuar vazhdimin e organizimit të Konferencës vjetore në Prishtinë më 1-2 tetor 2010.

Temë e tryezës së Konferencës do të jetë:



Shqiptarët dhe Europa 2020 – gjendja dhe perspektiva (institucionet, shkenca dhe shoqëria)



Në këtë temë pritet që të ligjërojnë disa nga personalitetet më të rëndësishme të hapësirës shqiptare: përfaqësues të shteteve, institucioneve shkencore e të biznesit, si dhe të shoqërisë civile.

Ndërsa në kuadër të konferencave të secilit seksion studiuesit do të paraqesin rezultatet më të mira të tyre.



SEKSIONET E KËSHILLIT ORGANIZUES KU JU MUND TË DËRGONI KUMTESAT TUAJA



KËSHILLI ORGANIZUES I TAKIMIT



1. Seksioni i albanologjisë : Emin Kabashi: atakimi2010@yahoo.com

2. Seksioni i shkencave të filozofisë dhe sociologjisë, Sadik Rashiti: fstakimi2010@yahoo.com

3. Seksioni i bujqësisë dhe mjedisit, Qerim Selimi: bmtakimi2010@yahoo.com

4. Seksioni i shkencave të natyrës, Kemal Kurteshi: ntakimi2010@yahoo.com

5. Seksioni shkencave të teknologjisë, energjetikës dhe informatikës: Rexhep Selimi: teitakimi2010@yahoo.com

6. Seksioni i mjekësisë dhe farmacisë, dr. Isuf Dedushaj: mftakimi2010@yahoo.com

7. Seksioni i shkencave politike dhe juridike, Mazllum Baraliu: pjtakimi2010@yahoo.com

8. Seksioni i arteve të bukura dhe kulturës fizike, Haki Xhakli: abktakimi2010@yahoo.com

Seksioni i ekonomisë dhe tregtisë: Refik Kryeziu: ettakimi2010@yahoo.com



Pjesëmarrjen e tyre, studiuesit (pavarësisht nëse janë anëtar apo jo të Institutit), mund ta bëjnë duke marrë pjesë në Konferencë apo duke dërguar vetëm kumtesën.

Për të gjithë pjesëmarrësit pagesa është 30 euro (për një kumtesë) dhe ajo bëhet pasi ta ketë marrë mendimin pozitiv. Kjo pagesë mbulon leximin, redaktimin, recensimin dhe botimin elektronik e të shtypur në letër e të shpërndarë gjatë Konferencës më 1-2 tetor 2010.

Kumtesa duhet të jetë e plotë, apo version i shkurtuar ndërmjet: 7000-8000 shenja dhe mund ta dërgoni të shkruar në gjuhën shqipe, angleze, gjermane, frënge apo italiane. Në të gjitha rastet, titulli duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa kur tema është në gjuhën shqipe nëntitulli dhe rezymeja duhet të jenë edhe në gjuhën angleze.



Të gjitha kumtesat do të pajisen me kod të veçantë ndërkombëtar dhe do të botohen në librin e koduar me ISSN.



Dërgimi i punimit të plotë bëhet më së largu deri më 30 qershor 2010.

Pagesa për punimet e pranuara bëhet në llogarinë e Institutit Alb-Shkenca në Prishtinë, më së largu deri më 15 gusht 2010.



Xhirollogaria

Instituti Alb-Shkenca, Prishtinë, me shënimin Për Konferencën vjetore 2010.

Nr. i llogarisë: 1110245121000125

Pagesa mund të bëhet vetëm me Euro.

Për pyetjet shtesë na shkruani në adresat:

takimi2010@yahoo.com

takimi2010@gmail.com

ose në ato të Seksioneve përkatëse.



KËSHILLI ORGANIZUES I KONFERENCËS SË V VJETORE NË PRISHTINË
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi