“Asnjë shkrimtar shqiptar nuk meriton Nobelin”

nga Gazeta Korrieri
Sipas Akademik Rexhep Qoses asnjë shkrimtar shqiptar që i ka shërbyer diktaturës nuk e meriton Çmimin “Nobel”. Logjika është se shkrimtarëve të konsideruar si autorët e realizmit socialist, iu mungon një ndër kriteret që duhen plotësuar për të marrë këtë vlerësim të lartë, që është humanizmi. Në intervistën që vijon më tej, Rexhep Qosja rrëfen mbi botimet e tij, krijimtarinë dhe momentet e dilemave të ndryshme, ngacmimet dhe synimet që ai ka në lëmin e letrave shqipe, për të dalë kështu te vlerësimi mbi zhvillimet e djeshme e të sotme të letërsisë sonë, këndej dhe andej kufirit. Letërsia shqipe për fat të keq ende nuk është pozicionuar e denjë në nivelin e letërsive të tjera evropiane dhe një gjë e tillë është e dukshme sikundër ndodh në fushat e tjera të jetës. Gjithashtu, Qosja flet edhe mbi piarin e pamerituar, dhe vlerësimet që u bëhen artistëve nga politika për interesat e saj dhe jo në bazë të vlerave që ata krijojnë e përcjellin. Ky fenomen, sipas akademikut të njohur është i dukshëm së pari në Shqipëri, por i prekshëm po kaq edhe në Kosovë. Për këtë dhe të tjera, Akademik Rexhep Qosja jep detaje më të hollësishme në intervistën e mëposhtme.
Z.Qosja, zhanri në të cilin ju keni krijuar, është proza. Pas shumë vitesh krijimtarie, a ka ndonjë moment kur ju keni shqetёsim nëse përmes këtij zhanri e keni dhënë maksimumin?
Edhe kritikët e letërsisë edhe historianët e letërsisë edhe teorikët e letersisë mendojnё se nga të gjitha llojet e letërsisë, romani është lloji që i ofron më së shumti mundësi shkrimtarit. Në roman mund të futen të gjitha: mund të futet poezi, mund të futet dramë, prozë, filozofi. D.m.th romani është forma më e gjerë, më sintetike, përmes së cilës mund të thuhet shumë. Unë kam shfrytëzuar romanin për të shprehur mendimin, qëndrimin tim, botëkuptimin, pikëpamjet e mia, për të trajtuar jetën. Nuk besoj se e kam arritur atë që kam synuar.
A e keni arritur qëllimin potencial në krijimtarinë tuaj?
Sigurisht qё jo. Njeriu krijon gjithë jetën dhe në qoftë se do të mendonte se e ka arritur maksimumin, në qoftë se do të ishte i vetëkënaqur, atëherë praktikisht do tё humbte motivet për krijimtari të mëtejshme. Është në natyrën e krijuesit që të dëshirojë më shumë, të aspirojë më shumë, që të jetë i pakënaqur me vetveten. Nuk mund të them se i kam shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Shpresoj që të kem edhe ndonjë vit jete dhe t’i sendërtoj edhe disa dëshira krijuese.
Kritikët kanë vlerësuar se brenda përvojës tuaj personale, në krijimtarinë tuaj është edhe përvoja e Fjodor Dostojevskit, Prustit etj... Është e vërtetë?
Njeriu mëson gjithë jetën. Edhe në qoftë se nuk merret me krijimtari, njeriu mëson. Mëson prej të tjerëve, mëson prej përvojës së të tjerëve, mëson prej të kaluarës, mëson prej të tashmes. Krijuesit mësojnë prej paraardhësve të tyre, prej bashkëkohësve të tyre. Shkrimtari i madh gjerman, Gëte, e ka një mendim, në të cilin thuhet:” Vetëm budallenjtë mendojnë se janë origjinalë në të gjitha pikëpamjet, se janë plotësisht origjinalë”. Ta marrim shembull dramën. Ne shkruajmë dramë, por para nesh dikush ka shkruar në formën e dramës. Ta marrim romanin. Ne shkruajmë roman, por para nesh dikush ka shkruar në formën e romanit. Kjo domethënë se ne mësojmë prej të tjerëve. Shkrimtarët që ju përmendët, Dostojevskin dhe Prustin, i kam lexuar, por a janë pikërisht këta shkrimtarë prej të cilëve kam mësuar më së shumti, nuk e di. Janë disa shkrimtarë të tjerë që i kam lexuar dhe që i adhuroj. Njeriu edhe mund të mos ta dijë se cili shkrimtar mund të ketë ndikuar më shumë në krijimtarinë e tij. Prandaj nuk e përjashtoj që edhe përvoja e atyre dy të përmendurve është shprehur në krijimtarinë time.
Jeni shkrimtar dhe kritik i letërsisë. Njëri nga poetët tanë thotë se po përballemi me një krim kulturor. A mendoni se po bëhet një kritikë e mirëfilltë ndaj krijimtarisë së shkrimtarëve sot?
Nuk jam i sigurtë se mund të thuhet ashtu: se përballemi me një krim kulturor. Kjo është një shprehje shumë e fortë në kuptimin negativ. Nuk do ta përdorja shprehjen “krim kulturor”. Por, do të thosha se kemi mjaft arsye që të jemi të pakënaqur me kritikën tonë të sotme. Kemi arsye të jemi të pakënaqur me pozitën e krijimtarisë në përgjithësi dhe me pozitën e kulturës në përgjithësi. Kemi një shpërfillje të kulturës, si një prej veprimtarive shumë të rëndësishme në jetën e një populli, një kombi, në jetën e një shteti. As në Shqipërinë shtetërore as në Kosovë, në kulturë nuk investohet sa e meriton kjo e fundit. Unë para disa ditësh lexova se Austria investon në kulturë shumë më tepër se në ushtrinë e saj. Pra, kemi arsye të jemi të pakënaqur me pozitën e kulturës, por ka arsye që edhe shkrimtarët të jenë të pakënaqur me kritikën letrare. Nuk kemi kritikë e cila merret me letërsinë shqipe si tërësi. Kemi kritikë që shkruajnë për veprat letrare që botohen në Shqipëri, në Kosovë apo Maqedoni, po sikur mungon kritiku që shkruan për vepra letrare në gjuhën shqipe pavarësisht ku botohen. Kjo do tё thotё se kritikët shkruajnë duke pasur parasysh përkatësinë shtetërore, madje dhe krahinore!
Mund të vërehet se disa kritikëve ua degjeneron, ua deformon mendimin edhe më shumë përkatësia partiake. Nuk e përjashtoj mundësinë që disave fatkeqësisht ua deformon mendimin edhe përkatësia fetare. Dhe këto janë përkatësi kufizuese që e dëmtojnë kritikën dhe kulturën kombëtare në përgjithësi. Shkurt e thënë, nuk kemi arsye të jemi të kënaqur me kritikën letrare sot si as me kritikën e arteve të tjera apo kritikën shkencore.
Vepra juaj “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, deri më tani është vepra më e përkthyer dhe më e mirëpritur në botë. Po veprat pasardhëse mendoni që janë të këtij niveli apo duhet pritur për t’u vlerësuar meqenëse që janë botuar më vonë?
Romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, është vёrtet vepra ime më e përkthyer. Është e përkthyer në disa gjuhë dhe mund të them se relativisht është pritur mirë. Në disa vende është pritur shumë mirë, në disa vende është pritur mirë, në disa, ndërkaq, nuk ka pasur ndonjë reagim ndaj saj. Nuk mendoj se është romani im më i mirë. E kam shkruar në një moshë më të re dhe në kushte shumë të veçanta. Ndoshta pa një përvojë që e kam fituar më vonë. Mendoj se dy romanet e mia të mëvonshme “Një dashuri dhe shtatë faje” dhe “Nata është dita jonë”, janë romane më të mira sesa “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Por romani i parë ka pasur një fat të tillë të mirë ndoshta edhe pse është botuar në vitet 70. Ka trajtuar presionet e shtetit mbi intelektualët, përndjekjet e intelektualëve, format e stalinizmit në jetën tonë, dhunën e UDB-së ndaj shqiptarëve dhe kjo ka qenë shumë tërheqëse për lexuesit, por edhe për opinionin e huaj. Sigurisht se përmbajtja e saj, kuptimi i saj, mesazhet e saj, kanë ndikuar që të jetë ashtu e përkthyer e diku diku e mirëpritur. Por nga ana estetike, konsideroj se romanet e mia që përmenda, janë artistikisht dukshëm më të mira sesa “Vdekja më vjen prej syve të tillë”.
Si studiues i letërsisë shqipe, a mendoni se një shkrimtar shqiptar me krijimtarinë e vet letrare e meriton çmimin Nobel për letërsi?
Çmimi Nobel për Letërsi, u është dhënë dhe u jepet shkrimtarëve të ndryshëm të letërsive kombëtare, me disa kritere. Ato kritere nënkuptojnë, e para, vlerën artistike të një vepre për të cilën jipet apo të krejt krijimtarisë së shkrimtarit; e dyta, humanizmin e asaj vepre dhe, e treta, teknikat e reja krijuese, novatorizmin, të renë që sjell në procedimet e veta ai shkrimtar. A mund t’i bashkojmë këto të tria te një shkrimtar i yni, nuk e di, mund të mendojmë për këtë. Ne mund të themi se ky ose ai shkrimtar e meriton Nobelin me vlerën artistike të disa veprave por, në qoftë se ai shkrimtar i ka shërbyer, të themi, diktaturës, i ka shërbyer dhunës dhe ashtu u ka shërbyer shumë të pavërtetave, me të cilat mbahet diktatura, atëherë ai shkrimtar e ka tradhtuar humanizmin. Nuk është e lehtë të gjenden të gjitha vlerat e përmendura te një shkrimtar i yni sot. Megjithatë, unë them se letërsia shqipe ka shkrimtarë që e meritojnë Nobel-in. Pse them kështu? Nobeli, u është dhënë edhe disa shkrimtarëve, që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për letërsinë botërore. Fjala vjen, shkrimtari italian, Dario Fo, nuk është ndonjë shkrimtar i shquar botëror. E mori çmimin Nobel dhe pothuaj u harrua. Shkrimtarja austriake Jelinek, po ashtu, nuk është ndonje shkrimtare e shquar botërore. Tek e fundit, Nobel-in, nuk e kanë marrë Tolstoi, Kafka, Xhojsi, sado qё kanë jetuar në kohën kur ai çmim është dhënë. Nuk e kanë marrë edhe shumë shkrimtarë të mëdhenj, por ka ndodhur që ta marrin shkrimtarë, që janë harruar dhe nuk përfaqësojnë krijues të veçantë në letërsinë botërore. Më në fund e ka marrë edhe Shollohovi i cili, si po shkruhet pas rënies së komunizmit, nuk ishte ndonjë shkrimtar posaçërisht me merita. Për më tepër, po shkruhet se ishte shkrimtar që i shërbente shumë përulshëm Stalinit e kjo domethënë diktaturës më gjakatare në histori!
Jeni konsideruar “Baba i Kombit”. I jeni mirënjohës popullit për vlerësimin që ju ka bërë?
Nuk e ka bërë populli atë vlerësim. Ky nocion është përdorur për mua prej gazetarëve të ndryshëm, prej publicistëve dhe individëve të ndryshëm, në situata të ndryshme. Në radhë të parë, në kohën kur ne bënim përpjekje për pavarësinë e Kosovës. Kishim një Lëvizje, që bënte përpjekje këtu edhe në botë, për pavarësinë e Kosovës. Sigurisht se shkrimet e mia, veprimtaria ime, kanë ndikuar te disa autorë, gazetarë, publicistë që ta përdorin këtë nocion për mua. E kanë përdorur tanët dhe e kanë përdorur të huajt, por unë them se ky është një nocion i gabuar. I përdorur pa të drejtë, gabimisht. Asnjë popull, asnjë komb nuk ka nevojë për Baba. Popujt, kombet janë mjaft të pjekur, të mençur dhe nuk iu duhet farë Babai. Janë vetë babai e biri. Për fat, këtij nocioni të përdorur në një kohë, tash i ka kaluar koha dhe është harruar.
Epiqendra e romaneve tuaja “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “ Nata është dita jonë”, është intelektuali shqiptar. Si duhet të jetë një intelektual i mirëfilltë në raport me shoqërinë?
Siç thashë, në veprat e mia kryesisht kam trajtuar fatin e intelektualit shqiptar. Në radhë të parë, në kushtet e Kosovës, në kushtet e shqiptarëve në ish - Jugosllavi. Regjimi jugosllav iu është frikësuar intelektualëve shqiptarë, i është frikësuar mendimit të tyre dhe rolit të tyre, u është frikësuar përpjekjeve të tyre për emancipimin e popullit, ngritjen e vetëdijes së popullit dhe aktivizimin e popullit në Lëvizjen Kombëtare për pavarësinë e Kosovës. E kam trajtuar, pra, fatin e intelektualit që ka rezistuar ndaj atij pushteti, ndaj atij regjimi dhe fatin e intelektualit që ka rënë viktimë apo, më në fund, fatin e intelektualit që ka hequr shumë, por që më në fund është larguar prej vendlindjes së vet dhe ka rezistuar prej një vendi tjetër. Kjo shpreh një koncept timin për intelektualin. Intelektuali duhet të jetë i pakënaqur me gjendjen aktuale. Gjithmonë duhet të mendojmë se nesër mund të jetë më mirë sesa sot. Pra, intelektuali është ai që përpiqet për më mirë, që shpreh qëndrimet e veta, pikëpamjet e veta, kundër të padrejtës, kundër shpërfilljes së njeriut, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, kundër shfrytëzimit të njeriut, kundër gënjeshtrave individuale e kolektive e të kёqijave të tjera në jetën shoqërore, që mund të jenë pra morale, shoqërore, metafizike... Ai mbron të vërtetën kurdo e kudo.
Konsideroheni si shkrimtar me mendim shumë të thellë, me një alegori e me metaforë shumë të zgjeruar. A do të thotë përdorimi i këtyre figurave në veprën tuaj, që ju i drejtoheni një klase të caktuar të shoqërisë?
Nuk i drejtohem një klase të caktuar të shoqërisë. Shkruaj për lexuesin, për të gjithë lexuesit mundësisht. Sa më shumë lexues të ketë, shkrimtarit i vjen më mirë. Pra, shkruaj për të gjitha ata, që do t’i lexojnë librat e mia. Shkruaj për t’u shprehur, për të thënë atë që dëshiroj ta them, shkruaj për të shprehur moskënaqësitë që mund të kem. Nuk thuhet kot se e keqja e frymëzon krijimtarinë më shumë sesa e mira. Por, për t’u përgjigjur në pyetjen tuaj unë do të them shkurt: shkrimtari nuk duhet ta ulё nivelin e shprehjes së vet, të krijimtarisë së vet, për hir të këtij apo atij lexuesi. Ai duhet të mendojë se lexuesi duhet të ngrihet që ta kuptojë e ta përjetojë veprën e tij. Pra, jo ta zbresim krijimtarinë, por të dëshirojmë lexuesin i cili do ta shijojë, do ta përceptojë drejtë veprën letrare – artistike.
Sa jeni i kënaqur me pozitën e letërsisë shqipe në botë dhe Evropë?
Para disa ditësh, unë kam pasur një ligjëratë për letërsinë shqipe në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ndaj së cilës mandej pati shumë reagime. Pati reagime ndaj një fjalie të vetme që e kam përdorur në atë ligjëratë. E ajo ishte fjalia, se letërsia shqipe nuk e ka arritur ende nivelin artistik të letërsisë evropiane. Pra thashё: letërsia shqipe nuk e ka arritur nivelin artistik të letërsisë evropiane. Kur them letërsia shqipe, mendoj për letërsinë shqipe prej Buzukut e deri sot. Mos harroni, nuk jam unë i pari që e kam shprehur këtë mendim. Para pesë ose gjashtë vjetësh, historiani i letërsisë shqipe, albanologu i njohur Robert Elsie, ka bërë një punim për letërsinë shqipe dhe e ka botuar në një revistë, më duket, në Shkodër, në të cilën thotë se letërsia shqipe është si të gjitha të tjerat në jetën shqiptare. Si ekonomia, si kultura, si politika, si urbanizmi, si jeta, ka nivelin e tyre në përgjithësi. D.m.th, ka shprehur mendimin se letërsia shqipe, ka një nivel ashtu siç e kanë edhe këto fushat e veprimtaritë e tjera. E këto tё tjerat, mos të harrojnë se çfarë niveli kanë. Mos të harrojmë se ne jemi vendi më i varfër në Evropë, me ekonominë më të pazhvilluar në Evropë, me urbanizmin më të pazhvilluar në Evropë etj, etj. Po e përsëris: letërsia shqipe nuk e ka nivelin e letërsisë evropiane dhe, njëkohësisht, letërsia shqipe nuk është e përkthyer sa duhet në gjuhë të tjera. Ka ndonjë shkrimtar që është përkthyer më shumë dhe kjo në saje të përpjekjeve të shtetit që ai shkrimtar të përkthehet, apo të lidhjeve të atij shkrimtari. Ne sot jemi dëshmitarë të një dukurie: ka shkrimtarë, që vetë i përkthejnë shkrimet e veta dhe mandej i botojnë në gjuhë të tjera dhe këto përkthime, po lexojmë, po dëgjojmë, janë shumë të dobëta. Te ne nuk ka një interesim shtetëror, shoqëror për përkthimin e letërsisë shqipe dhe për prezantimin e krijimtarisë letrare dhe shkencore shqipe në gjuhë të huaja. Dua ta përsëris, e kam shkruar dhe e kam thënë, se shtetet e Ballkanit, kanë këshilla të veçanta, komisione të veçanta në ministritë e tyre të kulturës, të cilat merren me përzgjedhjen e veprave letrare e shkencore, që do të përkthehen në gjuhë të huaja dhe përkthimin e tyre, mandej, botimin e tyre në gjuhë të tjera, e financojnë vetë ato ministri. A ngjan kjo te ne? Jo, jo! Shteti ynë nuk interesohet për këtë punë fare. As Shqipëria as Kosova! Ministritë tona nuk e mendojnë këtë fare, prandaj mund të jemi shumë të pakënaqur me pozitën e letërsisë shqipe në Evropë dhe në botë. Edhepse niveli artistik i letërsisë shqipe në krahasim me letërsinë evropiane dhe letërsinë botërore është ende modest, prapë ka vepra që do të duhej të përktheheshin e të botoheshin në gjuhë të huaja.
Kujt do t’i drejtoheshit si model për nivelin e letërsisë sot?
Për nivelin e letërsisë shqipe në Evropë, unë do t’iu drejtohesha shkrimtarëve Hose Saramago, njё shkrimtar portugez, qё jeton shpesh edhe në Spanjë, shkrimtarit italian Umberto Eko, shkrimtarit gjerman Gunter Gras, shkrimtarit pakistanez Salma Ruzhdi, që ka jetuar në Angli, e tash thonë që jeton në Nju Jork. Këta, për mendimin tim, janë 4 shkrimtarët më të mëdhenj, të gjallë, të Evropës sot. Veprat e tyre përcaktojnë nivelin e lartë artistik të letërsisë evropiane. Pra, kur mendoj për letërsinë evropiane, në radhë të parë iu drejtohem këtyre 4 shkrimtarëve. Natyrisht janë edhe disa shkrimtarë të tjerë që unë i konsideroj të mëdhenj, mjerisht ende të papërkthyer në gjuhën shqipe. Njëri quhet Mishel Turnje, është shkrimtar i madh, prozator i madh, e tjetri quhet Zhan D’Ormeson. Janë shkrimtarë të mëdhenj, për të cilët botuesit tonë, fatkeqësisht, nuk kanë treguar interesim. Atyre 4 shkrimtarëve të mëdhenj që i përmenda ua bashkoj edhe këta dy shkrimtarë të mëdhenj francezë. Veprat e tyre janë veprat që shënojnë nivelin e letërsisë evropiane sot. Për të arritur të niveli artistik i këtyre veprave, letërsisë shqipe do t’i duhet kohë e gjatë.
Po për çmimet që ndahen për letërsi, a u ndahen njerëzve qё e meritojnё apo është bërë komercializëm edhe ndarja e çmimeve për letërsi?
Çmimet zyrtare që jepen prej ministrive tona në Tiranë e në Prishtinë, e keni parë, e keni lexuar besoj, zakonisht, u jepen njerëzve të partive, të cilave iu përkasin edhe ministrat e ministrive. Ndoshta në Tiranë, ndonjë emër ka dalë prej atij rrethit partiak sivjet, përndryshe nё të gjitha rastet, çmimet i kanë marrë anëtarët e partive, të cilave u takojnë edhe ministrat. Kjo po përsëritet në dëmin e letërsisë dhe në dëmin e kulturës në përgjithësi. Por, edhe çmimet e tjera që jepen, zakonisht, jepen duke pasur parasysh përkatësi e lidhje të ndryshme etj. Domethënë: si në kohën e komunizmit ashtu edhe tani, në kohën e demokracisë, institucionet tona shtetërore e vlerësojnë dhe e shpërblejnë letërsinë me kritere partiake të partisë në pushtet. Dhe, ky quhet totalitarizëm i pseudopluralizmit. Si në komunizëm edhe tani kritikët dhe shkrimtarët e partishëm e kryejnë përkushtueshëm pjesën e tyre të punës në shërbim të këtij totalitarizmi! Mjerisht!
Ç’ka do t’i thonit shkrimtarëve dhe kritikëve të letërsisë?
Në këtë pyetje mund të jepen përgjegje të ndryshme, por megjithatë unë do të shqiptoja një fjali të vjetër të romakëve: “ Asnjë ditë, pa një rresht”.
A jeni duke shkruar ndonjë libër të ri?
Mos kërkoni t’ju flas tani për librin që jam duke e shkruar. Folkneri e ka një fjali që e dua shumë: “Libri që tregohet përpara, nuk shkruhet kurrë”.
Diçka për fund?
Për fund? Është një mendim i shkrimtarit të madh francez, Romen Rolan, që unë e kam vënë si moto në disa vepra të miat, që e dua shumë dhe që po e përsëris edhe sot në këtë bisedë me ju, në fund të këtyre pyetje interesante gjithsesi. Ky është mendimi: “Duhet të mendojmë ndershëm, vetëm ndershëm, qoftë edhe kundër të gjithëve, sepse ashtu mendojmë për të gjithë”!
(Marrë nga botimi “Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”, i autores Vera Pelaj, gazetare në radion “Blue Sky” të Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë. Libri u promovua të enjten në Tiranë.)
Rexhep Qosja (1936)
Është një figurë poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti. Spikat për talentin dhe erudicionin. Lindi në Vuthaj. Mbaroi Fakultetin Filozofik, dega Gjuhësi-Letërsi në Prishtinë. U specializua në shkencë letrare në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Mbrojti tezën e doktoraturës në Prishtinë me monografinë “Asdreni – jeta dhe vepra”. Punoi në Radio-Prishtinë, mandej në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në fillim si asistent, mandej si punonjës shkencor, këshilltar shkencor, drejtor i Institutit, profesor ordinar i Fakultetit të Filozofisë, shef i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë i këtij fakulteti. Punoi edhe si kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. U mor me krijimtari kritike dhe letrare që nga fillimi i viteve 60. Ka shkruar kritikë letrare, studime nga historia e letërsisë, monografi, prozë, dramë, eseistikë. Nën kujdesin e tij janë botuar veprat e plota të shkrimtarëve të traditës Naimit, Asdrenit, Nonda Bulkës. Nga veprat e tij kryesore mund të përmendim: Episode letrare, 1967, Dialogje me shkrimtarët, 1968, Kritika letrare, 1969, Antologji e lirikës shqipe, 1970, Kontinuitete, 1972, Asdreni – jeta dhe vepra (monografi), 1972, Panteoni i rralluar, 1973, Vdekja më vjen prej syve të tillë (roman), 1974, Shkrimtarë dhe periudha, 1975, Anatomia e kulturës, 1976, Mite të zhveshura, 1978, Prej tipologjisë deri te periodizimi, 1979, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi, vëll. I, II, III, 1984-1985. R. Qosja ka dhënë një ndihmesë të veçantë me mendimet e tij origjinale në shkencën letrare shqiptare. Jeton në Prishtinë.
Intervistё/ Flet Akademik Rexhep Qosja

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi