Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT !

Shko poshtë

Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT ! Empty Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 23, 2010 1:22 am







Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT ! 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n

Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT !


Në shtyllën hipokrite valon flamuri i djallit
fitore kërkojnë lalashët , lidhin rrjet të zi,
për të sjell nyjet që janë lakore njerzimi
të shkëlqejne gjaksorët mbi kufoma !


Sa lart ngjiten me thirravajë për të vënë shenjat
të harrojnë Jusufin, Ukshinin , Avniun , Naserin...
Për Janis e për Andriqë, për Ivana e për Bregoviqë lidhen
të shpërblejnë stratofinë që ndoqi e dhunoj zërin shqip!

Nëpër postbloqe perndjekjesh lindi vargu i blertë
për Kosovën e pergjakur, Iliridën që shtrydhet e ndrydhet !
Në Pegas marrin pjesë shehirat e Titos , shpërblehen !
Në Psikostil rrënohen qëndrimet me juri të njëanshme!

Sa vuajtje , lot e pikëllim , sa dhunë e terror përjetoj
vargu i ndarë me kufi, censurokuqët e dijnë !
Ende janë të yshtur të mbahen me krrokama,
tek lëshojnë thirravajë se janë gjaku shqiptar!

Ende rendin nëpër labirinthe të krijojnë misterin
se mbulojnë krimin, shpirtin e shkretuar, të shitur !
Edhe atëherë kur në horizont dalin si bulëza
lirikat e dhembjes, që ua shkëlqejne plagët martirëve !








Ps. ky mellef lindi nga kjo përditshmeri krijuese. Analizojeni pak.
Harrohen krijueset , pa u bë asnjë përkujtim ! Nesër është 20 Vjetori i
vrasjes se poetit të ri Naser Veliut. I harruar deri në pakuptim! Si
përkujtimet e krijuesve si Jusufi Gervalla, Avni Elmazi, Shaban
Xheladini. E vërteta është se nuk janë vëllimor e të shpërblyer me
Nobel si Janis Ricosi, që vloi për të e per mbesen e tij !!!, ne kohen
kur zeri kercenues i pjelles greke kerkon te beje litarë zorrret e
shqiptarëve,ndoshta neser do të vloje ne Tirane edhe per Andriqin e
Kërlezhën...!
Le të mos flasin asgjë për bijtë që përmenda , se atyre u shkëlqejnë plagët që morën për Shqiptarinë, u flasin vuajtjet!

Kur një poete nga Kosova, prin me votime në Psiko stil, edhe juria ndërrohet !
Kur mbahet Pegasi , atje ftesa kanë Beganoviqët dhe hiqët !
Argatët e Todor Çallovskit e të Gane Todorovskit !

Ose, mundet një Bregoviqi ti jepet dhe çelësi i Arte i Tiranës. Krijuesit e Ilirides nuk jane askund! Por edhe të Kosoves... !

Arsyetime ka! Nuk dijnë për to! Sespe rrjeti i nëntokës së UDB-es nuk ka fol mirë për ta!


Gjakush Tana: VALON FLAMURI I DJALLIT ! 23472_1238255758395_1289294870_30553830_7970651_n
Pasi
autoritetet na kthyen nga Italia,këtu jemi ne Anijen Liburnum, gjate
pergatitjes per promovimin e Librit " Idrizova shtepia e Ferrit" nga
Avni Elmazi ,, dalja e te cilit u be pas nje viti vrasjeje ne rrethana
misterioze, Ne Itali, ku mergimtaret i ngritën Plaken Perkujtimore te
Shqiperisë etnike. Atje , pas nje viti vdekjeje te ketij martiri, qe
kishte shkruar edhe librin ne qelite e burgut famkeq te Idrizoves per
11 vjet rresht, u nisen shoket e idealit . Por, me intervenimin e
sllaveve , ky grup u malltretua edhe ne Durres kur hipte ne anije, por
edhe ne Bari ku u mbajtë 5 ore perpara kallashnikoveve te policies
italiane me kerkese te kthehen serish. Ne Anie, Kapiteni Franc, nje
Slloven, duke kuptuar te verteten, ne Katin e trete te saj, na beri të
mundur mbajtjen e promovimit te vepres se tij, dhe perkujtimin e
njevjetorit te vrasjes!


Ja disa pjesemarres , qe kaluan ditet e burgut ne Shllajferine te Idrizoves:

Fadil Bajrami, Shaban Xheladini, Zaim Beqiri, unë, Sabriu dhe Sherif Konjufca
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi