Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes''

Shko poshtë

Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes'' Empty Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes''

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 25, 2010 11:37 pm




Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes'' U1_IbrahimRugova
Dr. Ibrahim Rugova duke shfletuar revistën tonë: A guxoj ta marr!?- emër i madh është ky “Shqipëria etnike”

Monumenti “Nënë Tereza”- “TEMPULLI I PAQES”


/VIZITA E DELEGACIONIT TONË TE KRYETARI DR. RUGOVA (30.5.2001);

në emër të Mërgatës shqiptare, Kryearin e përshëndeti dhe e përqafoi zonja Vitore Stefa- Leka/



Nga Kadri Mani



Sikur
që sot qendra e Prishtinës së Vjetër është te Monumenti “Skëndërbeu”,
nesër qendra e Prishtinës së Re do të jetë te Monumenti “Nënë Tereza”
në fshatin Zllatar, tok me fshatin Matiçan.


Ky
ishte proejekti i Kryetarit tonë legjendar, Dr. Ibrahim Rugova, dhe ne
ishim të ftuar të merrnim pjesë në atë ditë të shënuar.


Pra,
ishte muaji lulëzor (30.5.2001) me lule e me lumaqe, e ne pjesë e asaj
hareje natyrore-shoqërore, po festonim, po galdonim e po bënim fotogafi
kujtimesh e mbresash të ekipit tonë bashkë me Kryetarin tonë! Vërtet
saze s’kishte, por atë mangësi po e plotësonte për mrekulli kori i
shpezëve...






Vitore Stefa mbi konvenjin e UAMI-it në Udine



17. April 2010



Nga Emil Lafe

encikloped@yahoo.com



Shqiptarët
në mërgim nuk janë ndarë sipas përkatësisë fetare as në kohën e
Turqisë! Ç’janë këto ide të mbrapshta? A nuk ka motive të tjera për t’u
bashkuar në shoqata? Pse duhen ndarë Shqiptarët e mërgimit sipas feve?
Pikërisht në mërgim, më shumë se kudo, feja e shqiptarëve është
SHQIPTARIA dhe ATDHETARIA!


Emil Lafe



Vitore Stefa mbi konvenjin...



Nga Ismail Iljasi

ismaili69@yahoo.com



I
nderuar z Kobellari dhe i nderuar Emil Lafe, dëshiroja të them diçka sa
i përket takimeve apo mënyra e takimeve. Është e vërtetë dhe pozitive
që të mblidhemi për të bërë gjëra të mira edhe për besimin...
njëkohësisht është më së e vërtetë që feja e shqiptarit është
shqiptaria. Pra dua të them, por nuk e kam për të kritikuar mendimet
tuaja, dua të them mendimin tim të sinqertë dhe pa prapavi apo kahje,
apo anim. (thuhet dhe gjithmonë flitet që bashkësitë fetare në gjithë
botën që të komunikojnë, të marrin pjesë nëpër festa, kremtime apo
përkujtime: mua një gjë ma turbullon qartësinë e fjalës, se si mundet
që të bashkohen mendimet dhe programet, kur janë në kundërthënie me
njeratjetren... Ajo që dua të them se në favor të kombit është që të
kemi shoqata kombëte, ngase ato shoqata nuk dallojnë përkatesinë fetare.


Mirëqofshi dhe shpresoj që të mos jem i këqkuptuar...

Me nderime,

Ismail Iljasi

http://it.geocities.com/ismaili69/



NJË TAKIM ME MBRESA TË PAHARRUARA



Nga Vitore Stefa Leka



Në një nga ditët e bukura të fillimit të prillit, në qytetin turistik Lignano Sabbiadoro (Udine) për dy ditë rresht u zhvillua takimi i UAMI-t (Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali).


takimin e UAMI-t nuk kishte vetëm Muslimanë, por dhe pjesëmarrës të
religjioneve të tjera, gjë që tregon se çfarë thesaresh ka kultura
njerëzore. Që të gjitha
Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes'' U1_IbrahimRugova-KadriMani
Kadri Mani me një
grup vizitorësh te Dr. Ibrahim Rugova, 30.5.2001: Kryetari ju shpjegon
për vlerën e xeheve dhe ju thotë: Merrni gjithë çka të ju pëlqejë!
fetë predikojnë mes të tjerash dhe tolerancën, mirësinë, dashurinë njerëzore, mëshirën dhe devotshmërinë për të tjerët në emrin e ZOTIT.


Kështu
kanë qenë fetë që në zanafillën e tyre, që në daljen në skenë të
profetëve. Megjithatë, njerëzimi ka provuar në kurrizin e tij shpatën e
kryqtarëve dhe jataganin siç provon sot përplasjet fetare në Irlandë,
Spanjë e vende të ndryshme të Afrikës, deri te aktet terroriste që
bëhen në emër të Kur’anit, duke iu kundërvënë Atij në mënyrë
skandaloze.


Kultura
po i afron njerëzit gjithnjë e më shumë në rrugën e Zotit, siç
predikojne librat e shenjtë dhe klerikët e kulturuar si dhe përçuesit e
vërtetë të fjalës së Zotit nga të gjitha fetë.


Takimi
në fjalë, u zhvillua në ambjentet e Hotel Getur më datat 3-4 prill.
Perveç pjesëmarrësve të shumtë nga gjithë qytetet e Italisë, nuk
munguan dhe mysafirë të rrallë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia,
si: Dr. Shefqet Krasniqi dhe Zekirja Bajrami, Imam në xhamine kryesore
të Shkupit. Nuk munguan dhe përfaqësues të shoqatës së Palestinës
(Giovani Europei per la Palestina - GEP) me përfaqësues Dr. Taned
Demaj, si dhe përfaqësues të GMI (Giovani Muslumani d'Italia) dhe Scouts Musulmani të cilën e prezantoi Jasin Baradey.


Fjalën e hapjes së konvenjos e mbajti kryetari i UAMI-t Dr. Alfred Aga dhe menjëherë pas tij , foli për rëndësinë dhe qëllimin e krijimit të UAMI-t Hamza Roberto Piccardo,
gazetar, publicist dhe poet. Është nga Imperia, i kthyer në fenë islame
30 vjet më parë, Hamza Piccardo veç disa librave dhe përkthimeve të
ndryshme fetare në Italishte, ka përkthyer librin e shenjte të
Kur'ani-t po në Italishte. Ndërsa njihem me këtë fakt, zmera ime
fluturon përtej adriatikut, në Atdheun tim të shtrenjtë ku ka ndodhur
gjëja më spetakolare që ka ngjanë ndonjëherë në historinë e përhapjes
së këtij LIBRI të Shenjtë të myslimanëve. Askund
tjetër nuk ka ngjarë siç ka ndodhur në gjirin e popullit tim, për të
cilin rreh kjo zemra ime prej emigranti. Pra, ka qenë një Kristjan ai
që e ka përkthyer Kur'ani-n në gjuhën shqipe. Ilo Mitko Qafzezi nga
Korça. Për fat thuajse asnjeri nga pjesëmarrësit nuk e dinte një fakt
të këtillë domethenës që vjen nga një popull aq i bukur si populli që
më ka lindur dhe mua.


Në ligjeratën e tyre, Shefqet Krasniqi dhe
Zekrija Bajrami u përqëndruan më shumë në lidhje me vëllazërimin që
mëson feja islame mes njerëzve. Te respekti që duhet pasur për fetë e
tjera dhe kërkuan që fëmijët e lindur që po rritën këtej, duhet pa
tjetër të mesohen me gjuhën e nënës si dhe rinia që ishte e shumtë në
sallë, sa më shumë të shkollohej e të mësonte profesione e tituj shkencorë të ndryshëm. Në
sallë pothuaj gjithë të rinjtë si dhe të rejat, ishin nëpër fakultete,
apo një pjesë e tyre mbaruar ato me tituj doktorë apo doktoresha, psh
Alfred Aga , kryetar i UAMI-t ka mabruar dhe është specializuar si
otorino dhe punon në një nga spitalet kryesore të qytetit të Breshisë,
ku dhe jeton. Po kështu zonja Vajada Keci, që është njëkohësisht dhe
anëtare e kryesisë së UAMI-t është diplomuar në Ekonomi, si dhe zonja
Anita Braka, banuese dhe e ardhur nga qyteti i
Trentos, e diplomuar në sociologji. Me diploma dhe tituj ishin pothuaj
gjithe folësit dhe përfaqësuesit e shoqatave pjsëmarrese apo Xhamive.


Ajo
që më la mbresa të pashlyshme është mirëkuptimi, solidariteti dhe
harmonia e këtyre vëllezërve dhe motrave edhe pse shumë nga ata
takoheshin për herë të parë në këtë kuvend. Për të ftuarit tregohej një
kujdes i veçantë dhe respekt i pakufishëm nga të gjithë e jo vetëm nga
njerëzit, që kishin caktuar organizatorët. Përshtypje të
jashtezakoneshme më la dhe komunikimi në mes bashkëshortëve të ardhur
nga rrethet me familjet e tyre si dhe me fëmijët. Nuk
pashë ndonjë diferencim apo stakim të fëmres nga meshkujt. Përkundrazi!
Pashë respektin që i bëhej në plan të parë femres. Në një bisedë të
lirë me disa gra me shami (gra që janë diplomuar në fakultete të
ndryshme, bile dy nga ato kishin mbaruar masterin) më thanë që, s'ka
qenë detyrim as nga burri as nga familjarët tanë dhe nga askush tjetër. “Shumë përflitet për punë të shamive, po pse nuk përflitet për shamitë qe mbajne murgeshat? Pse nuk përflitet që shami kanë përdorur gjyshet
tona myslimane po dhe të feve të tjera. Kjo është një dëshirë e
zgjedhur nga vetë ne. Shamia nuk na ka penguar të realizojmë ënderat
tona për shkollë e dije, si dhe për çdo dëshirë tjetër"


Më datën 4 prill, departamenti i gruas së UAMI-t zhvilloi programin e tyre të cilin e hapi studentja Adelajda Domi.

Anita
Braka zhvilloi temën "femra myslimane dhe kontributi i saj në shoqëri",
Vajda Manjani, ligjeroi temën "rëndësia e diturisë e të studiuarit ",
ndërsa Adriana Berisha, studente në shkencat e telekomunikacionit, zhvilloi temën "Bashkësia ose puna në grup si çelës i sukseseve".


Englantina Xheka e specializuar në ekonomi, foli për “marketigun dhe reklamat në botën e fëmijëve". Të gjitha temat u konkretizuan nëpermjet ekranit të maxiscerm-it.


Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes'' U1_Mani-Leka-Koliqi-Dibrani
Nga e djathta: Mimoza
Ahmeti-Kallfa, Shefqet Dibrani, Vitore Stefa- Leka, Engjëll Koliqi,
Kadri Mani; pjesëtarë të Koshillit Nismëtar për ngritjen e Monumentit
“Nënë Tereza”- “TEMPULLI I PAQES”- 30.5.2001
Me të drejtë lind pyetja për të gjithë: Po pse lindi nevoja që të formohej UAMI dhe ç'eshte UAMI?


Unioni i
Shqiptarëve Myslimanë në Itali u formua në mars të vitit 2009 nga
shoqata, xhami dhe individë, me prejardhje nga Kosova, Shqipëria,
shqiptarë të Maqedonisë. Të gjithë janë banues në krahina të ndryshme
të Italisë dhe synimi i tyre është që t’i vijë në ndihmë të gjithë
myslimanëve shqipfolës në ruajtjen e indetitetit Islam dhe tok me të,
edhe indetitetit kombëtar.


UAMI
lindi si nevojë e kohës për të nxitur dhe kultivuar njohjen, ndihmën
reciproke, koordinimin dhe bashkëpunimin midis myslimanëve shqiptarë në
Itali. Për herë të parë u krijua një përfaqesim i ndenjë i komunitetit
mysliman në nivel nacional dhe kjo në perputhshmëri të plotë me
rregullat dhe ligjet e shtetit Italian. Një vit që nga krijimi, UAMI ka
përfaqësuesit e vet në 25 qytete të ndryshme të Italisë. Unioni synon
të zhvillojë aktivitete në dobi sociale, në ruajtjen e indetitetit
kulturor dhe fetar, përurimin dhe integrimin në shoqëri, solidaritet
dhe bashkëjetesë harmonike. Organizon shpesh konferenca, takime,
seminare mbi dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, mbi edukimin qytetar
dhe kulturën e legalitetit. Organizon kurse fetare, kulturore, ligjore, gjuhësore dhe sociale. Zhvillon manifestime kulturore, spoortive dhe
turistike. Realizon projekte bamirësie në favor të shtresave te dobëta,
veçanërisht në vendlindje, si dhe ku paraqiten situata emërgjence.


Nga aktivitetet kryesore Islame të zhvilluara në vitet e fundit në Itali, është kuvendi nacional vjetor, ku ftohen Imamë dhe intelektualë të ndryshëm nga vendlindja apo Italia. Një aktivitet që ka pasur shumë jehonë dhe sukses, ka qenë koncerti i përvjetorit të pavaresisë së Kosovës, i organizuar në Trento, në bashkëpunim me
"Forumin Alb trentino "(Xhamia shqiptare në Pergine) ku morrën pjesë
artistë të njohur si Reshat Arbana dhe Adem Ramadani. Me rastin e
Kurban Bajramit 2009, UAMi organizoi një tjetër takim me program
kulturor-festiv në ambjentet e qendres studentore
Breshia. Përmbytjet e fundit në veri të Shqipërisë UAMI ju përgjigj me
gadishmëri dhe ndjeshmëri të plotë, duke ndërmarrë një fushatë mbledhje
ndihmash humanitare në Itali dhe shpërndarjen e tyre direkt në mënyrë transparente.


Në takimin që u zhvillua në Ligniano Sabbiadoro më 3-4 prill, u prezantuan shoqatat e mëposhtme, të cilat aderojnë në Union:

Forum
Alb Trentino me kryetar zotin Altin Braka. Shoqata e shqiptarëve
myslimanë në Grossetto (Toscana), sekretar Durim Mema. ASIAM - shoqata
për integrimin e shqiptarëve në Milano me kryetar zotin Fillim Terzija. Shoqata "Muslimani di Piacenza”, kryetar zoti Arjan Kajashi. Qendra kulturore Islamike Emanet në Trevizo, kryetar zoti Avni Juskovski. Si dhe shoqata shqiptare në Firenze me kryetar zotin Flamur Kerri.


Populli
shqiptar gjatë rezistencës së tij, ka pesuar papushim goditje të
gjithëfareshme dhe, nga ana tjetër, ai ka marr masa gjithëfarëshme për
të ruajtur indetitetin e tij. Fushata e konvertimeve fetare që u pat
vënë re në jo pak shqiptarë, kryesisht në Kosovë apo dhe në Shqipëri,
ka ndodhur në kohën kur dhe orekset aneksioniste të kundërshtarëve të
vjetër të shqiptarëve po rriteshin nën pretekstin se "Europa nuk e
do muslimanizmin" . Kushedi se sa çinovnikë apo politikanë u përpoqën
të luanin politikën e fundamentalistëve grekë apo më tej për të
detyruar shqiptarët e varfër të nderojnë fenë e tyre, pjesë dhe e
indetitetit të tyre. Në të vërtetë Evropa e qytetërimit, as nuk e ka e
as do ta ketë këtë kompleks antidemokratik, që
do të thotë shkelje me të dyja këmbët dhe brutalisht në të drejtën
njerëzore, për të cilën, sakrifikuan shumë shqiptarë. Është shteti
Italian që jo vetëm e lejoi një takim të këtillë dhe krijoi kushtet sa
më të përshtateshme, por, për më tepër, kjo mënyrë e të vepruarit, e zbukuroi akoma më tepër
demokracinë e këtij vendi. Deri sa shqiptarët besojnë fenë, ajo u duhet
respektuar. Deri sa ata janë 70% Islamë dhe kjo e drejtë duhet
respektuar në emër të idetitetit të tij.



gjithë pjesëmarrësit në këtë kuvend e ndjenë veten akoma më shqiptarë
se sa kur janë të shkeputur mënjanë, ndryrë në hallet e veta. A nuk
duhet darovitur me dashuri një takim i tillë, qoftë dhe së paku, vetëm për këtë?


UAMI - Unione degli Albanesi Musulmani in Italia

Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali

Cel.: +39 3200862310 begin_of_the_skype_highlighting +39 3200862310 end_of_the_skype_highlighting



Vitore Stefa- Leka

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Vitore Stefa (Leka) u lind në Berat: humaniste, shkrimtare, poete shqiptare nga

Shqipëria.

Vitorja
vije nga familja e Kostaq e Eleni Stefës, një familje e aktivistëve
kombëtarë tradicionalë Kostatin Kristoforidhi dhe Gjergj Stefes


Vitorja
është anëtare e këshillit të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe presidente
nderi e disa shoqatave shqiptare në mërgim. Për veprimtarinë e saj
humanitare dhe si një nga bamirëset shqiptare të shekullit, shpesh quhet "Nënë Tereze e Trieshtës"



krijimtarinë e saj poetike është përshëndetur me botimin e dy vëllimeve
"La liberta" dhe "Jetoj ringjalljen" dhe më pas "Vetmi e largesise".
Libri i saj në prozë është titulluar "Plagë shpirti" dhe janë për shtyp
romani "Rrethi i hekurt" si dhe "Novela dhe kujtime". Është
bashkë-autore tek antologjia "Mozaike të një portreti" si dhe tek
"Metafora e arratisur". Gjthashtu ajo është bashkautore në antologjinë
"Trokitje në mur", antologji kjo me poetë të ndryshëm shqiptarë. Nga
forumi Tetutat shqiptare në Botë si e ftuar nderi ajo vlerësohet me
"Fletë mirënjohje". Ka dhënë kontributin e saj si bashkëpuntore në
librin voluminoz te gazetarit italian Silvio Maranzzano të titulluar
"Border Croissing"(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste).
Vlerësohet me titullin e nderit pranë shkollës shqiptare të
vëllazërimit "Albaniache tranzschule Shota" në Zvicër me rastin e dy
vjetorit të LSHB për Zviceren, një medalje në bronz me dedikimin për
merita të veçanta. Në shenjë mirënjohje vlerësohet në një tubim
organizuar në Kosovë prej familjeve të bijëve kosovarë të rënë në
luftë, me medalje ari me motivacionin "për ndihmën e pakursyer dhënë
bijve dhe bijave tona gjatë luftës", gdhendur në të me mjeshtëri prej
argjendarëve kosovarë portreti i saj. Kudo në krijimet e saj spikat
dashurin jo vetëm për miqtë dhe shokët e saj të afërm, por për njeriun
në përgjithësi për jetën dhe gjithçka të bukur.


Motoja e saj është "Ju kam vellëzër, me thoni motër"

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi