Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjilan, FG LDD organizon për herë të dytë “Sofrën Dardane”

Shko poshtë

Gjilan, FG LDD organizon për herë të dytë “Sofrën Dardane” Empty Gjilan, FG LDD organizon për herë të dytë “Sofrën Dardane”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 26, 2010 12:17 am

Gjilan, FG LDD organizon për herë të dytë “Sofrën Dardane” 18470_103621352995307_100000423290689_97180_6133001_s
Gjilan, FG LDD organizon për herë të dytë “Sofrën Dardane”


Gjilan, 24 Prill 2010

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), dega në Gjilan, nën moton, bukë krip e zemër, ka shtruar të shtunën në Gjilan, sofrën dardane, ahengun tradicional që po mbahet për herë të dyte me ushqim tradicional, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave autoktone tradicionale kombëtare.

Të pranishëm në këtë aheng ishin Besa Gaxheri kryetare e FG LDD-së, Xhemajl Hyseni nënkryetar i LDD-së, Gani Geci dhe Drita Maliqi Deputetë të Parlamentit të Kosovës, znj. Zize Pepshi anëtare e kryesisë së LDD-së, grupi jo formal i grave të ardhura nga komuna e Ulqinit dhe shumë personalitet tjera.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDD-së në Gjilan, znj. Valentina Bunjaku - Rexhepi pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ky aheng me ushqime tradicional kombëtare po mbahet me qëllim të ruajtjes së vlerave të ushqimit tradicional, që është përgatitur nga femrat shqiptare brez pas brezi si dhe po mbahet për herën e dytë.

“ Sot, në sofrën dardane ndoshta nuk do të gjeni ushqime luksoze apo të shtrenjta, sot ne gratë dardane kemi ofruar ushqimin tonë kombëtarë, ushqim ky që quhet bukë, krip e zemër. Ky ushqim vendas është kultivuar dhe trashëguar nga Dardania Antike e Justinianit e deri në ditët tona, tha kryetarja znj. Bunjaku-Rexhepi”

Ndërsa kryetarja e FG LDD-së znj. Besa Gaxheri, në emër të kryetari Akademik Nexhat Daci i përshëndeti të pranishmit, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e gruas dardane në Gjilan.

“Këto vlera dardane të trashëguara brez pas brezi, janë vlera të cilat janë prezantuar gjithmonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ruajta e traditës dhe gërshetimi i saj me modernen është e vetmja rrugë drejt integrimit të shoqërisë sonë në shtëpinë e madhe evropiane, tha kryetarja Gaxheri.”

Po ashtu, edhe kryetari i degës z. Jakup Bajrami i përgëzoi Forumin e Gruas për aktivitetet e tyre të pa lodhura.

“Sofa dardane, me këtë ushqim tradicional shqiptarë, e cila po mbijeton edhe në mileniumin e ri, për këtë mbijetesë merita i takojnë femrës shqiptare, e cila gjithë një ka ditur të sjellë shijen më të mirë të ushqimit tonë, i dhënë nga tokat pjellore dardane, tha z. Bajrami”.

Në fund të këtij ahengu, shoqëria kulturo artistike “Gurra” nga Gjilani, shfaqën disa performanca muzikore dhe disa nga vallet më të mira autoktone shqiptare.


ZMP LDD Gjilan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi