Ismet Mehmetaj:Biografia e Agim Gashit
Faqja 1 e 1
Ismet Mehmetaj:Biografia e Agim Gashit
Ismet Mehmetaj:Biografia e Agim Gashit
Agim Gashi lindi më 27.07.1954 në fashatin Akllap të Komunës së Lipjanit.
Ishte fëmija i parë i prindërve të Hamitit dhe Fikrijes për të qenë pastaj 8 fëmijë, katër motra e kater vllëzër.
Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndersa katër klasët tjera në Janjevë dhe Sllovi. Akademinë e msuesisë e kreu më 1973 dhe u inkuadrua si mësues, sëpari në fshatin e lindjes e pastaj në Janjevë. Ndërkohë vazhdoi studimet në gjuhë dhe letërsi. Meqenëse Agimi në shpirt kishte tërsisht gjak këngeje e muzike, sepse që nag viti 1973 ishte edhe këngëtar i rregull i RTP-së, kjo e rrëmben për ta shkëputë nga studimet për të vazhduar shkollimin e zërit tek profesori i njohur Terpkov nga Shkupi që ishte baritonisti më i njohur i kohës.Në këtë kohë ai merrej edhe me folklorin ku ishte edhe bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, seksioni i etnomuzikologjisë dhe i folklorit. Këtu pati rastin të bashkpunoj ngusht me Prof. Anton Çetten, Bahtrir Shehollin, Anton Berishen, Dr. Zekiria Canen, Rexhep Munishin rtj.
Qysh në vegjëli Agimi pati fatin të bie në kontakt me „Lahuten e malsisë“ së At Gjergj Fishtes dhe me shumë vepra tjera të rilindasëve, që në atë kohë i mbante të mshefuar familja e tij.
Babai dhe axhallarët panë se te Agimi gufonte një talent i rrallë si në këndim ashtu edhe në recitime të vargjeve, ata u angazhuan të ia mbjellin dashurinë e madhe për atdheun dhe lirinë e tij. Qysh në moshen dhjetëvjeçare ai pothuaj e këndonte dhe e recitonte „Lahuten e Malcisë“ për çka fshat më fshat bahej me gomar e me kali për të i prezentuar aftsitë në dasmat e ahengjet e kohes.Nuk është çudi pra që sot dorshkrimet e Agimit numrojnë mbi dhjetëmij tituj të këngëve dhe poezive të shkruara nga dora e tij e që fatkeqësiht një pjesë shumë e vogel është publikuar . Do të ishte fatkeqësi që ky arsenal të mbetet në sirtarë apo edhe të humbë fare. Vlen të përmendim se poezinë e parë Agimi e botoi në moshën dhjetë vjeçare në gazetën „Pionieri“.
Agimin nuk do e gjejmë vetëm me këngën dhe poezinë e tij por edhe në demostratat e viti 1968, 1981, 1989…Për këtë nga regjimi komunist ai denohet me vite burgim, maltretohet, persekutohet dhe izolohet e në fund në janarin e vitit 1994 derisa gjendej i mërguar nga dhuna, atij ia vrajnë djalin, Ninelin 17 vjeçar e që sot e atëherë nuk ia di as varrin.
Menjëherë pas daljes nga burgu më 1989 dhe pak më vonë edhe nga izolimi, edhe pse disa here e rrahen mizorisht dhe barbarisht, ai nuk e ndali aktivitetin as ilegl e as ate legal, as të këngës e as të shkrimeve, ku për çdo ngjarje Agimi thurte nga një këngë për të mbetur histori e paharruar e kombit.
Viti 1990 Agim Gashi i bashkohet karavanit të pajtimtarëve për tu bërë krah i djathtë i Anton Çettes, Don Lush Gjergjit, Zekiria Canes, Hoxhë Kokrrukut e shumë e shumë veprimtarëve të pajtimit. Buçima e këngës së tij jehonte fuqishëm në trojet etnike dhe zbuste edhe zemrat prej guri për ta shtri doren e pajtimit. I gjurmuar dhe i përcjellur nga policia serbe, i rrahur dhe i persekutuar me dhjetra here u detyrua ta lë vendlindjen të migroj në Slloveni krejt me qëllim të vazhdimit të aktivitetit të tij. Aty në Lubjanë Agimi u kyq menjëherë në aktivitetet e shoqates „Migjeni“ ku pati rastin të veproj me njerzit që në atë kohë qendronin atje e siq ishin: Ukshin Hoti, Sali Kabashi, Naim Maloku, Halil Matoshi, Shemsi Reçica, Abedin Maliqi e shumë të tjerë.
E kemi për obligim ta cekim se të vetmit Ukshin Hoti dhe Agim Gashi për shkak të kushteve ekonomike banonin në konviktin e nxënësve „Zvijezni Center“ të Ljubjanës. Gjat qëndrimit në Lubjanë Agimi nuk ndejti duarkryq por me shpenzimet e veta regjistroi albumin dy pjesësh „I këndojmë Kosovës, i këndojmë demokracisë“ që më vonë me ndihmen e vllëzërve Kuzhnini dhe në përkujdesjen e prof.dr. Zekiria Canes dhe prof.dr.Shaban Hashanit, u shumzuan në Jugoton të Zegrebit. Ky album u shpërnda në të gjitha trojet etnike por një sasi e konsideruseshme u konfiskua nga policia serbe duke mos menduar ata se kënga e Agim Gashin nuk ndalet as me dhunë e as me terror. Aktiviteti i tij tani ishte përqendruar në Zagreb ku pati rastin të punonte me dëshmorët Fehmi e Xheva Lladrovcin, të burgosur tjerë politik shqiptar e ata kroat, me Tuxhmanin, Mesiqin, Grakaliqin, Dr. Langun, me minatoret e Trepçes, me delegatët e Kuvendit të Kaçanikut, si dhe shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore të kohes.Eshtë i njohur koncerti i Zagrebit organizuar nga Shoqata „Nëna Tereze“ ku Agimi në prani të delegatëve të Kushtetutes së Kaçanikut dhe mijëra spektatorëve i këndoi Kushtetutes së Kaçanikut!
Gjat qendrimit në Kroaci Agimin e shofim gjithnji në shoqëri me Prof.Dr. Zekiria Canen dhe veprimtar tjerë duke formuar aktivet e LDK-së në tërë qytetet kroate si dhe në shumë aktivitete tjera.
Helmimi i nxënësve në Kosovë Agimin e trondit thellë, kështu që duhej vepruar akoma. Ai kalon në Sarajevë për ta vazhduar aktivitetin e tij. Atje në atë kohë familjet boshnjake dhe kroate e në organizimin e këshillit për ndihma Kosoves ku Kryetar ishte këngëtari boshnjak Safet Isoviq, organizuan ftesen me qëllim këndelljeje të 1500 fëmijve shqiptar që ishin helmuar nga soldatesaka serbe. Agimi edhe këtu angazhohet e duke u takuar me Alia Izetbegoviqin, Halil Çengiqin, Fikret Abdiqin etj. Pas qëndrimit dy javor të fëmijëve shqiptar në BH, dita kulmore ishte organizuar në sallen „Zetra“ të Sarajevës ku me anë të koncertit ku do të këndonin Safet Isoviq, Hanka Palldu dhe Agim Gashi, do i thuhet lamtumirë fëmijve mysafir. Koncerti ishte impoznt. Kënga për falenderimin e organizatorit dhe popullit të bosnjes që aq ngusht solidarizohej me vuajtjet tona, Agimi kishte komponuar një këngë që e tërë salla prej 30 mijë njerzish buçiste duke kërkzuar përsëritjen. Ovacionet i shaktuan rrjeshtat e fundit të këngës ku thuhej pos falenderimeve edhe „Të na rrojnë Ibrahimi dhe Alia“!
Jeta në Sarajev iu vështërsua andaj Agimi detyrohet patjeter të vie në Kosovë ilegalisht. Pas qendrimit dy mujor, policia i bie në gjurmë dhe e arrestojnë duke e maltretuar mizorisht.
Pas disa ditësh e lirojnë por i konfiskohen të gjitha dokumentet i indetifikimit dhe se çdo ditë duhej lajmëruar policinë se ku gjendej. Një ditë, të vitit 1992, policia serbe e Lipjanit nuk paten fatin të takohen me Agimin. Ai tani me ndihmen e disa miqëve ishte në Shkup tek miku i tij Mala. Atje i sigurohet një pasaport falso dhe merr rugëne e mërgimit. Me sharkinë e tij sëpari këngën e fillon në Vien të Austrisë. Disa koncerte humanitre për 3%-shin e RK, Agimi ishte i pari që e filloi këtë akcion për të mos u ndal as sot me këngën dhe shkrimet. Duhet të përmendim edhe faktin se poqëse Agimi kishte marrë për veten e tij parat e fituara nga qindra e qindra koncerte e tubime tjera, ai do të ishte njeriu më i pasur i yni. Por, ai të gjitha të ardhurat i dhuronte në destinacionet për të varfër e për luften. Thjesht ai ka shpirtin dhe zemren të mbushur dashuri për atdheun dhe popullin sepse një jetë vuajtje kaloi duke mos u ndal.
Pastaj si mund të harrohen qindra mbrëmje letraro-muzikore që Agimi i organizonte me mikun e tij, poetin Ali Podrimen, pastaj me Azem Shkrelin e ndjerë, me skulptorin Agim Çavderbashen, poeten Lindita Arapin, Adem Gashin, Faruk Tashollin etj.
Tani Agimi është i vetmi qytetar i RK që nuk ka kulm mbi kokë por ska as biçikletë dhe pothuaj as kushte minimale për të jetuar. Gajt një vizite në banesen e tij Agimi shpaloste shumë mirënjohje, diploma e dekorat por që fatkeqësisht ato nuk ia lehtsonin jetën e varfër. Fati dashti që Agimi të vuan shumë. Detyrohet ta lëshon punën në radin DW-lle ku punonte, për tu kujdes për vajzen e tij Azalenë. Ate e rriti me mund por e rriti dhe sot ai ndjehet fitimtar dhe i pasur moralisht.
Shtëpinë që e pati në qendren e Lipjanit ia dogje serbet. Askush deri më sot jo që i erdhi dikush në ndihmë, por përkundrazi kërkohej koka e tij. Që nga çlirimi e këndej atij i bëhen maltretime në aeroportin e Prishtines duke e mbajtur para mases si peng nga gjysmë ore derisa të vijë një epror tjeter ti lejohet hyrja apo edhe dalja nga Kosova. Një gjë e tillë ti ndodh njeriut që dha shumë për lirinë e këtij kombi është e pa drejtë, apsurde dhe marroqe.
Fatkeqësisht Agim Gashi sot vuan nga një sëmundje tejet e rëndë. Ushqimet me afat të skaduar që merrte tani e disa vite në Kryqin e Kuq ia shkatrruan mëlqinë.
Banon në Düren të Gjermanisë me vajzen e Tij Azalenë e që tani duhet të shtrihet në spital për trajtime të rënda kunder kësaj sëmundje.
Duke e shkruar këtë biografi shumë të shkurtër të mikut tim Agim Gashit, më ra ndermend poezia e “Din Mehmetit” me titull “Krismë është emri im” ku poeti thot:
Kam bredhur Rrafshit të Dukagjinit
Me tupan të ngjeshur pas shpine
Prej dasmës në dasmë
Prej vdekjes në vdekje
Hej, krismë është emri im!
Unë për Agimin do të thoja:
Ka bredhur në të gjitha trojet etnike
Në metropolet e Evropës plakë
Me sharkinë e tij ngjeshur në shpirt
Për një dasmë të kombit
Për një vdekje njerzore
Hej, liri është emri i Tij!
Ismet Mahmetaj
26.04.2010
Aachen
Disa foto nga aktiviteti i Agim Gashit
Në demostraten e Bonnit
Viti 1990 në pritjen e kongresmenëve dhe senatorve amerikan në Kosovë
Me kongresmenet dhe senatorët amerikan dhe fugurat kombëtare të kohës 1990
Me pajtimtarët e gjaqeve 1990
Agim Gashi dhe vajza e Tij Azaleja
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi