Agim Vuniqi: A ka qeveri Kosova..?
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: A ka qeveri Kosova..?
Agim Vuniqi:A ka qeveri Kosova..?
As qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua pas intervenimit policor të EULEX-it
Agim Vuniqi
Si është e mundur që fjalët e thëna të cilat na pëlqenin, fjalë të një mendimi të përgjithshëm, të pritjes në rend të firmosjes së papirusit të porositur enkas nga Britania e Madhe dhe të importuar në Kosovë, pa paguar doganë; nuk e di a është hapur tenderi i rregulltë për të përfituar dkush afër provizionin e merituar, ndërsa bonusi i paralajmëruar dhe i fituar, i bënte kuvendarët të lumturoheshim dhe të ënderronin me orë të tëra për pavarësinë si do të duket ajo, apo për pasurinë që do të përfitonin, pavarësisht se nuk kishin paraprakisht ndonjë muhabet me te-pavarësinë? Nuk kishte gjë të keqe që ëndërrat i kishin të lidhura me vendorë (me miqë e me armiqë) e me miqë të huaj, të përhershëm apo të përkohshëm, nuk është njëjtë të jesh banorë i përhershëm i Kosovës apo të bësh bujtinë për dashuri Kosove!! Preokupimet dhe frymëzimet janë të ndryshme dhe të llojllojshme, që nga ironia e injoranca e deri te mllefi, apo brenga për atdheun e shprehur përmes kritikës inventive. Kush e fitoi lirinë në Kosovë apo ajo erdhi si një dhuratë e paketuar nga ndërkombëtarët ka nbetur si e papërfunduar, mëdyshja dhe humbja e vetëbesimit ishte më tepër akzagjeruese dhe pasojë e selekcionimit negativ të kuadrove, duke krijuar gupet oligarkike nëpër parti politike, duke nëpërkëmbur zbatimin e rregullave statutore partikake, por edhe laramaninë profesionale, duke neglizhuar tërsisht përbërjen e popullatës që jeton në vende urbane dhe në atë rurale, gjë që nuk korespondonte aspak me realitetin politik, as atë juridik, e si mos të shqetësohen qytetarët me kapadaillëkun servlitetin dhe maskarrëllëkun e liderëve të cilët luftuan kundër robërisë e pushtuesve të huaj për të eskaluar në një luftë direkte të pamëshirshme për të krijuar pasuri individuale dhe familiare marramendëse pas liftës. U harrua qëllimi politik i rindërtimit të shtetit, ai shpejt u zëvendësua me vizionin e pushtetit politik dhe burimet e përfitimeve. Askush nuk brengosej për interesin e qytetarit, me përditshmërinë hamletiane, duke humbur sensin e të gjykuarit drejtë, jeton i lirë apo i robëruar
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 u pranua me simpati nga ShBA, 22 shtete evropiane dhe shumë të tjera të ndikuara nga kjo alencë perëndimore shumë e fuqishme. Qysh në fillim pritej një punë e përbashkët e pozitës dhe opozitës, e shoqërisë civile, e diasporës për të ndihmuar rritjen e numrit të pranimeve të reja dhe për të shembur barrierat që po i vendoste Serbia. Pse hovi i gëzimit u zbehë për t'u heshtur zëri i diplomacisë kosovare, mund të jetë edhe pasojë e alokimit të mjeteve jo të mjaftueshme financiare për këtë destinim, për të angazhuar emra eminent të diplomacisë amerikane, për të ngjeshur axhendën diplomatike me kërkesa të reja pranimi, "fatkeqësisht" filozofia e fukarallëkut dhe diplomacia janë në kolizion njëra me tjetrën. Nuk mund të pritet ndonjë influencë e caktuar diplomatike pa kushte, e ajo ka munguar, së pari nga pamundësia e lëvizjes së lirë të diplomatëve kosovarë, barrierat me viza ishin pengesë e pakalueshme, pastaj lista e depozituar dhe e përgatitur nga Serbia në INTERPOL shtonte angazhimin e saj agresiv për të neutralizuar tërsisht angazhimin diplomatik të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kuptohet që dobësimi i pozitës diplomatike të Kosovës dhe ndërrimi i prioriteteve në politikën e jashtme amerikane, shndërruan Kosovën në konflikt të ngrirë diplomatik, duke rikthyer shumë gjëra mbrapa. mbetjen e UNMIK-ut në Kosovë, fillimin e zbatimit gjashtëpikësh të Ban Ki moonit, edhe pse i deklaruar si i papranueshëm, ashtu si zgjedhjet paralele në Kosovë dhe vendosjen e apratatit administrativ të shtetit serb në Kosovë- jo strukturat paralele ( nocioni i strukturave paralele do të konceptohej si padëgjueshmëri qytetare, jo si instalim i ligjeve të shtetit tjetër, dmth okupim i një pjese të territorit të Kosovës).
Variacionet politike dhe diplomatike jo të zakonshme i përpiu "status-quoja" dhe propaganda serbe e ndihmuar nga rusët dhe pesëshi evropian që nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, duke adresuar projekte të reja të hapjes së bisedimeve dypalëshe, shqiptaro serbe, pa ndonjë sinjal paqeje dhe pajtimi që do të dërgonte Serbia, kërkim faljen dhe pranimin e sovranitetit territorial të Kosovës. Tërë kësaj propagande të fuqishme diplomatike dhe i trysnisë në palën më të dobët atë shqiptare e nxiti edhe intervenimi bastisës i Policisë së EULEX-it, në objektin Ministrinë e Telekomunikimit dhe të Transportit, por edhe në pasurinë e tij individuale dhe familiare, pa u dhënë asnjë shpjegim publik; ky agresion në isntitucionet e Kosovër erdhi menjëherë pas zënjes në flagrancë të pjestarëve të EULEX-it. EULEX-i me rastin e intervenimit shkeli edhe të drejtën e informimit të qytetarëve, gazetarëve nuk iu dhanë indormacione respektabile që do të arsyetonin verpimin e dhunshëm policor. As qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua pas intervenimit policor të EULEX-it, duke u anashkaluar sistemi legjislativ dhe juridik i Kosovës.
Eshtë përfolur publikisht implikimi i ministrit Limaj në aferë korruptive, sidomos pas dyshimeve të ngritura të qytetarëve për dëmtimin e shpejtë të rrugëve të asfaltuara, por edhe që lidhet me fajësinë e mundshme të tij në hapjen dhe "dhurimin" e tenderëve për miqët, familiarët dhe të afërmit e tij, e publikuar në shtypin ditor. Se ka dyshime të bazuara për korrupsion shtypi vendor e bëri të ditur edhe nga shpalosja e bisedimeve të kryeministrit me diplomatë me ndikim për trnsferimin e mundshëm të misnistrit Limaj në një shtet të huaj, për të mbuluar marren qeveritare. Se a janë të sakta këto deklarata apo jo nuk i demantoi qeveria, prandaj mund të rritet edhe shkalla e besueshmërisë në burimin e informacionit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi