Adnan Abrashi: Ai që të hip lartë tu këndua, të zbret poshtë tu gjëmua!
Faqja 1 e 1
Adnan Abrashi: Ai që të hip lartë tu këndua, të zbret poshtë tu gjëmua!
Ai që të hip lartë tu këndua, të zbret poshtë tu gjëmua!?
Nga Adnan Abrashi
Pas një ndërhyrje “sui generis” policore të një misioni “sui generis “ ndërkombëtar të quajtur EULEX, në një ministri të një shteti “sui generis” të quajtur Kosovë, tani e tutje, vërtetë do të ishte qesharake dhe groteske që, përfaqësuesit tanë më të lartë politik të vendit tonë, të dalin më në publik me ato vlerësime si gjer më tani standarde dhe shabllonistike se, Kosova është shtet i “pavarur” dhe “sovran”!
Pa marrë parasysh faktet ekzistuese dhe mosegzistuese për dyshimet e bazuara apo të pabazuara për keqpërdorime dhe korrupsion në këtë dikaster tejet të rëndësishëm ministror të shtetit të Kosovës, ky rast, i shikuar nga një perspektiv më ndryshe, përveç kënaqjes së drejtësisë në dukje, si porosi, mbase e ka edhe një prapavijë tjetër domethënëse që në zhargonin tonë popullor do të nënkuptonte: “Kur një i huaj të hyp lartë tuj këndue, të zbret poshtë tuj gjëmue”.
Meqë, për tërë këtë aferë të ashtuquajtur “Lima”, tani për tani, nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar të institucioneve tona më të larta “sui generis” shtetërore, nuk do të ishte e preferueshme që, ne të tjerët, në këtë rast me postin më të pacenueshëm nga askush të qytetarit privat, të japim çfarëdo vlerësime meritore.
Andaj, në vazhdim të këtij artikulli, si kujtesë metaforike, do të shërbehem me dy shembuj konkret, ama edhe paradoksal në mes veti, që si burim e kanë filozofinë më të pashtershme të mençurisë dhe urtësisë së përgjithshme të quajtur popull:
Rasti I: EULEX-i dhe mixha Dil
Gjurmëve të thjeshtësisë tradicionale të filozofisë tonë të treguar përmes individëve popullor, do ta prezantoj mixhën Dil, plakun më të moshuar të lagjes sime, i cili, thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht e kalon me moshatarët e vet duke lozur “shesh-besh” me guralecë, në ambientet e bukura të parkut të qytetit.
Këto ditë pranvere, qëllimisht e takova në vendin e tij të preferuar të ndejës. Aty ishte së bashku me një bashkëmoshatar të vetë. Posa u përshëndeta ngrohtësisht duke shkëmbyer mes veti ato pyetje të zakonshme rutinore, “qysh jeni”, “si jeni”, menjëherë e pyeta rreth qëllimit tim të takimit:
- “E, po, mixha Dil, si e komenton ti këtë punën me EULEX-in në përgjithësi?
-“Paqedashëja dhe trimëria duhet ta lartësojnë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të vështira historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil - “Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por trajtoje atë si raport i forcës, të cilën nuk e do as Zoti.
Me të ardhur dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote (kufirin), apo me të mësua se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër e tu të familjes (gjykatat), kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikanë tanë.
- “Por, sipas teje, si duhet me e bitisë këtë punë, mixha Dil?” - e pyeta në vazhdim.
- Me paqedashësi po se po, por edhe me trimëri, biri im. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit. Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vende të duhura. E, sikurse po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tre biçim politikanësh: politikan të vërtetë, gjysmë-politikanë, ose hiq-politikanë. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët; gjysmë - politikanë është ai që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq-politikanë është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja vetë se te ne në Kosovë, çfarë biçim politikanësh kemi”?
-“A ke fëmijë, o dashamirë? - ndërhyri papritmas në këtë bisedë shoqëruesi dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil.
- “Po, 3”!- i thash.
- “Me ymër të kofshin”! - uroi nga zemra plaku. “Por si të thërrasin ata ty, o birë”?
- “Babë” - ju përgjigja duke shprehur habi në vete për këtë pyetje.
- “E, a e di ti, pse ata të thërrasin ashtu?
- “Paj...”??!
- “Sepse ja u ke “shkër...nënën...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? - mu përgjigj duke qeshur me ironi plaku. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?! Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë...!!?
Rasti II : Albini dhe esnafi prizrenas
Më kujtohet mirë një takim të mbajtur në fillim të vitit 2007 që e pata me Albinin dhe disa intelektual dhe qytetar me ndikim të Prizrenit. Ishte koha para demonstratave të përgjakshme të 10 Shkurtit. U tubuam në një restauruat i cili qe mbushur përplot me bashkëqytetarë të mi të cilët me vëmendje dëgjonin prezantimin e tij karizmatik për dëmet e mëdha politike që do t’i kemi ne si popull nga decentralizimi, nga zonat e mbrojtura për kishat ortodokse serbe në Kosovë, etj.
Pas prezantimit të suksesshëm të temës, pasoi diskutimi entuziast i të gjithë të pranishmëve në këtë tubim. Desha ta marr fjalën edhe unë, por ngurova, sepse isha i mahnitur me qëndrimet tejet konstruktive të tyre. Krejt në fund, nuk u përmbajta dhe fola, por jo në lidhje me temën. Pasi të gjithë të pranishmit i njihja mirë, vendosa të bëjë një shaka në llogari të tyre. Në llogari të bindjes së përgjithshme që mbisundonte në përgjithësi për pasivitetin politik të prizrenasve. Si shenjë që ta kuptoj se këtë që do ta them, e kam për mahi, ju drejtova Albinit me buzëqeshje:
- “Derisa po e vërej, Albin, se si sot, me plotë entuziazëm, të përkrahin këta prizrenasit e mi, tek tani jam i sigurt se ideali i Vetëvendosjes patjetër do të fitoj”
Pasuan qeshjet, por, nga të pranishmit, pat edhe të tillë që ishin ndjerë të ngacmuar me këtë ironi. Posa përfundoi mbledhja formale, si me padurim, njeri prej tyre, mu drejtua në dalje:
- “Prizreni dhe prizrenasit gjithnjë gjatë historisë e kanë parandjerë ofrimin e çastit të rrezikut kombëtar dhe në momentin e duhur kanë reaguar në harmoni me këtë ndjenë të tyre. Mbaje në mend edhe ti: tani e ardhmja e Kosovës është vërtetë në rrezik dhe ne si prizrenas po e ndjejmë këtë...po e shoh se ky djalë është tepër i guximshëm, por, më dhimbset, sepse gjatë do të jetë i persekutuar dhe shpejt do të burgoset”.
Si u pa në vonë, ishte ky një parashikim i qëlluar i tij. Profecia e bashkëqytetarit tim u realizua. Pas demonstratave të përgjakshme të 10 Shkurtit, Albini burgoset. Por, “sillu e pështillu”, ironia deshi që si i burgosur, pas një kohe, të jetë i strehuar mu në qytetin e këtij “profeti” enigmatik.
Pasi e njihja mirë këtë njeri, nuk më ndehej pa e takuar. U drejtova ta kërkoj në dyqanin e tij zejtar. Kur më pa nga larg se i ofrohesha, filloj të buzëqeshi. Në atë moment, ende as pa u përshëndetur së bashku, pranë nesh, nën sigurimin e fortë dhe zhurmën e sirenave të automjeteve të policisë, kaluan disa “xhipa të zi” të politikanëve tanë të lartë shtetëror që atëbotë e kishin vizituar Prizrenin.
Ai vetëm tregoi me gisht kah kolona e automjeteve luksoze dhe ende pa e pyetur asgjë, mu përgjigj:
- “Edhe pse Albini është në burg, ne dhe ai tashti duhet të jemi krenar, sepse, shpejtë do të jetë e kundërta: këta që kaluan me “XHIPA”, përsëri do të përcillen me polici, por, herën tjetër, marshuta e tyre do të jetë në drejtim të asaj ndërtese ku është sot Albini. E Albinin?...atë do ta kemi këtu pranë nesh. Aty ku e ka vendin. Në krye të popullit të vetë qe e do dhe e ka dashur përherë” ...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi