Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet Sabit Geci për krime lufte

Shko poshtë

Arrestohet Sabit Geci për krime lufte Empty Arrestohet Sabit Geci për krime lufte

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 06, 2010 8:18 pm

Arrestohet Sabit Geci për krime lufte

Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Sabit Gecin, ish-komandant i UÇK-së. Arrestimi është bërë rreth orës 14, në shtëpinë e Gecit, në lagjen Pejton në Prishtinë.



Arrestohet Sabit Geci për krime lufte 606bastisje_4

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, në momentin kur po raportojmë, janë duke zhvilluar një aksion bastisjeje në lagjen Pejton të Prishtinës.
Sipas një komunikate të lëshuar nga EULEX, thuhet se, “në bazë të urdhrit të Prokurorisë Speciale, policia e EULEX e ka kryer njëbastisje në një shtëpi dhe e ka arrestuar një mashkull të dyshuar në lidhje me krimet e luftës të cilat supozohet se janë kryer ndërmjet muajit prill dhe qershor 1999”.
Aksioni i policisë është duke vazhduar.
* * * * * *
OVL: Do të shqyrtojmë format e reagimit
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Sabit Gecit, nga policia e EULEX-it. Kjo organizatë ka paralajmëruar se “në ditët në vijim, do të shqyrtojë masat, që këtyre ofendimeve në formë spektaklesh, t’iu përgjigjet shumë ashpër”.
“Me rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së Sabit Geci nga EULEX-i, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, iu bë me dije, nga ky mision se lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë”, thuhet në reagimin shpërndarë medieve.
“Duke pasur parasysh, që deri më tani, asnjë gjë pozitive nuk erdhi nga ky mision, por vetëm u përkujdes që Kosovën dhe zhvillimin e saj ta lë prapa, ne do të detyrohemi në shqyrtimin e ndërrimit të formës së reagimit... Në ditët në vijim, ne do të shqyrtojmë masat, që këtyre ofendimeve në formë spektaklesh, t’iu përgjigjemi shumë ashpër edhe ne”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga kryetari Muharrem Xhemajli.
OVL e UÇK-së e ka rikujtuar EULEX-in se detyrat që i kishte marrë përsipër, e sidomos në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, që bëhet në pikë të ditës, në komunat veriore të Kosovës, nuk janë realizuar.
“Ky mision, e ka lënë të uzurpuar 18 për qind të territorit sovran të Republikës së Kosovës, nga struktura ilegale që udhëhiqen nga Beogradi, duke mos ndërmarrë asgjë, por edhe duke penguar që me këtë punë të merren organet vendore”.
“Ky mision, i lë të lirë kriminelët që morën pjesë në terrorin dhe gjenocidin e organizuar në Kosovë nga shteti serb, i lë të lirë personat që haptazi shprehen se kanë marrë pjesë në vrasje të komandantëve të UÇK-së e që fshihen nën petkun e deputetit, e për tu mbushur kupa, krimi i organizuar dhe kontrabanda bëhet edhe nga vetë pjesëtarët e EULEX-it, siç ishte rasti me policët rumunë”, vazhdon reagimi.
OVL kërkon që Sabit Geci të lirohet menjëherë dhe të ndërpritet “represioni” që po bëhet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi