Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Aliu: Faleminderit Turqi

Shko poshtë

Naser Aliu: Faleminderit Turqi Empty Naser Aliu: Faleminderit Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 06, 2010 8:42 pm



Naser Aliu: Faleminderit Turqi U1_NaserAliu
Naser Aliu



FaleminderitTurqi*
Fiat lux!“


»Perandoria osmane pengoi shkrirjen në sllav e grek«

tha ai, madje me mburrje...

Arsyetim:

Menjëherë pasi na përqafuan, na i morën kockat tona dhe i morën nga varri...

nesërmen, nesërmen

Aty rreth orës tetë, shekullin XV, pas vapës madhe

Perandoria hapi shkolla fillore

fillim vetëm fillore

Pasi u mendua ajo pak dhe foli vet me vete

Një shekull vonë, premten e acartë: Shkolla mesme

Kur pa se ishte mirë, u kënaq

Shekullin tjetër, orën nëntë, pas kafjallit perandorak Krujë: Shkolla larta

Kur mori vesh se vetëm kështu mirëmbahet shqiptarizmi

Shekull vonë, orën dhjetë, Janinën skofiare: Universitet

Shekullin pak para se ikte: Akademinë e Arteve dhe të Shkencave, në Nish

Shekulli XX, pak para orës dymbëdhjetë, një ditë me shi e furtunë, iku ajo nëpër Shkupin shqiptar

Iku ajo e na la me pallate, ura dhe rrugë mira, qindra biblioteka mbushura deri tavan

Ne, ne e përcollëm me lot sy dhe trullosur i ngarendëm pas, pas i ngarendëm asaj



Me Perandorinë ikën edhe shumë shqiptarë nga Kruja, Janina, Prizreni, Manastiri e Presheva

Jo vetëm si kocka, por edhe si mish, shkrirë osmanli

Kështu Perandoria mëmë sprapsi ndryshimin grek, sllav!



Ah, sikur mos kishim përjetuar dashurinë tënde moj

Nuk do t´ishim zgjuar pas pesë shekujve vetëm me një meshar raft!





Stacionet



Romë

Stamboll



Stalingrad

Beograd



Enverburg

Strasburg



Fati



Arbëreshi i parë iku nga pushtuesi turk

Shqiptari i dytë nga diktatura staliniste

I treti ngabaraziatitiste

I katërti nga demokracia shqiptare

II pesti nga diktatura serbe

I gjashti nga demokracia kosovare

I shtati stërvitet për t´i braktisur pampersdemokracitë tona

T´i bashkëngjitet arbëreshit parë, shqiptarit dytë, tretë, katërtë, pestë dhe gjashtë!



Për gjashtë ditë Zoti krijoi universin

shtatën pushoi

Për gjashtë ditë vendi gate zbrazet

Edhe shtatën shqiptari me strajcë dorë!



* Në librin “Me shqiptarët e Turqisë”, Fatmir Selimi. studiuesi shqiptar nga Kosova, pas dhjetë vjetëve kërkime në Turqi konstaton se atje jetojnë 10-15 milion shqiptarë...Lufta e Kosovës dëshmoi se ata nuk ndjehen më shqiptar...Sikur Turqia të na kishte dashur më pak, do t´ishim mbi 15 milion shqiptarë në Ballkan: Lufta e Kosovës nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe shteti Shqiptar, do t´ishte ndoshta më i madhi në Ballkan...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi