Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së

Shko poshtë

EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së Empty EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 11, 2010 6:59 pm

EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së

EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së Drejtesia

Policë të EULEX-it mund të shihen pas pak kohe edhe në dyert e ministrive të tjera të qeverisë. Burime të Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit.
Arsyet pse EULEX-i do të mësyjnë dyert e asaj të Shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaçi.
Nuk do të kursehet as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.
Auditimi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK.
As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.
Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën llupë edhe një ish-ministër serb, që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.
Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes-Van-Vreeswijk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm në Ministrinë e Transportit.
Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi