ZAvni Zogiani:oti Kryeministër, pse s’futeni në grevë urie?
Faqja 1 e 1

Zoti Kryeministër, pse s’futeni në grevë urie?
Avni Zogiani
Çka do të thotë pavarësia e organeve të drejtësisë? Reagimi i ashpër i kryeministrit dhe EULEX-it mbi masat anti-korrupsion, mos është vetëm një ngritje e bastit për ta shkëmbyer heshtjen mbi ndarjen e Kosovës, me mos-ndëshkushmërinë e korrupsionit në nivele të larta qeverisëse?Ndryshe si mund të shpjegohet ashpërsimi i Kryeministrit me ndërkombëtarët për herë të parë, gjë që nuk e bëri as kundër gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon?
Avni Zogiani
Për herë të parë e kemi parë kryeministrin tonë Hashim Thaçi të ashpërsojë gjuhen kundër faktorit ndërkombëtar në Kosovë. Ai tha se aksioni i policisë së EULEX-it ishte një përpjekje për dhunim të institucioneve duke bërë kështu një ndërhyrje direkte në punën e policisë, por njëkohësisht duke marrë një pozicion tërësisht të ri në raport me faktorin ndërkombëtar. Pa marrë para sysh problemet rreth mandatit të EULEX-it si dhe mundësinë që ai mund të ndikohet nga mantra e stabilitetit politik, kjo që bëri kryeministri është një paralajmërim ogurzi mbi qasjen që politika kosovare do ta ketë ndaj policisë nëse Kosova do bëhet njëmend e pavarur dhe sovrane. Por, jo vetëm kaq.
Zoti Kryeministër, pak a shumë kështu duket policia e pavarur. Ajo ndërmerr aksione pa i njoftuar të dyshimtit për korrupsion. Policia e pavarur nuk iu bën telefon të dyshimtëve ose partive të tyre politike kur planifikon bastisjen, por ktë e bën në bazë të planeve të veta për hetim. Kurse ajo që keni bërë ju këtyre ditëve me reagimet kaq të ashpra ndaj aksioneve të EULEX-it ka ekspozuar dy probleme serioze në qëndrimin tuaj. Së pari pra ka ekspozuar pikëvështrimin tuaj ndaj policisë si një instrument në duar të qeverisë, gjë që nuk është në vende normale dhe demokratike.
Së dyti, ajo që ndoshta është edhe më e rëndësishme e që është ekspozuar në mënyrë të pakontestueshme zoti kryeministër, është preokupimi juaj me interesin e partisë që i prini, e injorimi i interesit shtetëror dhe të përgjithshëm. Deklarimet tuaja të ashpra vijnë njëkohësisht kur nëpërmjet kanaleve diplomatike, siç është parë edhe në paraqitjet publike të këshilltarëve tuaj, ju ka ardhur propozimi serb për ndarjen e Kosovës. Ju zoti kryeministër nuk keni ashpërsuar kaq shumë gjuhën ndaj ndërkombëtarëve kur kishte presion që të zbatohej gjashtë pikëshi, i cili sot solli Kosovën para ndarjes formale. Gjuha e juaj kundruall gjashtë pikëshit që ndau Kosoven në dy hapësira ligjore shprehte një kundërshtim të butë në deklarata dhe një angazhim për zbatimin e këtij plani. Kur juve sot ju preket interesi grupor në të njëjtën kohë të thellimit të përpjekjeve për ndarjen definitive të vendit, ju reagoni ashpër për ta mbrojtur interesin e grupit tuaj, duke e injoruar tërësisht interesin e përgjithshëm, që mbase edhe mund të ishte mbrojtur me aksione të policisë për hetimin e dyshimeve për korrupsion. Mos është reagimi juaj i ashpër për hetimin e korrupsionit thjesht një ngritje e bastit për ta shkëmbyer mosndëshkushmërinë e grupit tuaj me heshtjen për ndarjen e Kosovës?
Ju zoti kryeministër keni manipuluar opinionin publik kosovar duke bërë deklarata që thellësisht cënojnë përceptimin e opinionit publik mbi punën e policisë. Me fjalë tjera ju keni thënë se jeni mbi ligjin duke qenë se keni paragjykuar se policët janë patjetër të kqëinj dhe me qëllime të këqija, kurse të mirët jeni ju dhe prandaj policia po don të dhunojë institucionet që iu prini. Nuk mund ta kuptoj ndryshe intervenimin tuaj të ashpër disa ditë pas bastisjes pa e pasur asnjë informacion mbi evidencat që ka prokuroria dhe policia. Nëse ju zoti kryeministër kur flisni për mungesën e masave në fushën e drejtësisë thirreni në pavarësinë e drejtësisë, a e keni pasur para sysh se policia e prokuroria është pjesë e sistemit të drejtësisë kur keni reaguar kështu?
Pra, ju insistoni në pavarësinë e sistemit të drejtësisë kur ai dështon, por intervenoni hapur kur ai vepron. Nëse ju keni bindje se policia është e manipuluar politikisht, gjë që potencialisht nuk mund përjashtohet sidomos kur kihet para sysh intervenimi brutal gjatë varrimit me qëllim të arrestimit të Albin Kurtit, atëherë ju do duhej reaguar sa herë që policia manipulohet politikisht, jo vetëm kur ajo prek kampin tuaj politik.
Ju zoti Kryeministër, keni bërë një dëm të jashtëzakonshëm me ndërhyrjen tuaj në punën e policisë dhe prokurorisë pa marrë para sysh rrethanat dhe motivet e aksionit të policisë. Ju keni intervenuar ndaj këtij aksioni publikisht, pa pasur guximin “reagimin joprofesional të policisë” ta trajtoni me masat e duhura politike, ligjore e madje edhe strukturore, të cilat jo domosdoshmërisht duhej të ishin pjesë e një show në televizionin publik, në atë televizion që tashmë është e qartë se e keni shndërruar në një instrument ashtu siç po dëshironi ta shndërroni edhe policinë.
Ju zoti kryeministër keni treguar se nuk e kuptoni çka do të thotë pavarësi e organeve të dretjësisë, sikundër që keni treguar që jeni në gjendje që ato t’i manipuloni për interesa partiake. Ju poashtu keni treguar se nuk keni kapacitet për tu marrë me situata të tilla në mënyrë të matur e profesionale. Nëse policia e EULEX-it ka bërë një show me bastisjen në fjalë, pse do duhej që edhe ju të bëni show me kundër-reagim. Apo thjesht nuk keni pasur guximin dhe nervin për t’u përballuar direkt me EULEX-in, por këtë e keni bërë nëpërmjet organeve tuaja informative ku përfshihen një numër i konsiderueshëm i gazetave dhe televizioni publik.
Në fund zoti Kryeministër, tërë ky masllahat që na ndodhi këtyre ditëve, na konfirmoi edhe se Kosova nuk është duke funksionuar si shtet. Reagimi i juaj ka qenë një reagim i ngjashëm me organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke treguar se ju nuk keni autoritet në trajtimin e këtyre çështjeve nëpërmjet rrugëve zyrtare. Ju zoti Kryeministër i prini një qeverije të një vendi të cilit ia keni shpallur pavarësinë para dy vjetësh. Ju inkurajoj të silleni si kryeministër jo si diplomat apo si udhëheqës i një OJQ-je. Ju keni ministri të brendshme, keni ministri të drejtësisë, keni edhe organe tjera që merren me fushën e mbisundimit të ligjit. Ju keni task-force për mbisundimin e ligjit. Të gjitha këto janë institucione ku adresohen e koordinohen punët e organeve të drejtësisë, për mirë a për keq. Nuk jeni ju vetëm udhëheqës i Bordit të RTK-së dhe të PDK-së. Kaq shumë herë na e keni përsëritur ju personalisht se marrëdhënjet mes institucioneve dhe faktorit ndërkombëtar dhe edhe EULEX-it janë të shkëlqyeshme. Pse keni nevojë që këto marrëdhënje t’i trajtoni nëprmjet intervistave me gazetarë tërësisht servil?
Zoti Kryeministër, ju do duhej të reflektoni në lidhje me shtetin që po e ndërtoni dhe të mos vazhdoni ta shihni atë si një shtet të partisë suaj, por si një shtet që iu takon të gjithëve e ku bazament duhet të jetë barazia para ligjit. Pra, zoti Kryeministër, mos e trajtoni shtetin pavarësinë e të cilit e keni shpallur vetë, si një pronë tuajen. Ktë shtet nuk jeni duke e krijuar në funksion tuajin e të partisë suaj, por ju dhe partia juaj duhet të jeni në funksion të këtij shteti. Prandaj, shfrytëzojeni edhe njëherë atë shërbimin tuaj informativ të shndërruar në televizion publik, e thuani opinionit publik se organet e drejtësisë janë të pavarura, madje edhe atëherë kur bëhen gabime. Por gabimet duhet të trajtohen në mënyrë institucionale. Këtë ia keni borxh opinionit publik sepse keni shkaktuar një konfuzion të rëndë. Ju folët për manipulim politik të policsë dhe nëse kjo është e vërtet kjo do duhej adresuar sepse është shumë e rrezikshme. Nëse ju nuk e keni autoritetin që ta trajtoni këtë potencial të manipulimit politik të organeve të drejtësisë atëherë ju do duhej të vazhdoni të rezistoni kundër këtij fenomeni të rrezikshëm. Pas intervistës së kryeprokurorit të Prokurorisë speciale u bë e qartë që policia e prokuroria do vazhdojnë. Atëherë, cilat janë masat tuaja për ta trajtuar këtë problem kaq serioz, pra manipulimin politik të organeve të drejtësisë? Mos po mendoni të futeni në grevë urije?
Autori është bashkthemelues i Organizatës ÇOHU!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi