Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur !

Shko poshtë

Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur ! Empty Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur !

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 15, 2010 12:43 pm




Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur ! N113874851978528_5719


Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur !


Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur ! Thumbnail.php?file=kot_767033470


Momenti ndoshta për të pasur edhe shqiptarët një Kongresmen në Uashington.

EGRIU: Ne kemi bërë së bashku në SHBA-ës edhe më para histori, dhe mendojë se tani është koha për ne për të bërë historinë e së bashku përsëri!

I "armatosur" me sfondin e fushatës së tij - i vendosur dhe i bindur mbi sloganin, "Jepni Një Dollar Për Ndryshim - "Give A Dollar For Change" ose "Egriu për Ndryshim - Egriu for Change!", kandidati shqiptarë për në Kongresin Amerikan, Emin Eddie Egriu, gjindej mbrëmë në "ishullin e Dibranëve" Staten Island - Nju Jork, për të organizuar fushatën fondmbledhëse dhe kontaktuar me Shoqatat Shqiptare dhe bizensmenët shqiptarë në këtë shtet, lidhur me grumbullimin e fondeve të nevojshme, për të marrë pjesë në zgjedhjet brenda partisë Demokrate, për në Kongresin Amerikan.

Shoqata Atdhetare “Dibra” me qendër në State Island të Nju Jorkut, me kryetarë zotin Ibrahim Kolari organizojë mbrëmë në zyrën e kësaj shoqate, një takim - për të mbështetur ambicjen e bashkëqytetarit të tyre Emin Egriut, banorë i zonës së thellë veriperindimore të shtetit të Nju Jorkut, Buffalo. I cili, thotë, se ka për t'u futur në garën e kandidaturave brenda partisë demokrate, për një vend në kongresin amerikan. Vend ky që prej 30 vjetësh në këtë zonë mbahet nga rivalja e tij e demokrate Louise McIntosh Slaughter. Kjo kongresiste, duhet pranuar se ka bërë histori në Capitol Hill, pasi është një nga gratë e pakta politikane amerikane, që është zgjedhur kongresite në 15 ligjistatura. Zona elektorale e cila ajo përfaqëson, ka tre qytete të vogla Rochester, Buffalo dhe Niagara Falls. Ai është Distrikti 28-të i Nju Jorkut.

Eddie Egriu, si i thërrasin amerikanët, pranon vetë së është përballë një gare të fortë dhe shumë të vështirë për të. Mbasi, ai e ka provuar edhe më parë këtë ambicje, po në të njëjtën zonë elektorale dhe po për të njëjtin vend. Egriu, tha se " nga 13 - kandidatët atëhere brenda partisë në vitin 2004, ai zuri vendin e 3-të". Ai spjegojë mbrëmë teksa kërkonte mbështejen financiare të dibranëve, se" humbja sipas tij erdhi si pasojë e mos konsultimit më parë me ekspërtët dhe avokatët e çështjeve elektorale, në atë zonë, e cila, e shoqërua me gabime të rënda teknike, sidomos në mbushjen e formularve dhe mbledhjen e firmave, duke i kushtuar atij humbjen e më shumë se 4 mijë firmave".

Megjithatë, tha ai unë jam i bindur se kësaj rradhe, se do të fitojë dhe se gjithçka është e mundur. Mbasi siç u shpreh Egriu, kësaj rradhe ai ka vendosur të jetë më i kompletuar nga ana proceduriale dhe se ka zgjedhur ekspertë të mirë të këtyre çështjeve. Duke permendur edhe disa avokatë të rinjë shqiptarë, që kanë shkolluar në SHBA-ës, dhe kanë njohurit përkatëse për fushatat elektorale. Njeri prej tyre ishte edhe Ilirian Fundo(MBA president).

I të njëjtit mendim me Egriun se ai kësaj rradhe do të fitojë, ishte edhe kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” me qendër në State Island të Nju Jorkut, zotit Ibrahim Kolari, si dhe pjesëmarrësit e këtij takimit, të cilët gjatë fjalës së tyre, premtuan se kjo shoqatë, por, edhe bashkëatdhetarët tanë, pavarësishtë se nuk janë nga Dibra, nuk do të kursejnë asgjë për të ndihmuar bashkëatdhetarin e tyre, në këtë fushatë të gjatë por edhe të vështirë.

Kolari, nga ana e tij e inkurajojë Egriun, dhe e quajti hyrjen e tij në garë, si një vendim historik! duke thënë se: "Emri i tij na bënë krenar dhe na nderon të gjithë shqiptarëve, tha kryetari i shoqatës "Dibra", z Ibrahim Kolari, pavarësishtë se jemi nga Dibra, Ulqini, Tirana, Prishtina, Presheva, Filati apo gjetkë." Ai pasi faleminderojë të gjithë pjesmarrësit, bëri thirrje që të gjithë shqiptarët, të japin ndihmën e vetme që mund të japin - duke e ndihmuar Egriun në këtë garë për në Kongresin Amerikan, me ndihmë financiare- me para". "Kjo, tha ai është e vetmja ndihmë që kërkon sot nga ne bashkëatdhetari ynë - kandidati partiak për në Kongresin Amerikan zona elektorale 28-të, në Buffalo - Nju Jork, dhe kjo duhet të jetë përgjigjeja jonë!

Ne përkrahim fuqishëm dhe kërkojmë të gjithë shqiptarët për të mbështetur këtë kandidaturën për vendin e përfaqësuesit të Kongresit të Qarkut 28, thanë diskutantët që morën fjalën si Mensur Bekteshi, i cili dhuroi një mijë dollar, Nora Abdullai, Xheladin Pjeçja, Hajro Daci, Kozeta Zylo, Fisnik Daci, Bashkim Abdullai e të tjerë. Ndërsa, vendosën që të organizojnë brenda disa javëve një takim mbledhje fondesh me të gjithë shqiptarët në Staten Island.



Egriu :" Përse vendosa për të kandiduar ?

Unë tha ai në fillim të fjalës së tij - kam në çdo damarë gjakë shqiptari dhe marrë këtë hap të rëndësishëm, sepse unë besoj se jetojmë të gjithë sëbashku në një epokë, kur duhet t'i shërbejmë këtë vendi edhe si politikanët profesional, të cilët; "mbizotërojnë" korridoret e pushtetit në Uashington. Dhe se jamë i bindur se është koha për të qënë në zyrat e Uashingtonit edhe një prej nesh: Një biznesmen, një njeri i punës, një tatimpagues i rregullt, një familjar i mirë, një amerikan i mirë - një shqiptarë i mirë, që do të jepet mundësia për t'i shërbyer popullit të Amerikës në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe bashkëatdhetarëve të vetë në SHBA-ës.

Ndërsa, se "Përse unë?!" kjo mendojë tha ai nuk do të jetë e nevojshme në lidhje me atë rritjen e madhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA-ës,integrimin tonë dhe suksesin tonë në Amerikë. Sepse, përmes viteve, ne kemi luftuar dhe luftojmë së bashku, dhe, se shumë fitore si gjatë viteve por edhe dy dekadat e fundit, i kemi arritur po së bashku."

"Unë, tha ai jamë i lindur në Dibër të Madhe, Maqedoni. Familja ime u detyrua të largohet nga ish-Jugosllavia për shkak të kundërshtimit kurajoz të komunizmit, nga babai im Abedin "Din" Egriu. Në SHBA-ës, babai im së bashku me shqiptarët e tjerë, ka orkestruar tubimin më të madh në 1981 në Nju Jork, kundër ish-Jugosllavisë. Gjithashtu, xhaxhai im Ibrahim Egriu e kishte të lënë ish-Jugosllavinë për shkak të babait tim dhe u bë aktivistë i çështjes kombëtare, në mërgim. Sot, ai është i njohur si zë i madh për Komunitetin Shqiptar në Skandinavi, ndërsa vëllai Naxhi Egriu "John" u bashkua UÇK-së, Batalionit Atlantiku 1998-1999.

Ndërsa, unë u bëra një zë për shqiptarët, që u dëgjua nga OKB-ja në Nju Jork, deri në Shtëpinë e Bardhë, Uashington, gjatë krizës së Kosovës dhe kriza maqedonase, e Luginës së Preshevës, së bashku me të gjithë shqiptarët e Amerikës, të udhëhequr nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe të tjera organizata e shoqata. Megjithatë, unë e kam përqendruar aktivitetin tim kryesisht në çështjet e komunitetit, në zonën e Nju Jorkut Perëndimor , ku edhe jetoj së bashku me gruan time dhe fëmijët e mij.





Egriu u tha të pranishëmve, se ju faleminderojë ju dhe të gjithëve atyre që po më mbështesin për kohën tuaj dhe donacionet tuaja. Ne kemi bërë së bashku në SHBA-ës edhe më para histori, dhe mendojë se tani është koha për ne për të bërë historinë e së bashku përsëri!



Egriu i tha gazetës Bota Sot, se " unë jam duke kandiduar për këtë postë të lart publik, kandidatë brenda partisë demokrate zona elektorale 28- e Nju Jorkut, këtë vit, me qëllim për të qenë një zë për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, për njerëzit që kanë mjaft nevojë për një vend pune, për të gjithë taksapaguesit e kësaj zone. "Ndryshe, tha ai nga kandidatët e tjerë, unë e kuptoj se si kjo është e vështirë se jemi në një kohë të vështirë për të gjetur një punë për veten dhe fëmijët tanë, kur ekonomia amerikane po kalon momente më të vështira. Qëllimi im do të jetë, jo për t'i dhënë më shumë atyre që kanë, pra të pasurve, por për t'i dhënë gjërat më të nevojëshme dhe mjaftueshme për ata që kanë nevojë."

Ai më tëj sqaroi edhe strategjinë e tij në këtë fushatë, e cila sipas tij ka për t'ua prerë madhësinë e tepërt dhe qëllimin e fryrë të fondeve shtetërore federale,, dhe e qeverive lokale, duke i mbajtur taksat poshtë dhe të bëjë çdo gjë që ai mundet të bëjë, po qe se fiton të krijojë vende të reja pune, në këtë zonë, sidomos në botën e biznesit të vogël, të cilën ai mendon se e njeh aq mirë, pasi ai është dhe vetë një biznesmen i suksesëshëm.

Ndërsa në aspektin kombëtar, Egriu, i tha gazetës Bota Sot, se në se ai fiton zgjedhjet fillimisht kundra kongresistes (congresswomen) Louise McIntosh Slaughter, e cila ka 29 vjet në Capitol Hill që përfaqëson këtë Distrikit (Qarkë), unë do të luftojë për të sjellë trupat tona në shtëpi qysh tani nga Afghanistani dhe Iraku, duke investuar më shumë në sigurinë e SHBA-së.



"Mbi të gjitha, unë, tha ai do të bëj gjithçka që mund të jetë kandidati i klasës së mesme pa harruar shtresat e ulta dhe jamë duke gjetur pikat ku rivalija ime ka punuar më dobët në Amerikë, gjatë këtyre viteve megjithse, ajo i përfaqëson për një kohë të gjatë."

"Për, Shqipërinë dhe Shqiptarët padyshim që do të jemë gjithmonë pranë, i tha gazetës tonë, Egriu, unë do të jem theksojë ai gjatë bisedes me gazetën tonë, një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan, për çështjen tonë kombëtare. Prandaj, tha ai mendoj se tani është momenti vendimtarë dhe i shumë pritur nga të gjithë ju të dashur bashkëatedhetarë, momenti, i cili, do të vendosë, ndoshta " se a do te kemi edhe ne Shqiptarët Përfaqësuesin tonë në Uashington - Capitol Hill, vend ky ku krijohet dhe bëhet politika Amerikane!?"



BEQIR SINA, New York/mydibra.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi