Barak dhe Mishel Obama, nje romance tipike amerikane
Faqja 1 e 1
Barak dhe Mishel Obama, nje romance tipike amerikane
Barak dhe Mishel Obama, nje romance tipike amerikane
14.02.2009
Për cinikët, historia e dashurisë mes Barak dhe Mishel Obamës është krijuar me shumë kujdes për të bindur votuesit amerikanë se bëhet fjalë për atë çiftin e zakonshëm e jo të përsosur, tek i cili Amerika mund të bazohet duke ...
... mbyllur sytë, por njerëzit që i kanë njohur mirë të dy, janë të bindur se e ndërtuar me kujdes është vetëm karriera 16-vjeçare e Presidentit. Sa për të tjerat, lidhja e tyre mund të konsiderohet në gjithçka një martesë tipike amerikane. "Është e pazakontë një martesë aq e fortë dhe e qëndrueshme sa ajo mes Barakut dhe Mishelës", thotë Valeri Xharret, shoqja e ngushtë e Zonjës së Parë të Amerikës, njëherësh edhe një prej këshilltareve të fushatës së Barakut. "I kushtojnë shumë vëmendje familjes. Nuk është aspak e lehtë".
Romanca mes të dyve nisi në pranverën e vitit 1998 dhe në fillim nuk të krijonte përshtypjen se mund të kishte një fund të lumtur. Mishel Robinson, prej më pak se një viti, punonte si avokate në firmën ligjore "Sidley Austin". Mishel ka kujtuar disa herë se si në një çast në zyrat e firmës flitej për një student të shkëlqyer të "Harvard"-it, i cili do të niste punën gjatë muajve të verës. Gruaja, që shumë vite më pas do të bëhej Zonjë e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rrëfen se kishte parë një foto të tijën dhe se përshtypjet qenë larg atyre që mund të konsiderohen të mira.
"Thashë, mirë, ndoshta nuk do jetë kaq i llahtarshëm dhe ndoshta do jetë njeri me humor. Por më pas mësova se quhej Barak Obama", kujtoi Mishel gjatë një interviste të dhënë në vitin 2004 në gazetën "Chicago Sun-Times". "Dhe si gjithë të tjerët mendova: Çfarë lloj emri mund të jetë ky"?
Pas kësaj, avokatja e re mësoi se i qe caktuar detyra t‘i shpjegonte punonjësit të ri gjithçka i duhej të mësonte lidhur me punën në firmë. Gjithsesi, i është dashur të pranojë se në realitet qe më pak i shëmtuar nga ç‘dukej në foto, dhe nuk qe tamam tipi i tromaksur i "Harvard"-it, që priste të shihte. Përkundrazi. Kishte një sens të spikatur humori dhe Mishel shpejt e gjeti veten teksa qeshte me të njëjtat gjëra që e bënin të gajasej Barakun. Kjo ndodhte edhe për shumë qëndrime të tjera. "Në fakt u tërhoqa shpejt nga ai dhe u bëmë miq që pas bisedës së parë", kujton Mishel. Një pjesë e asaj bisede qe zhvilluar si më poshtë:
Mishel: Nuk do ta vrisja mendjen për diçka të tillë. Emri im i dytë është Li Voun, për hir të Zotit.
Barak: Paske emër shumë të bukur.
Mishel: Po, gjithsesi të shpjegova detyrat, oraret e punës, distinktivin. Ka mbetur ndonjë gjë tjetër?
Barak: Jo, shkëlqyeshëm (ndez një cigare).
Mishel: Kam përshtypjen se këtu nuk lejohet të pijmë duhan.
Barak: Po, mundemi që ç‘ke me të.
Mishel: Epo mirë.
Shumë shpejt, ish-studenti i shkëlqyer i "Harvard"-it u hodh edhe një hap më tej dhe i kërkoi të dilnin së bashku. Fillimisht Mishel i tha jo, madje ju desh ta bënte këtë disa herë pas këmbënguljeve të përsëritura të Barakut. Kjo pasi nuk i dukej me vend të krijonte marrëdhënie sentimentale me kolegët e zyrës. Madje u përpoq edhe t‘i rregullonte ndonjë takim me shoqet e saj. Por Baraku nuk kishte ndër mend të hiqte dorë. "Në fakt e binda me forcë", shkruan në librin "Forca e Shpresës", të publikuar në vitin 2006.
Më në fund Mishel pranoi të dilnin bashkë dhe atë ditë vizituan Institutin e Arteve të Çikagos, u ulën të pinin diçka në katin e fundit të ndërtesës shumëkatëshe të qendrës "Xhon Hankok" dhe më pas shkuan për të parë filmin e regjisorit Spaik Li, "Bëj atë që duhet bërë". "Më ngriti në ajër", kujton Mishel Obama, teksa sjell ndër mend atë ditë kur ai e bënte gjithë kohës për të qeshur dhe i linte mbresa të forta "me njohjet e thella artistike". U ulën buzë një trotuari, pranë një dyqani ku shiteshin ëmbëlsira e akullore dhe aty Presidenti i ardhshëm i dha puthjen e parë. "E pyeta nëse mund ta puthja", shkruan Obama. "Kishte shije çokollate".
Kreig Robinson, vëllai i Mishelës, kujton që e ka takuar Barakun që prej kohës kur e motra thjesht dilte me Presidentin e ardhshëm. "Ishte djalë shumë i këndshëm", kujton Robinson, i diplomuar në "Prinston" dhe sot trajner basketbolli i një skuadre universitare. "Më pëlqente shumë si fliste për familjen e vet, pasi në të njëjtën mënyrë flisnim edhe ne për familjen tonë. Atëherë mendoja: Djalë i mirë. Gjynah që nuk e ka të gjatë me time motër". Por në një pikë, Mishel, e cila nuk është se kishte pasur shumë histori të tilla me djem, i kishte thënë të vëllait: "Më pëlqen vërtet".
Por, së pari pretendenti i Mishelës duhej të kalonte një test shumë të rëndësishëm. Meshkujt e familjes Robinson qenë të bindur se mbi një djalë mund të mësoje shumë prej mënyrës si luante basketboll. Me kërkesën e së motrës, Kreig Robinson - atëherë yll i skuadrës së basketbollit të "Prinston"-it -e mori Obamën me vete për të luajtur basketboll. Obama luante "natyrshëm" dhe "e njihte lojën e skuadrës", kujtoi para pak kohësh Robinson. "Në rast se ai test nuk do të qe kaluar me sukses nga Baraku, kush e di si do kishin shkuar gjërat mes tyre".
Ndërsa familja e Obamës pati mundësi të shihte si do të qe bashkëshortja e tij kur Baraku e mori me vete gjatë një feste Krishtlindjesh në Honolulu. "Që nga fillimi, Mishel iu përshtat më së miri ritualeve tona festive", kujton Maja Soetoro-Ng, gjysmë-motra e tij.
U deshën edhe dy vjet të tjera që Baraku t‘i propozonte zyrtarisht për martesë. Megjithëse e dinte që Baraku nuk u trembej angazhimeve, Mishela nervozohej shpesh për faktin që ai e konsideronte martesën diçka të kohëve të shkuara. Gjatë një darke në një restorant luksoz të Çikagos, Mishel mendonte se Baraku po këndonte këngën e përhershme për sa i përket martesës. Mirëpo një çast kamerieri u afrua me ëmbëlsirën, por në pjatë gjendej një kutizë, brenda së cilës qe unaza e fejesës. "Kështu që mbeta vërtet pa fjalë", kujton Mishel vite më pas. "Ai është si ata që nuk të lënë rastin të hapësh gojë".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» URIME BARAK OBAMA!
» Kolec Traboini: Unë jam Barak Obama!!!
» Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama
» Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të"
» Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama
» Kolec Traboini: Unë jam Barak Obama!!!
» Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama
» Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të"
» Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi