Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiç shkenctari shqiptar Muharrem Berisha

Shko poshtë

Vdiç shkenctari shqiptar Muharrem Berisha Empty Vdiç shkenctari shqiptar Muharrem Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 16, 2010 2:09 pm


U nda nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar prof.dr.sci. Muharrem Berisha






  • Vdiç shkenctari shqiptar Muharrem Berisha 15berisha5

Prishtinë, 15 maj 2010 –

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka ndërruar jetë akademik prof.dr.sci.Muharrem Berisha. Në njoftimin e ASHAK thuhet se “ me hidhërim të madh njoftojmë se sot, më 15 maj 2010, në moshën 68 vjeçare u nda nga jeta akademik Muharrem Berisha, anëtar i respektuar i Akademisë sëShkencave dhe Arteve të Kosovës, shkencëtari i shquar i fushës së matematikesdhe profesor i nderuar i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Prishtinës”. Mbledhja komemorative në nderim të akademikut të ndjerë Berisha do tëmbahet nesër, me 16 maj 2010, në orën 11:00, në mjediset e Akademisë.

Akademik prof.dr.sci. Muharrem Berisha ,lindi më 10.6.1942 në fshatin Vilanc, komuna e Vushtrisë. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa në vitin 1961 ka mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë. Gjatë vitit shkollor 1961/62 ka punuar mёsues nё shkollёn fillore tё Samodrexhёs dhe tё Novosellёs tё komunёs së Vushtrisё. Nё vitin shkollor 1962/63 regjistron studimet e matematikёs nё Fakultetin Filozofik tё Prishtinёs, të cilat i mbaroi nё qershor tё vitit 1966. Gjatё vitit shkollor 1966/67 punon profesor i lёndёs sё matematikёs nё Shkollёn e Mesme Teknike tё Prishtinёs.Nё tetor tё vitit 1967 ka qenё i angazhuar tё mbajё ushtrimet nga Analiza matematike I nё Katedёn e Matematikёs tё Fakultetit Filozofik tё Prishtinёs. Nё mars tё vitit 1968 zgjidhet asistent nё Katedrёn e Matematikёs. Nё tetor tё vitit 1969 regjistrohet nё studimet pasuniversitare nё Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore tё Beogradit. Nё vitin shkollor 1970/71 autorizohet tё mbajё ligjërata nga lёnda Analiza matematike I nё Katedrёn e Matematikës të FSHMN-së.Nё vitin 1974 ka mbrojtur temёn e magjistraturёs me titull: Transformimi dhe shumimi i serisё Fourier tё njё funksioni tё vazhdueshёm nё Fakultetin e Shkencave Matemaike-Natyrore tё Beogradit. Gjatё periudhёs shkurt 1978- shkurt 1979 ka qёndruar nё specializim nё universitetin “Lomonosov” tё Moskёs. Nё maj tё vitit 1979 ka mbrojtur tezёn e doktoratёs me titull: Vlerёsimi i koeficientёve Fourier tё disa klasa funksionesh. Po nё kёtё vit zgjidhet docent nё lёndёn Analiza matematike I nё Seksionin e Matematikёs nё FSHMN tё Prishtinёs. Nё maj tё vitit 1982 zgjidhet profesor inordinar nё lёndёn Analiza matematike I, ndёrsa nё mars tё vitit 1987 zgjidhet profesor ordinar nё FSHMN tё Prishtinёs. Mё 24 dhjetor 1996 zgjidhet anёtar korrespondent, ndërsa më 20 dhjetor 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAK.Gjatё kёsaj periudhe, qё nga viti 1967 gjer mё sot, si asistent, docent, profesor inordinar dhe ordinar nё Seksionin e Matematikёs ka ligjëruar lёndën Analiza matematike I, II, III dhe kurse të përgjithshme të matematikës në fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës. Ështё i angazhuar qё nga viti shkollor 1979/1980 e gjer mё sot nё studimet pasuniversitare. Udhёheq deri mё tani seminarin nga Analiza matematike nё kёto studime.Gjithashtu ka qenё udhёheqёs i disa kandidatёve nё magjistraturё dhe doktoratë. Ka qenё kryesues i Kryesisё sё Shoqatёs sё Matematikanëve, Fizikanёve dhe Astronomёve tё Kosovёs. Dy mandate zgjedhore, duke filluar nga viti shkollor 1981/82 deri mё 1984/85, ka qenё shef i Seksionit tё Matematikёs. Qё nga tetori i vitit 1985 deri nё tetor tё vitit 1987 ka kryer detyrёn e prodekanit tё FSHMN-sё. Nё vitin 1987 zgjidhet dekan i FSHMN-së, ndёrsa nё vitin 1989 rizgjidhet nё detyrёn e dekanit. Nё qershor tё vitit 1991 shkarkohet nga kjo detyrё me rastin e masave tё dhunshme tё pushtetit serb, tё aplikuara nё këtë fakultet. Ështё laureat i Shpёrblimit tё Dhjetorit tё vitit 1983. Nё periudhёn 1994-1996 ka qenё udhёheqёs i studimeve pasuniversitare nё Seksionin e Matematikёs. Ështё korrespondent i Mathemmaticial Reviews dhe anёtar i American Mathematical Society. Gjatё periudhёs 1985-1991, sa e ka parë dritёn revista Punime matematike, ka qenё redaktor i saj. Tani ёshtё kryeredaktor i revistёs Kёrkime dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


Flori Bruqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi