Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU

Shko poshtë

SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU Empty SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 16, 2010 8:08 pm

XHENXHEFILAT E DEMOKRACISË (1)

SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU


Shkruan: Shefqet DIBRANI*




SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU Dibrani



Kryetari i LDK-së dr. Fatmir Sejdiu nëse është i vetëdijshëm se partia e tij ka pësuar humbje katastrofale në zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën në vitin e sivjetmë, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme nga kreu i LDK-së, bashkë me ¾ e kryesisë qendrore që edhe ata duhet të largohen sa më parë nga kryesia e LDK-së. Këtë akt moral duhet ta bëjnë nëse me të vërtetë nuk kanë qëllim ta shkatërrojnë përfundimisht LDK-në e cila si parti ka dhënë shumë për Kosovën, dhe tani është para kolapsit të vërtetë nga krizat e mëdha në fushën e reformimit të brendshëm dhe të organizimit që po e përcjellin LDK-në që prej sa vitesh.

Po ashtu duhet të japin dorëheqje të gjithë kryetarët e Degëve të LDK-së anë e kënd Kosovës ku LDK-ja i ka humbur zgjedhjet, kurse Degët që kanë mbetur në balotazh duhet të reformohen rrënjësisht. Këtë veprim duhet ta bëjnë të gjithë Degët dhe Nëndegët e LDK-së pa asnjë hezitim, dhe sidomos ata politikan që në fjalorin e tyre po përmendin vazhdimisht demokracinë Evropiane duhet të ndjekin shembullin e Laburistve Britanik.

Shembulli i Laburistve Britanik dhe veçmas ai i Kryetarit të Partisë Laburiste ish kryeministri Gordon Braun duhet të shërbej leksion për kreun e LDK-së, sidomos për kryetarin e partisë dr. Fatmir Sejdiun, i cili për fat të keq e ka “ngrirë” postin e tij në kryesinë e LDK-së, duke i shkaktuar kësaj partie humbje katastrofale që u panë haptas në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën sivje ku LDK-ja doli humbësja më e madhe.

Një konflikt i paparë moral, politik e juridik po ndodh në Kosovë, në këtë vazhdë LDK nuk duhet t’u gëzohet zhvillimeve politike në LDD, as “korrupsionit në qeveri?!”, as bastisjeve që po i bënë policia e EULEX-it, për ti mbuluar veprimet antidemokratike, antistatutore që po ndodhin prej sa vitesh brenda kësaj partie.

Për LDK-në, gangrenë e shndërruar në sëmundje kanceroze që i ngulfat veprimet demokratike, janë postet e dyfishta dhe funksionet e pesëfishta që po i mbajnë një klan i ngushtë i cili është i instaluar në kreun LDK-së. Ngulfatja e vazhdueshme që po i bëhet mendimit demokratik në LDK rrënjët i ka te ky klan, i cili ka arritur të largon e të izolon nga partia një numër të madh intelektualësh të cilët tashmë janë në margjinat e veprimit politik, dhe sikur është krijuar bindja se në LDK ka deficite dhe mungesa të theksuara të intelektualëve dhe të njerëzve që mund të kryejnë njërin nga funksionet e dyfishta që po i mbajnë disa nga anëtarët e kryesisë qendrore dhe anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Demokracia në Kosovë, që mbanë vulën e LDK-së, ka dhjetë vjet që vuan nga kjo ngulfatje e cila po i vjen pikërisht nga njerëzit e vet. Tash “demokracia” ngjan tamam me një “salep me xhenxhefil”, prandaj nocioni për demokracinë që e kanë kultivuar disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të LDK-së, sidomos pas vdekjes së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë, ajo mund të ketë vetëm aromë të një xhenxhefili që i duhet salepit.

Shtrohet pyetja se kush do të pijë sot “salepin” që e prodhojnë njerëzit e harxhuar moralisht e politikisht, të cilët janë kalbur e mykur pikërisht duke përsëritur retorikën për demokraci, për një reformim të partisë, për teste demokratike e broçkulla gjithfarëshe. Por që kanë humbur zgjedhjet e sivjetme për pushtetin lokal nuk mund t’i mbulojnë sikur të merrnin me tonelata gjethe xhenxhefili, këtë bimë barishtore e cila e rregullon salepin, sepse salepin me emrin “demokraci”, që po e prodhojnë si produkt vendor, është një retorikë që se ha më pazari dhe nuk e rregullon as retorika demokratike për të cilën mbllaçitin disa “demokrat”. Thjesht nocioni demokraci që del nga njerëzit e harxhuar moralisht e politikisht nuk ka të bëjë me strategjinë politike të LDK-së të cilën e ka kultivuar për vitet të tëra ish kryetari historik i Kosovës dhe i LDK-së dr. Ibrahim Rugova.

Mbititulli “XHENXHEFILAT E DEMOKRACISË”, do ti shoqëron disa nga opinionet e mia përkitazi me stagnimet në LDK, për disa nga faktorët që ndikuan në këto ngërçe demokratike, për disa nga lëvizjet e lëkundjet brenda dhe rreth LDK-së, e shumë opinione të tjera me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen e kësaj partie.

Sigurisht, nuk do të harrojmë pa ua përmendur emrat dhe mbiemrat shumë bartësve të funksioneve, qofshin ato funksione partiake apo shtetërore.

Me një fjalë LDK-ja duhet të reformohet dhe të del nga kjo letargji që e ka pllakosur partinë e cila po bllokon edhe shumë procese të tjera për Kosovën në përgjithësi.





Zvicër, 15 maj 2010.





*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin ku ai jeton. Po ashtu Sh. Dibrani ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik. Sh. Dibrani në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja ka qenë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi