Berisha: Njerin port do t'ia japim Kosoves
Faqja 1 e 1
Berisha: Njerin port do t'ia japim Kosoves
Berisha: Njerin port do t'ia japim Kosoves
23.02.2009
Kosova i dorëzoi Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit. Berisha shprehet optimist duke shtuar se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim të ngrohtë dhe miqësor një përfaqësi të kabinetit qeveritar të Kosovës, ministrat Fatmir Limaj, Ministër i Transporteve, Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula.
Zoti Limaj që kryesonte delegacionin i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu dhe i dorëzuan Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Kosovës ka ngritur një grup ndërministror.
Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ndodheshin në Shqipëri për t`i dorëzuar Kryeministrit Berisha letrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një grupi ndërministror të përbashkët për të shqyrtuar procedurat për ndërtimin e një porti në Shqipëri që do të ketë destinacion Kosovën.
Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen grupit të ministrave të Kosovës dhe u shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj.
Të dyja palët diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës. Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian.
Kryeministri u shpreh se ai dhe qeveria shqiptare ndjekin me vëmendje dhe admirim zhvillimet pozitive në Kosovë, të cilat po e çojnë Kosovën drejt një konsolidimi të sigurt të pavarësisë të shtetit ligjor dhe duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon.
Kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në mënyrë të përbashkët gjithmonë e më shumë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për tu krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre.
Lidhur me këtë grupi i përbashkët ndërministror duhet të shohë mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore, njësimit të programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.
Ministrat e Kosovës falënderuan Kryeministrin Berisha për prioritetin dhe vlerësimin e lartë që i dha projektit aq të rëndësishëm për Kosovën për të dalë në detin Adriatik, si dhe i shprehën edhe njëherë mirënjohjen për kontributin personal të tij në pavarësinë e Kosovës që pati ditëlindjen e saj para pak ditësh.
Me këtë rast ata i dorëzuan kryeministrit Berisha një dhuratë të veçantë të Kryeministrit Thaçi një bust bronzi të artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin “Kjo tokë ka zot” që pasqyronte komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. (bs/albeu)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi