Shkruan Flori Bruqi :Shkrimtari Adem Zaplluzha botoi gjatë majit 2010 , shtatë libra poetik.
Faqja 1 e 1
Shkruan Flori Bruqi :Shkrimtari Adem Zaplluzha botoi gjatë majit 2010 , shtatë libra poetik.
18 maj 2010
Shkruan Flori Bruqi :
Shkrimtari Adem Zaplluzha botoi gjatë majit 2010 , shtatë libra poetik.
Autori më i njohur në Kosovë për shkrimin e vjershave satirike është pa mëdyshje Adem Zaplluzha nga Prishtina i cili gjatë këti muaji botoi hiq më pak se 7 libra :
Lumëbardhi dhe gjëma ;Posa ikte nata;Loja e myshqeve;Hijet e ndryshkura;Metafora e heshtjes ;Hyji në Prekaz dhe Stuhi e kutulishte.
Librat e botuar nga ky autor janë edhe shumë përmbledhje poezish për të rritur dhe fëmijë si fjala vjen :
”Puthje”,”Ecjet e vitëve të mëdha”,”Çamarrokët e theporës”,”Muret”,”Morfologjia e dhimbjes”.
”Asgjë sikur molla”,”Udhëndarja”,”Bajraktarët e vatanit “ etj.
Më e njohura që ka bërë bujë të madhe në internet është përmbledhja satirike me titull “Bajraktarët e vatanit”.
Preokupimet dhe frymëzimit e satirikut tonë Zaplluzha ,janë të nduardurta . Ato sillen nga muret e deri të udhëndarjet; nga dhembja e brenga e madhe dhe e vazhdueshme për popullin e tij në varfëri e injorancë e deri të dufi e kritika e tij për politikbërësit kosovar.
I KAM DISA TITUJ
të lumt na për veti
lumturon zotnia
me qeverisjen time
mbarë do të shkojë shtëpia
si veshkët në dhjam
ju do të jetoni
unë po ju premtojë
o milet mos harroni
do ti rregullojë rrugët
dhe kanalzimet
do ta lulëzojmë komunën
kur kalojnë votimet
do ta bëjmë qytetin
t ja kalojë Parizit
unë e mbaj fjalën
jam njeri i fisit
i kam disa tituj
në Sorbonë kam dotoruar
afrphni kutijave
more j të uruar
VOTO NUMRIN TIM
unë i mbaj premtimet
si ha fjalët e mia
nën qeverisjen time
mbarë ju shkn shtëpia
voto numrin tim
voto dyqind e shtatë
xhepat ti kontrollojë
çpdo ditë e çdo natë
për shëndet mos u meraksni
ilaqeti kenipa lek
asnjë moshuar
keq nuk ka me hjek
këto premtime vlejnë
se ju betohem unë
tani do pushoj pakëz
është koha për gjumë
e kur të zgjohem
do të shihni ede vetë
çdo votue do fitojë
nga një peksimet
Ai në krijimet e tij satirizon,shpotit,iniorizon dukuritë individuale dhe shoqërore të ambientit shqiptar (veçanërisht atij kosovar),që ai i konsideron si dukuri negative.
Të gjitha librat Adem Zaplluzha i botoi në Klubin Letrar”Fahri Fazliu”,Kastriot(Obiliq).
Adem Zaplluzha lindi në Prizren më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit.
Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.
Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”.
Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë , Shkup dhe Tiranë. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.
LULI I VOCËRR LULI I RRITUR
Lulu i vocërr
Luli i rritur
Njëri me zhele
E tjetri i uritur
I shtrinë duartë
Secili nga pak
Nga syri u pikon loti
E nga zemra gjak
Dhimbja në tru
Rrah me çekan
Voglushi ec i kërrusur
Plaku nuk bëzanë
1Kështu Luli i vocërr
Udhëve rrugëton
Nuk kërkon gjë tjetër
Pos vend në sofrën tonë
Kurse Luli i rritur
Xhepat përplotë thërrime
Endet çendet rrugëve
Si fantazma im
2
Dëgjoni mirë zotrinjë
Unë nuk dua këngë
Kam nevojë për bukë
Dhe një këmishë me mëngë
Qe njëmijë vjet kalvar
Unë pres përgjigjie
Mendojë se është mjaftë
Nëse keni ndërgjegje
3Largohuni ju sorra
Nga pellgina ime
Këtu s’ka kokërr drithi
Këtu s’ka thërrime
Tani bredhi rrugëve
Si të‘isha lugat
Nuk di ku më zë dita
Ku ta kalojë këtë natë
4Hapni sytë zotëri
Kështu më nuk shkon
Se komshiu yt
Është fare gjallë
Por si njeri - fisni
Tashmë nuk jeton
FLAMURI
Erdhi nga lashtësia
Për të shkuar
Në përjetësi
Shpendi i bekuar
E teta mrekulli
ANATEMA
Nëse nuk vjen
Në varrimin tim
Në agsholin e parë
Do të jesh
Pas meje në udhëtim
NË MËNGJES
Tri herë
Më konvertuan
Për një natë
Në mëngjes
Kur u zgjova
Për një mandatë
Isha më i ngratë
EPITAF
Kurrë nuk eca i kërrusur
Asnjë valle
S’ kërceva Çobanisht
Andaj kur të vdes
Më varrosni vertikaisht
DJALI LAPËRDHAR
Lumi më
Nuk derdhet në det
Tani lypsari
Shtiret si mbret
Jeton në kamje
Si kurrë më parë
Shitet se ështe dikushi
Djali lapërdhar
Syri vërr s’i bën
Të sëmurit lakmiçar
Ai edhe babën e vet
E shet në Pazar
PENGU
Në fillim i kishim hapat e plumbtë
Zjarrmia e etjes
Si hija e keqe
Kaloi nëpër trupin tonë
Kur na thanë
Keni kohë dy minuta
Thamë
Sa e gjatë qenka jeta
Nuk patëm kohë të marrim asgjë
Asnjë trastë me libra
Ikëm rrugëve lakuriq
Na mbeti peng vetëm kujtesa
2
Në Bllacë takova
Po kë
Nuk e pashë atje
Në atë zallamahi
Një prostitutë qante aq dhimbshëm
Sa malet rënkonin
Nga vaji trishtues
Në sytë e një gazetari dallova kinse vaj
Dhembjet e përziera me gjëmën
Më vonë
I gjetën facoletat
Në fushat e Pollogut
3
Një bukë e një gotë ujë
Nën një batane të lagur
Heshtazi bisedojnë
Nën kokë Guri i Bllacës
Fleni sa të doni
Na thanë
Ushtarët maqedonas
Nata është e gjatë
Kur marsi vjen me stuhi
Pranvera sivjet
Vështirë
Të kalojë këndej
Nëpër lotin e shiut
4
Nuk di ku e ka kronikën ankthi
Kur pranë meje
Një fytyrë plaku
Si e puderosur
E kishte gozhduar për lisi
Shikimin e trishtë
Sa që mendova se paska vdekur
Por një qeshje mortore
I rrinte në buzë
Kurse sytë
Kushedi në cilën pikë
I kërkonin këlthitjet
E humbura të imazheve
5
Të nesërmen shikonte
Gropën e hapur
Dhe me një qesëndi
Të paqartë tha:
Ja, shikoni,
Këtu në këtë baltak
Po i varrosin të dashurit e mi
6
Stërkalat e shiut kangjella në asht
Asgjë s’ ka mbetur
Pa u lagur
Në këtë golgotë
Për të satën herë do t’i lajmë duart
Me këtë dramë antike
Për të satën herë do të jemi askushi
Në tokën tonë
Ku varret po na i përdhosin
Sorrëshkinat e uritura
7
Edhe sot po rigon në këtë luadh
Apo lëndinë
Nuk di më
A është ky shi qielli
Apo kafkat tona po i lajnë
Zgavrat e vërbuara
Nuk di më ku filloj unë
Dhe ku përfundon ti
Në këtë shi
Që pikon
Si lotët e mi
8
Edhe një hap
Edhe një frymëmarrje
Jemi në breg
Më thoshte im bir
Po çfarë bregu
E çfarë hapi
Na pret përtej or lis
Na i shkulën rrënjët
Kalorësit e erësirrës
Ku do t’i mbjellim hapat
Në cilën tokë do të më varrosni
A do të ketë emër guri i ngulur
Në dhe të huaj
Sa qen do të pëshurren
Në varrin tim
Kah do të m’i ktheni këmbët
E kah kokën
Pasi që kështu të turpëruar
Po e lëmë pas shpine tokën
PLOJA
Eh moj Zanë
Që aq shumë të deshti Fishta
Ndihmona sot
Në këtë skëterrë
Kulmoja e dhembjes
Me dorën tinzare
Po na vret
E po na shter
Kjo gjëmë si jehonë
Lisat i vërbon
Nënat varrosin fëmijët
Nën rrënjë
Sa e sa herë këndej
Vdekja kaloi
Sa herë po përsëritet
Mbi ne kjo plojë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi