Beqë Cufaj: Letër akademik Rexhep Qosjes!
Faqja 1 e 1
Beqë Cufaj: Letër akademik Rexhep Qosjes!
Letër akademik Rexhep Qosjes!
Nga Beqë Cufaj
I nderuar Rexhep Qosja,
Ju jeni njëri prej intelektualëve më të shquar shqiptarë. Puna dhe veprat tuaja janë vazhdimësi e traditës së ndritshme të klasikëve tanë dhe do të jenë një udhë e cila brezave që do vijnë do t'u shërbejnë për studimin e një "opus magnumi" intelektual.
Për të gjitha këto: duhet t'ju jemi mirënjohës. Sot e mot.
Shkaku pse ju drejtohem me këtë letër, i nderuar akademik Qosja, është kthimi juaj në opinion. Romani juaj i ri "Bijtë e askujt", por edhe inskenimi i shfaqjes teatrore "Beselam, pse më flijojnë" në Teatrin e Prishtinës. Të dy këto ngjarje duhet t'ju kenë gëzuar. Sidoqoftë, ndoshta më së tepërmi ju ka gëzuar që Ministria e Arsimit e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ndarë më shumë se 200.000 euro që ta (ri)botojë veprën tuaj të plotë – nëse nuk gabohem në 30 vëllime. Lajm pas lajmi. Të gjitha të mira. Për ju!
Ajo që pyes veten, i nderuar profesor Qosja, në këtë çast, është nëse ndiheni mirë në këtë Republikën tonë të Kosovës? Nëse për ju përbën ndonjë kënaqësi që kjo Qeveri dhe ky pushtet ju boton libra a ju shtron tepihun e kuq? A kam nevojë t'ju flas për shkrimtarët e oborrit? S'e besoj. Nëse nuk jeni të bindur që kemi të bëjmë me oborr (pushteti!) – atëherë as që ia vlen të diskutohet më tej.
Sepse vazhdoj që të mos besoj sesi ju, Rexhep Qosja, edhe këto ditë, edhe dy vjet pas kësaj qeverisjeje, e cila një popull dhe një shtet e ka mbështetur për muri dhe ndërkohë ka filluar edhe të shohë "përtej" – me një këmbëngulje sa absurde aq edhe të frikshme, ju vazhdoni të heshtni. Apo edhe kur flisni: të na e këndoni këngën me një tekst të mjegulluar që "tash për tash" nuk ka alternativë tjetër në Kosovë.
E gjithë kjo më ka bindur përfundimisht që pushtetarët e sotëm të Republikës së Kosovës – së paku ai që quhet (ish)krahu i luftës, ju kanë konsideruar dhe vazhdojnë t'ju konsiderojnë si "baba" shpirtëror të tyre. Prandaj, si "baba" i tyre: ose e keni kuptuar që u kanë dalë dore dhe e keni zor të flisni e ta pranoni, ose ende vazhdoni që të mendoni se "nuk ka më të mirë" se këta.
Mund edhe të jetë që jeni mbyllur në kullën tuaj (të fildishtë?) dhe as që u bën për atë që populli po e ndjen dhe ndërkohë edhe po e thotë. Ja një incizim aktual për këta pushtetarët tanë: "...Ah bre ju, nuk di çka u kjoftë,/ se tash mà jem tue u njoftë,/ se kush jini e çka jini, se kah shkoni e se kah vini,/ plang e shpi se kah i kini.../ ju qi dje s'kishit as uçkuer,/ me lidh brekët me nder me thànë, / n'sahan t'huej gjithmonë tue ngrànë,/ rrugën krejt na e keni zànë.../ Kush pra me i pri kombit?/ Ju, do pyka, bij prej llomit,/ qi "shqiptarë" vedit i thoni.". Kështu flet Fishta i madh, që shumica e konsiderojnë babai i të gjithë baballarëve të kombit shqiptar.
Fare për fund, Profesor i nderuar: Martin Lutheri i shkruante Romës me fjalët "Lamtumirë Romë, le të kundërmojë ajo që kundërmon". Kurse Bertchold Brechti u shkruante gjermanëve të tij në prag të Luftës së Dytë Botërore: "Nëse jemi duke u gaditur për luftë- luftë do të kemi". Secilën nga këto fjalë të këtyre mendjeve të ndritura mund t'ia thoni fqinjit tuaj, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, kur ta takoni për kafe a çaj!
Kurse juve, Profesor i nderuar, nuk kam si të mos jua kujtoj fjalët e Guenter Grassit që ua përcillte intelektualëve të ish-Gjermanisë Lindore: "Kush hesht, është bashkëfajtor!". Sepse heshtja juaj i ngjet asaj vdekjes që vjen – jo prej syve, por pikërisht prej heshtjes. Së këtillë!
Për ZSH: Gjergj Kabash
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!
» BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI..
» Sylejman Aliu:Mantenuti-(Rexhep Qosjes)
» Fadil Demaku: DY JETET E PROFESOR REXHEP QOSJES
» Enver Bytyçi:Kujt i vjen në ndihmë "kompromisi historik" i Rexhep Qosjes me Dobrica Qosiç.
» BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI..
» Sylejman Aliu:Mantenuti-(Rexhep Qosjes)
» Fadil Demaku: DY JETET E PROFESOR REXHEP QOSJES
» Enver Bytyçi:Kujt i vjen në ndihmë "kompromisi historik" i Rexhep Qosjes me Dobrica Qosiç.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi