Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për Ballkanin, Obama si Bush

Shko poshtë

Për Ballkanin, Obama si Bush Empty Për Ballkanin, Obama si Bush

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 12:55 am

Për Ballkanin, Obama si Bush
Ish i dërguari për Ballkanin në administratën e Presidentit Bill Clinton, James Dobbins, nuk beson se Barack Obama do ta ndërrojë politikën e SHBA’së karshi Ballkanit. Ai mendon se administrata e re nuk ka pakënaqësi ndaj politikës së deritashme të Bushit dhe se ajo do të vazhdohet.

Nga Express më 23.02.2009 në ora 11:27

Ish i dërguari për Ballkanin në administratën e Presidentit Bill Clinton, tash drejtor i Qendrës për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Mbrojtjen në korporatën RAND, James Dobbins, nuk beson se administrata e Presidentit Barack Obama do ta ndërrojë apo rishqyrtojë politikën e deritashme karshi Ballkanit.

Sipas tij, është e qartë që fokusi i Presidentit Barack Obama është në krizën ekonomike, derisa sekretarja e shtetit Clinton dhe sekretari i mbrojtjes Gates janë të angazhuar me Irakun, Afganistanin dhe Lindjen e Mesme, për ku kanë emëruar edhe të dërguarit e posaçëm.

“Për të gjitha ato duhet kohë dhe deri më tash ende nuk është marrë ndonjë vendim se kur do të tërhiqen trupat nga Iraku, sa ushtarë do të dërgohen në Afganistan, e as se cilat janë synimet afatgjate në atë regjion dhe nëse bisedimet me Korenë e Veriut do të vazhdohen”, ka thënë Dobbins për Zërin e Amerikës.

“Sa i përket marrëdhënieve transatlantike, veçanërisht rreth Ballkanit, nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha apo rishqyrtim të politikës karshi atij regjioni. Në fakt, nuk ka pakënaqësi me politikën e Bushit dhe mendoj se ajo do të vazhdohet”, theksoi ai.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve në Serbi që Beogradi nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, Dobbins ka shtuar se kjo në masë të madhe do të mund të reflektohej në raportet me BE’në dhe SHBA’të, por thekson se administrata e Obamas do të jetë e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës ashtu sikurse ajo e Bushit.

“Në anën tjetër, SHBA’të nuk dëshirojnë ta izolojnë Serbinë dhe do të vazhdojnë me insistimet që Serbia me kohë të marrë një qëndrim më të arsyeshëm për Kosovën. Ndërsa në aspektin afatshkurtër, SHBA’të gjithsesi do ta përkrahin integrimin e Serbisë në institucionet euroatlantike”, deklaroi Dobbins.

Lidhur me tendencat e disa regjioneve në Serbi, sikurse Vojvodina, kah autonomia në shkallë më të madhe, Dobbins beson që SHBA’të do ti dekurajojnë lëvizjet në drejtim të autonomisë më të madhe apo eventualisht pavarësisë.

“SHBA’të do të vazhdojnë ta përkrahin Serbinë dhe Ballkanin në kufijtë ekzistues, duke përfshirë integritetin territorial të Serbisë. Ndërkohë, ndoshta ekzistojnë mënyra që Qeveria e Serbisë të reagojë ndaj kërkesave legjitime të pakicave të saj, sikur që është Hungaria, në kuadër të një Serbie të vetme”.

Ndërsa lidhur me aspiratat eventuale të pakicës shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni për pavarësi më të madhe, pas asaj të Kosovës, Dobbins përsëri ka theksuar që SHBA’të dhe Bashkimi Europian kundërshtojnë ndryshimin e kufijve shtetërorë në Ballkan dhe konsiderojnë që pakicat duhet të pranojnë jetën në shtetet ku jetojnë, me garantimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës, arsimimit dhe kultivimit të traditës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi