Nuk ka vullnet politik për shkatërrimin e strukturave paralele
Faqja 1 e 1

Nuk ka vullnet politik për shkatërrimin e strukturave paralele!
Fatbardha Zeka, BOTA SOT
Opozita thotë se qeveria nuk po bën mjaft për shtrirjen e sovranitetit
Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet ndërmjet okupimit dhe lirisë së brishtë. Pavarësisht që KFOR-i dhe tash policia e EULEX-it thonë se po e mbajnë rendin dhe qetësinë, zbatimi i Kushtetutës së Kosovës është i pamundur nga institucionet e Kosovës.
Ndërsa, të premten shumë kush filloi të gëzohej se me ndalimin e një vizite të një zyrtari serb, përkatësisht të një ministri të qeverisë së Serbisë, do të fillonte zbatimi i Kushtetutës
Shumë shpejt u mor vesh, se nuk ishin institucionet që kishin vepruara të pavarura, për të dëshmuar sovranitetin, por ishin tutorët evropianë, misioni i EULEX-it që me kërkesë të Brukselit ishte bërë kërkesa zyrtare.
Qeveria optimiste që sovraniteti do të shkatërrojë strukturat paralele
Strukturat paralele serbe në veri dhe në enklava të Kosovës, funksionojnë edhe pas një vitit të pavarësisë. Mungesa e vullnetit politik dhe interesimi i institucioneve ndërkombëtare ka bërë që këto struktura të mos shkatërrohen, ende, por sipas qeverisë këto struktura do të shkatërrohen me shtrirjen e sovranitetit dhe me sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës. Zëvendës kryeministri Ramë Manaj, duke e quajtur përgjigje komplekse thotë se ato janë pjesë ë krimit të organizuar dhe procesi i shkatërrimit të këtyre strukturave tashmë ka filluar.
“Strukturat paralele serbe në pjesën veriore po nxiten drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtarë, ato janë pjesë ë krimit të organizuar, pjesë e dorës së zgjatur të Beogradit dhe ato shkatërrohen me shtrirjen e sovranitetit dhe të sundimit të ligjit gjithnjë e më fuqishëm në tërë Kosovë, ky proces tashmë ka filluar dhe me punën e EULEX-it, gradualisht hap pas hapi, do të shpërbëhen edhe strukturat dhe funksionimi i tyre. Tani më ka filluar të ndalohet hyrja e personave të pa dëshiruar dhe ky proces do të jetë në fuqizim dhe shtim të efikasitetit gjithnjë në të ardhmen”, thotë Manaj. Por, a do ti shkatërrojë vetvetiu sovraniteti dhe prania e EULEX-it atje, ato struktura?
Ndërkaq komisioni për siguri vlerëson se derisa strukturat paralele serbe të jenë të financuara nga qeveria e Serbisë, është vështirë të bëhet shkatërrimi i tyre.
Gani Geci, anëtarë i Komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës thotë se këto struktura financohen drejtpërdrejt nga ana ne qeverisë së Serbisë, si dhe hyrja e bandave serbe nuk mund të ndalohet meqë sovranitetit nuk është i shtrirë në tërë territorin e vendit.
“Strukturat paralele serbe në Kosovë janë të financuara drejt për drejtë nga Qeveria e Serbisë dhe një pjesë e tyre edhe e policisë të Republikës Kosovës financohen edhe nga qeveria e Kosovës. Dhe deri sa këto struktura paralele financohen nga një shtet tjetër është vështirë të shkatërrohen. Sa i përket hyrjes së bandave, ato nuk po ndalohen pasi që sovraniteti i Kosovës nuk është i shtrirë në gjithë territorin, pavarësisht që Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që Kosova është shtet sovran dhe i pa ndashëm, por qeveria nuk ka arritur të shtrijë tërë sovranitetin plotë në të gjithë territorin e Kosovës dhe meqë nuk ka sovranitetit në tërë territorin e Kosovës atëherë nuk ka mundësi edhe me i ndalë bandat”, thotë Geci.
Opozita, mungon vullneti politik
Ndërkaq, për opozitën këto struktura nuk shkatërrohen meqë mungon vullneti politik, dhe se tek institucionet e vendit është krijuar një varfëri e madhe. Ahmet Isufi, deputet në Kuvendi e Kosovës, nga radhët e AAK-së thotë se institucioneve iu duhet një guxim i madh për tu bërë edhe integrimi i vendit, dhe se hyrja e bandave nuk po ndalohet ngase institucionet tona po presin zgjidhje nga BE-ja.
“Strukturat paralele në Kosovë nuk po shkatërrohen sepse është krijuar një varfëri e madhe e institucioneve të Kosovës ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare duke pritur edhe më tutje që të hyjë në nominimin, ndërsa ne tani më jemi shtet dhe adresa e parë dhe e vetme që mundet me iniciuar zgjidhje janë institucionet e Kosovës, prandaj duhet një guxim më i madh që të bëhet edhe integrimi i pakicave në Kosovës, por njëkohësisht të veprohet edhe ndaj mekanizmave të cilët po dirigjon Serbia përmes tyre. Hyrja e bandave në Kosovë nuk po ndalohet ngase institucionet tona ende po kujtojnë që janë nën UNMIK-un dhe ende po presin që BE-ja ti kryejë detyrat tona prandaj një masë më energjike e institucioneve gjithnjë duke e kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare normalisht do të munde të bëjë një gjendje efikase”, theksoi deputeti Isufi.
Mirëpo, për LDD-në asgjësimi i strukturave paralele serbe është një strategji Beogradit.
Naser Rugova, deputete në parlamentin Kosovës nga radhët e LDD-së thotë se qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të punojnë ë shumë dhe të jenë të vendosura të shkatërrojnë strukturat paralele serbe.
“Problemi i asgjësimit të strukturave paralele serbe jo vetëm në pjesën veriore të shtetit tonë, por edhe në pjesët tjera të Kosovës të banuara me minoritete serbe ka qenë një strategji e regjimit të Beogradit që mos t’i njoh strukturat legale dhe legjitime të dala nga vota e popullit dhe zgjedhjet e lira dhe ta instrumentalizojnë komunitetin serb në dëm të zhvillimit të funksionalizimit të shtetit dhe të institucioneve të Kosovës, në këtë kontest tani një shtet i pavarur dhe sovran, konsiderojë që institucionet e republikës së Kosovës konkretisht qeveria, ministria e punëve të brendshme, ministria e drejtësisë dhe mekanizmat tjera institucional duhet të punojnë shumë seriozisht dhe të jenë të vendosur që të shkatërrohen këto struktura serbe që realisht po e dëmtojnë edhe imazhin, por edhe po e pengojnë funksionalizimin e plotë të shtetit”, thotë Rugova.
Sipas tij këto struktura po e pengojnë edhe ligjin dhe rekomandon nga institucionet që të marrin hapa konkret në koordinim me BE-në.
Ai gjithashtu tha se mos ndalja e hyrjes së bandave është dobësi e funksionalizimit të shtetit dhe mungesë e kontrollimit të kufijve.
Shpresat tek EULEX-i
Edhe AKR-ja si njëra nga partitë opozitare mendon se arsyeja e mos shkatërrimit të strukturave paralele serbe është mungesa e vullnetit politik dhe veçanërisht e institucioneve ndërkombëtare.
“Mos shkatërrimi i strukturave paralele serbe është sepse ka mungesë të vullnetit politik sidomos nga institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë përgjegjësi në zbatimin ligjshmërinë në Kosovë, dhe mungon iniciativa e institucioneve të Kosovës dhe të mekanizmave të cilat janë për luftimin e strukturave paralele serbe” u shpreh Ismet Mulaj, anëtarë i kryesisë së AKR-së.
Ndërkaq ,për ekspertët e sigurisë strukturat paralele serbe janë evidente sidomos nëpjesën veriore të Kosovës, por pse ato nuk po eliminohen nuk dhanë një përgjigje, por vlerësojë se problemi qëndron në faktin se nuk kontrollohet i gjithë territori i vendit. Ramadan Qehaja, ekspertë për çështje sigurie thotë se ardhja e EULEX-it duhet të ndërrojë disa gjëra të cilat duhet të shkojnë në drejtim të duhur. “Strukturat paralele janë evidente sidomos në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në brendi të territorit dhe ato janë duke funksionuar, por pse nuk po ndërmerren masa që ato të eliminohen unë përgjigje të saktë në këtë pyetje nuk kam, por mendojë që me ardhjen e EULEX-it, shpresojmë që disa gjëra këtu do të shkojnë në drejtim të duhur edhe pse konsiderojë se kërkesat tona në këtë drejtim është dashur të jenë shumë më të ashpra se sa deri më tani, prandaj problemi qëndron aty që ne nuk po mundemi ta kontrollojmë një pjesë bukur të madhe të territorit, fjala është për pjesën veriore të Kosovës” vlerësoi Qehaja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi