Pretesta të ish trupave të TMK-së
Pretesta të ish trupave të TMK-së
Protestuesit kërkojnë dorëheqjet e ministrit e komandantit të FSK-së
Ramiz Bojaj, BOTA SOT
Vazhdojnë protestat e ish-pjesëtarëve të TMK-së
Rreth 200 pjesëtarë të ish-Trupave të Mbrojtjes të Kosovës protestuan të hënën para ish-shtabit të TMK-së. Në krahasim me protestat paraprake, kjo e sotmja ishte më agresive, sepse protestuesit provuan të hyjnë dhunshëm në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. Në tentativë për t’u futur brenda objektit në fjalë, ata ndaluan nga njësiti special i policisë së Kosovës. Pjesëtarët e Këshillit organizativ theksuan se mbështesin kërkesat e mëhershme për rishikimin e procesit të seleksionimit, si dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit Mujota dhe të komandantit Selimi.
Përkrahet FSK-ja, por kritikohen anëtarët e bordit seleksionues
Muhamet Gubetini, kryetar i Këshillit protestues, një ish-pjesëtar i TMK-së që nuk është pranuar në FSK, theksoi se protestat vijnë për shkak të moskonkretizimit të Marrëveshjes ndërmjet ministrit të MFSK-së, Fehmi Mujotës dhe Këshillit organizativ të protestave. Ai thotë se përkundër premtimeve ende nuk është plotësuar asnjë nga pikat e Marrëveshjes."Qëllimi i protestës është konkretizimi i Marrëveshjes me udhëheqësit e Qeverisë. Deri më tash nuk janë realizuar kërkesat tona që kemi kërkuar përgjegjësi prej institucioneve më të larta të vendit, por edhe nga ato ndërkombëtare rreth mënyrës testuese për pjesëtarët e FSK-së. Në këtë kontekst kërkojmë dorëheqjen morale të atyre pjesëtarëve që kanë qenë pjesë e bordit seleksionues", tha në protestën e ditës së hënë , Muhamet Gubetini, kryetar i Këshillit protestues dhe ish-kapiten në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ai thotë se arsyeja që kërkojnë dorëheqjen e Ministrit dhe Komandantit të FSK-është për shkak të moszbatimit të kritereve të vlerave në testin kalues të pjesëtarëve të FSK-së. “Nuk jemi kundër FSK-së, përkundrazi jemi të lumtur që është formuar forca jonë e sigurisë, përderisa në qëndrojmë përkrah pjesëtarëve të cilat janë pranuar në FSK, por problemi është tek stafi përzgjedhës, theksoi z Gubetimi. Ai theksoi se duke qëndruar besnik rreth kërkesave në fjalë kanë vendosur që protestat e tilla të vazhdojnë edhe ditën e martë në orën 12.00. Edhe protestuesit e tjerë, ish-pjesëtarë të TMK-së, adresojnë nota kritike ndaj udhëheqësve të MFSK-së dhe përfaqësuesve të tjerë qeveritarë. “NATO-ja nuk është fajtore, sepse nuk di për secilin anëtar të TMK-së, veç e veç, por qeveritarët janë ata që e kanë prurë situatën deri këtu”, tha Agim Dërguti, ish-pjesëtar i TMK-së dhe tash protestues pranë ndërtesës së SHP të FSK-së. Ai është shprehur se ndien pakënaqësi ndaj Këshillit Organizativ, duke shpërfillur edhe “rregullat” e KO-së.
Sipas policisë, protesta është shpërndarë e qetë
Reagimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në mbrojtën e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ishte i udhëhequr nga njësitë speciale të PK-së, të cilat gjatë kohës së mbajtjes së protestës shoqëroheshin nga njësia elite. Sipas zëdhënëses së Policisë Rajonale, Fikrie Ahmetit, edhe gjatë ndërhyrjes ndaj disa personave që tentuan të hyjnë dhunshëm në objekt nuk është evidencuar asnjë polic ose protestues i lënduar. “Përkundër veprimeve të njësisë speciale të policisë në ruajtjen e objektit të FSK-së, ku ishin të vendosur edhe zyrtarët e lartë të kësaj force, protesta është shpërndarë e qetë”, vlerësoi zëdhënësja, Ahmeti, duke shtuar se përkundër veprimeve shpesh të dhunshme, protestuesit i janë përgjigjur me përgjegjësi urdhrave të policisë. Ajo shtoi se protesta ka filluar në orën 12.00 dhe ka përfunduar në orën 13.30. Në këtë protestë janë angazhuar njësitë e specializuara të quajtura “Njësi Mbështetëse Operative Rajonale e Prishtinës”. “Pavarësisht nga disa përpjekje për reagime të dhunshme, Policia e Kosovës ka arritur të mbajë nën kontroll tërë ecurinë e protestës, duke mos evidencuar asnjë rast delikat të lëndimit ose arrestimit”, vlerësoi znj. Ahmeti. Këtë e forcojnë edhe zyrtarë të QKU-së, të cilët vlerësojnë se asnjë rast i vetëm i ndonjë pjesëtari të protestës ose edhe të policisë nuk kanë kërkuar ndihmë në qendrën emergjente. “Asnjë i lënduar i vetëm qoftë nga policia apo edhe nga pjesëmarrësit në protestë nuk kanë kërkuar ndihmë në QKU”, vlerësoi zëdhënësi, Shpend Fazliu. Duke iu kundërpërgjigjur pakënaqësisë së shumë pjesëtarëve të TMK-së, të mbetur jashtë FSK-së, përfaqësuesit e institucioneve vendore kanë hapur edhe një mundësi, duke hartuar një strategji të re në mënyrë që një numër të këtyre pjesëtarëve të TMK-së të inkuadrohet në Policinë e Kosovës. Gjatë mbajtjes së protestës të ditës së hënë, përpos numrit të shtuar të Policisë së Kosovës edhe pranisë së njësive speciale, vërehej edhe një numër i pjesëtarëve të karabinierëve të KFOR-it italian.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berlini: S'ka tërheqje të trupave nga Kosova
» Bosnje, ceremoni me rastin e rivarrimit të 775 trupave të Srebrenicës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi