Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRYETARI I LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU DUHET T’I BËNË REFORMAT NË PARTI

Shko poshtë

KRYETARI I LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU DUHET T’I BËNË REFORMAT NË PARTI Empty KRYETARI I LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU DUHET T’I BËNË REFORMAT NË PARTI

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 22, 2010 12:11 am

REFORMAT NË LDK (2)
KRYETARI I LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU DUHET T’I BËNË REFORMAT NË PARTI
Shkrimi është dërguar në: QIK, “Bota sot”, “Zëri i ditës”, “Koha ditore”, “Gazeta Express”, “Kosova sot”, “Kosova info” etj.



Shkruan: Shefqet DIBRANI*



KRYETARI I LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU DUHET T’I BËNË REFORMAT NË PARTI GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3d2d8ed407-6ae2-4449-80c0-c315e98de29c.jpg%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3daW1hZ2UwMDEuanBn%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253aimage001.jpg%254001CAF7A3.BFABFCD0&oneredir=1&ip=10.1.106

Kryetari i LDK-së dr. Fatmir Sejdiu i cili e ka të “ngrirë?!” postin e kryetari në Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet ta “shkrinë?!” këtë post dhe të mos e shkatërroj më tutje LDK-në.

Nëse dr. Fatmir Sejdiu nuk ka mësuar gjë nga urtia popullore se: “Dy shalqinj nuk mbahen me një dorë”, atëherë duhet ta din se dy poste në të njëjtën kohë është sikur t’i mbaje dy shalqinj në një dorë, prandaj është e moralshme në aspektin njerëzor, dhe e obligueshme në aspektin juridik t’u jap vizë reformave në LDK. Por a do të ndodhë kjo ndonjëherë(?!), edhe më naivi është skeptik pasi dr. Fatmir Sejdiu prej se i ka uzurpuar dy postet sikur ka ndryshuar(?!), sepse edhe ashtu i ka mënjanuar njerëzit që e kanë avancuar në poste të rëndësishme në LDK.

Por, për befasinë më të madhe kabineti i presidentit mbulohet me njerëz “labil” që në situata të caktuara nuk i kanë qëndruar besnik partisë e cila e ka avancuar Fatmirin në President vendi, përkundrazi publikisht e kanë atakuar Kryetarin e Presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, në mesin e të cilëve dallojnë sidomos Dr. Isa Mustafa dhe Dr. Ibrahim Berisha të cilët tashmë janë të dekoruar me gradën e “Doktorit të shkencave”, dhe kjo ka ngjarë vetëm pas luftës së vitit 1999, prandaj as kryetari Sejdiu, por as kabineti i Presidentit kurrë nuk do të kenë mundësi ta drejtojnë gishtin kah Dr. Jakup Krasniqi i cili si shumë të tjerë, të gjitha gradat e “dijes?!” i ka marrë vetëm pas lufte.

Ja përmenda Kryetarit të LDK-së vetëm këta dy “Dr-të” e kabinetit të tij, për të cilët jam skeptik në sinqeritetin e tyre, dhe për devotshmërinë në Kabinetin Presidencial, por analistët e LDK-së duhet të dinë edhe sa njerëz të tjerë pa asnjë bagazh politik dhe pa asnjë stazh brenda LDK-së, madje ka mundësi edhe tashti nuk janë as anëtarë të LDK-së, dhe janë angazhuar nga Dr. Fatmir Sejdiu në Presidencën, dhe nga aty po tallen përsëri me veprimtarët e LDK-së, siç kanë vepruar të dy “Dr-të” e theksuara më lartë.

Nëse kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, vjen në postin e Presidentit të Kosovës në saje të LDK-së, kurse në anën tjetër për këshilltarë të tij, (sigurisht edhe në departamentin e tij), ka angazhuar njerëz që nuk ishin në LDK, atëherë shtrohet pyetja ku është interesi i anëtarësimit dhe vrapimit pas LDK-së?!

Kjo çështje karikohët edhe më shumë kur e kemi situatën të ngjashme nëpër Ministri e nëpër Drejtori, pastaj nëpër Kuvende Komunale, nëpër Drejtoratet Komunale ku funksionarët e LDK-së i kanë angazhuar nëpër stafet e tyre njerëz të fisit e farës, të hurit e litarit pa qenë anëtarë të LDK-së, kurse këta njerëz përseri vazhdojnë injorimin, nënçmimin dhe përbuzjen kundër anëtarësisë së LDK-së, dhe kjo gjendje e papranueshme zgjatet e zgjerohet deri më cep më cep të Kosovës, dhe natyrisht kjo gjë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe nivelin e votave për ta bërë këtë parti marionetë të PDK-së. Ky veprim është antistatutar, politikisht i dëmshëm dhe strategjikisht i papranuar, sepse siç thamë më parë: Më nuk ka asnjë rëndësi të jesh anëtarë i LDK-së, nëse nëpër këto poste vijnë ata që s’kanë asnjë meritë politike për t’u angazhuar në emër të LDK-së. Kjo strategji e gabuara tashmë po i hakëmmirret LDK-së.

A do të duhet kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dr. Fatmir Sejdiu në Kuvendin e Partisë së tij të jap përgjigje?! Mendoj se nuk duhet LDK-ja të lejoj më këtë lojë me post “të ngrir”. Por ai, në cilësinë e Kryetarit të LDK-së duhet edhe para Këshillit të Përgjithshëm të raportoj. Dr. Fatmir Sejdiu duhet të tregoj ai i pari se cilët njerëz i ka angazhuar, qoftë në cilësinë e këshilltarëve, qoftë në administratë, duke i përfshirë edhe shoferet e automjeteve, stafin që bëjnë sigurinë e tij e deri te kamerieret e pastrueset.

Kjo hallkë zgjerohet dhe bëhet me përmasa trishtuese, sidomos kur t’i llogaritim një për një, postet e dikasteret që udhëhiqen nga njerëzit e LDK-së, kurse stafi ndihmës dhe ai teknik janë njerëz jo të LDK-së, çështja bëhet tejet jo serioze, dhe ky joseriozitet merr përmasa tragjike kur të kuptojmë se shumica syresh janë kundërshtar të LDK-së, janë njerëz me interes personal, sepse aty kanë ardhur për t’i realizuar vetëm interesat personale. Tragjikja e këtyre veprimeve kuptohet vetëm atëherë kur marrim vesh se këta njerëz thuaja vazhdimisht sillen keq dhe injorojnë anëtarët e LDK-së të cilët jo pak janë ndjerë keq, janë fyer dhe janë satanizuar nga këta Satan, pikërisht ata veprimtarë të LDK-së të cilët për vite të tëra i kanë qëndruar besnik LDK-së, kanë derdh mund dhe kanë shpenzuar shumë, madje shumë syresh e kanë paguar me kokë angazhimin në LDK.

Tani në postet e rëndësishme vijnë njerëz pa kredibilitet partiak të cilëve iu kanë krijuar privilegje të skajshme duke filluar nga Kryetari i LDK-së e deri në postin më të skajshëm diku në ndonjë komunë të Kosovës.

Pikërisht Kryetari i LDK-së dr. Fatmir Sejdiu, është Njeriu i parë i Partisë që ka shkelur normat statusore të LDK-së, prandaj edhe Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe Kuvendi i Partisë duhet të merret me këtë çështje për ta nxjerr LDK-në nga latergjia që e ka pllakosur. Masat disiplinore, madje edhe ndëshkuese, duhet të nisin nga kreu i LDK-së. Reformës demokratike t’i shkohet deri në fund. Të shqyrtohen të gjitha rastet në Degë, Nëndegë e “Sythe” të LDK-së, jo vetëm në Prishtinë, por kjo reformë duhet të shtrihet anë e kënd Kosovës, për t’i përmirësuar kjo parti gabimet. Vetëm atëherë mund të shpresojmë se LDK-së do t’i kthehet imixhi pozitiv, do t’i kthehet anëtarësai tradicionale dhe do të fitoj zgjedhjet e ardhshme në nivel Kosove: Kjo reformë duhet të bëhet pa hezitime nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mendon për të ardhmen e LDK-së, veçmas nëse mendojnë mirë për Kosovën tonë në përgjithësi.

Askund në botë nuk ka pushtet shtetëror efektiv, pa i pasur partitë e organizuara dhe politikisht të disiplinuara.




Zvicër, 18 maj 2010.





*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi