Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: BIBLIKA LIRIKE

Shko poshtë

Gjakush Tana: BIBLIKA LIRIKE Empty Gjakush Tana: BIBLIKA LIRIKE

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 22, 2010 9:25 pm



Gjakush Tana: BIBLIKA LIRIKE 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n



Gjakush Tana: BIBLIKA LIRIKE


Në përkujtim të Azem Shkrelit


Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.


Arrite të bëhesh jehonë lirike, dhe mbete -
biblika e peshës për të krijuar art !
Kosova rilind gjithmonë në gjymtyrë
ti feniks i dalur nga hiri , heshtjen - bart !

Mungon ? Apo u ktheve mugullimë ?
- Jo ! Bleron n' ugarin e shqiptarisë anëembanë!
N'ardhëmëri si lis shekullor - përballesh ,
diaspora nga tufani - të mban pranë e pranë !

Në grykë të Rrugoves doli fara e kësaj bime !
Ti Njeriu Shenjt - bibla lirike e urtisë !
Na ktheve drejt shtegut të mbyllim ligësitë e çdo vrime
T'i këndojmë me afsh Ilirisë...!


20.05.2010
Kërçovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi