Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: MË PËRFLAKU MALLI...

Shko poshtë

Gjakush Tana: MË PËRFLAKU MALLI... Empty Gjakush Tana: MË PËRFLAKU MALLI...

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 24, 2010 10:46 am

Gjakush Tana: MË PËRFLAKU MALLI... 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n


Gjakush Tana: MË PËRFLAKU MALLI...

Më përflaku malli se s'të takoj dot
më kot pres çastin të të shikoj bebëzën e syrit
urata është pezulluar në meridiane
horizontin merimanga e ka mberthyer
lot e vetmi del në kujtime ti!

Rikujtimi për netët si rrezedritë
që mbetet mjegullave e krijohet mister
përse largësia ka mbjellë kaq ndarje
që vret e pret shpirtin tim të shkrumuar
për ndjesitë krizantema ngrice në vetmi!

Rikthehu të sjellish stinën e blerimit
se bryma dhe acari i gërryen me heshtje
duke të pritur ku endesh e përse s'del
një përshendetje ta thuash me mallin
për këngën e përkushtuar me afsh!

Nëse kështu do t'i mungosh kuvendimit
kujtohu se më ka përmbytur tufani
se më ka mbërthyer dryri në lirikë
se më ka rene shkretetira mbi blerim
dhe kenga ka ngel pa titull dhe pa pikë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi