Vullnet Mato: GJËJA E NDRITSHME NË DET
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: GJËJA E NDRITSHME NË DET
Vullnet Mato
GJËJA E NDRITSHME NË DET
Deti jehonte nga dallgëzimet e lehta. Era që turrej nga Kanali i Otrantos, për të rrahur brigjet shqiptare, na freskonte shpirtin. Sytë tanë mbeteshin te vaporët e mëdhenj turistik, që përshkonin herë pas here ngushticën e Korfuzit dhe ngjanin tamam si ishuj lundrues të bardhë. Bota e madhe e panjohur prej nesh, lëvizte plot gjallëri. Por edhe krejt shpërfillëse ndaj kufijve të hermetizuar, ku dergjeshim ne duke dëgjuar rënkimin e dallgëve që vdisnin nëpër shkëmbinj.
Në verën e nxehtë të vitit nëntëdhjetë ndodhesha në Sarandë, për të shijuar ca ditë plazhi me tim vëlla. E shtynim ditën të shtrirë nën një çarçaf të bardhë të lidhur në të katër cepat mbi katër hunj, te pllakat matanë kodrës së qytetit. Kuvendonim për poezinë dhe lexonim krijimet e njëri-tjetrit. Dhe ja, papritmas, sytë gri të vëllait tim dalluan rreth shtatë – tetëqind metra larg diçka të ndritshme, të hedhur nga turistët e trageteve. Dallgët po e shtynin drejt nesh, por gjëja e huaj, që kishte guxuar të hynte në kufijtë tanë të rreptë, po vinte mjaft ngadalë. Kur pamë se sendin e ndritshëm po e shtynin dallgët në drejtimin e qytetit dhe mund të na shpëtonte, u turrëm me not për t’i prerë rrugën...
Mirëpo, duke nxituar, u lodhëm aq sa mezi merrnim frymë. Më në fund arritëm ta kapim dhe pamë me kënaqësi se ishte pikërisht nga ato shishet plastike, njëlitërshe e gjysmë, të pijeve freskuese që përdorte bota perëndimore. Prodhime fare të lehta, të cilat shfaqeshin rrallë në duart e disave që kishin dalë jashtë shtetit dhe krenoheshin duke i mbajtur me ujë nëpër plazhe. Ato sfidonin përdorimin e shisheve të vendit prej qelqi të rëndë, me atë ngjyrën jeshile nga materiali ranor i papastër. Pasi e kundruam si një dhuratë qiellore, me të në duar dhe duke e kaluar shpesh te njëri-tjetri gjithë kënaqësi, filluam të kthehemi. Por kishim harruar, se distanca e nisjes dyfishohej me kthimin. Dhe shpejt filluam të ndjejmë lodhjen e tejrënduar. Bregu tani dukej me kilometra larg dhe mbytja në det gjendej fare afër.
Si më pak i stërvitur me detin, pas disa lëvizjeve me pash, fillova t’i ndjej krahët krejt të këputur dhe i thashë tim vëllai:
- Kaq e pata, jam lodhur tmerrësisht e nuk lëviz dot më tutje. A mund të mbështetem pak?...
- Kthehu në shpinë, se jam i këputur për vete! - tha ai gjithashtu tepër i lodhur.
U ktheva në shpinë dhe qëndrova disa sekonda pa lëvizur. Frymëmarrja më ishte vështirësuar dhe pas pak ndjeva se këmba e majtë po më mpihej.
- Vëlla, më zuri cërma këmbën! - thirra i mposhtur ca më tepër nga paniku.
Ai m’u afrua pa e lëshuar shishen bosh nga dora dhe ma vuri poshtë barkut, për të më lehtësuar paksa me atë pak ajër që kishte brenda shenjtëria e saj.
- Mbahu! - më dha kurajë duke më ndihur edhe me dorën e tij. Por shpejt e lëshoi, se po ç’ekuilibrohej për vete.
Duke pikasur se isha ende mjaft larg bregut, më hyri frika keq. Hodha sytë në largësinë e kodrës dhe xhan - xhin nuk dukej asnjeri. Hej dreqo punë, mendova, të humbasësh jetën për një shishe bosh! Po të rrezikoheshim diku afër, mbase do të kishim njëfarë shprese te ndihma e ndonjë njeriu që mund të na dëgjonte thirrjet e të afrohej me not. Por kaq thellë!...
U mbusha me frymë dhe zhyta kokën në ujë për të ecur disa metra me fundosje, që të mos më pengonin dallgët. Pamja e bregut filloi të më errësohej dhe pata ndjesinë, se pikërisht tani nuk mund ta përballoja lodhjen më tej. Por njeriu gjithmonë paska disa rezerva të fshehta në organizmin e vet, të cilat i shfaqen në çastin kur ndjen se ka mbaruar tërësisht. U ktheva vertikalisht, duke menduar se mund të cek fundin e detit, por ishte ende shumë thellë dhe piva ujë. Pastaj bëra edhe një herë fundosje të gjatë dhe diku më tej, me shumë mundim kapa mbështetjen e tokës. U gozhdova aty me kokën mbi ujë, duke dihatur aq thellë, sa po më çaheshin mushkëritë.
Vëllai gjithashtu tepër i shqetësuar gjendej pranë meje, krejt i zverdhur në fytyrë. Në sytë e mi u pasqyrua si një kokë prej limoni. Dolëm ngadalë duke u zvarritur si fokat dhe qëndruam përmbys te pllakat e shkëmbit, pa folur për gati gjysmë ore.
Kur e mora veten paksa, vura re se vëllai nuk e kishte lëshuar ende shishen plastike nga dora. Ai e rrotulloi dhe e studioji me kujdes, u mendua një grimë, duke e përkundur nëpër duar me dashuri prindi, pastaj tha:
- Këtë s’kemi si e ndajmë, po merre ti që desh u mbyte për të...
- Mbase ti e ke shumë qejf!... – thashë pa vetëdije.
- Këtu jam, mund të hedhin vaporët ndonjë tjetër, - tha me bujari.
E falënderova me kënaqësi. Dhe pasi shkuam në shtëpinë e tij e vura në vendin më të mbrojtur të valixhes sime të teshave që të mos shtypej. Kur e çova në shtëpinë time, gruaja u gëzua si për një dhuratë të madhe. E mbushi me ujë dhe e vuri në vendin më të dukshëm të bufesë. Për të ekspozuar sendin e rrallë për ne, por krejt pa vlerë për ata që e kishin hedhur të notonte në detin e varfërisë shqiptare.
E kam ruajtur dhe do ta ruaj për shumë kohë atë shishe plastike, me të cilat janë mbushur e ndotur kanalet e rrugëve nga skaji verior, deri në fund të Shqipërisë. Që të kujtohem t’u tregoj nipërve dhe mbesave; Për punën dhe jetën si proletarë në rrethim. Për përdhosjen e dinjitetit të njeriut në mbledhjet marramendëse të kolektivit. Për zboret me një dorë te kazma dhe tjetrën te pushka. Për gatimin kundërmonjës në wc. Për dushin tymues me vajguri. Për tallonat varfanjak të ushqimeve. Për radhët e qumështit në pesë të mëngjesit. Për operativin e tmerrshëm të sigurimit. Dhe për sekretarin gjëmëmadh të partisë.
E ruaj sepse nga të gjitha qeniet e gjalla të kësaj bote, njeriu paska kujtesën më të dobët. Harron shpejt ç’hëngri në darkë. Harron kush ishte ai që ia futi të dy këmbë në një këpucë dje. Cili ishte ai që e çoi në minierën e Spaçit si skllav dhe sot i bën leksione televizive për lirinë e për demokracinë. Harron dhe s’ke si ia mbush mendjen ndryshe, veçse t’i tregosh shishen plastike për të cilën mund të vihej jeta në rrezik ...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: MOS MË IK !...
» Vullnet Mato: G J Ë E G J Ë Z Ë
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato: G J Ë E G J Ë Z Ë
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi