Edgar Frashëri: Pse vallë jemi popull i dhunshëm!
Faqja 1 e 1
Edgar Frashëri: Pse vallë jemi popull i dhunshëm!
Pse vallë jemi popull i dhunshëm!
Nga Edgar Frashëri
Qe jemi popull (shtet) ende me rrenje dhune, nuk ka nevoje te na e thote i madhi Mahatma Ghandi. Por kush eshte ky qe e ka thene!?-mbase dikush pyet. Kush nuk e di le te mbetet i tille. Sidomos brezi i cili rritet me pseudokulture dhe analfabetizem ( mund te jete edhe me „Master“ prodhim vendi), me siguri qe nuk e ka lexuar ose degjuar emrin e tij.. Por edhe brezi yne me i vjeter nuk besoj te mbetemi mbrapa pikerisht sepse Ghandi i madh ka bere anatomine e origjines se dhunes e per rrjedhoje te rregjimeve te dhuneshme diktatoriale. Dhe ne kete aspekt ne te cilet jemi rritur ne ato kushte, jemi gjithashtu vertetim ne praktike e asaj qe filozofi i madh i jodhunes e ka permbledhur me pak fjalene keto rradhe: „Rrenjet e DHUNES jane tek: Pasuria e vene pa pune ( te ndershme-E.F.), Kenaqesia pa vetedije, Dija pa karakter, Tregetia pa moral, Shkenca e bere pa humanizem, Feja e praktikuar pa sakrifice dhe Politika pa principe.
Ghandi ka shume thenje te cilat tashma kane hyre ne fondin e pacmuar te urtesise boterore te cilat, edhe se ka kaluar gati shekull nga koha kur jane thene, mbeten si te verteta universale.
Por kjo me goditi fort, sepse gati-gati sa nuk klitha dhe thashe: Mos valle ky Ghandi e ka origjinen nga vendi yne ( si Nene Tereza) dhe meqenese ka zbuluar faktin e hidhur te mesiper, ja ka mbathur te jetoje ne Indi ( si dhe nene Tereza) ku atje gjeti vehten dhe i dha lirine nje populli qindra milionesh.?- Por le te mos merremi me Ghandin sepse qellimi nuk eshte ketu. Le te merremi me thenjen e tij dhe ta perkthejme ate ne gjuhen tone qe te jete e kuptueshme dhe per ata qe nuk dijne shkrim por te pakten dijne te lexojne.
Dhune ka kudo ne bote. Ajo eshte e mbushur plot me te. Sepse dhuna e ka origjinen tek instinktet qe njerezimi ka trasheguar kur ende nuk kishte filluar te ecte me dy kembe. Ajo sot fillesen e ka atje dhe pastaj sofistikohet duke duke u ngritur ne sistem atje ku qyteterimi mbetet ende mbrapa niveleve te zhvillimit te asaj pjese te botes e cila quhet e „ qyteteruar“. Dhe te jesh pjese e kesaj bote nuk mjafton vetem ti perkasesh asaj gjeografikisht, as dhe te vete-shpallesh popull i qyteteruar dhe as nuk merret titull me favore apo sherbime sado te medha qofshin ato. Sot kam degjuar qe nga te kater anet e „analisteve“ tane te flitet pa pushim , si nje gramofon i prishur, qe ne jo vetem se jemi popull i qyteteruar, sepse jemi ne mes te qyteterimit me nivel me te larte qe sot eshte arritur ne rruzullin tone, por se edhe mbase na eshte ngrene pak haku, sepse nuk na kene dhene vendin e merituar, gje qe po e korigjojne tani duke na futur ne NATO. Pra qe te futesh tek popujt e qyteteruar duhet te vendosesh nje sistem krahasimi vlerash dhe te shohesh se ku je. Dhe keto vlera nuk i vendos ti. Por ato jane te pranuara boterisht dhe jane te tjeret qe ta gjejne vendin ne ate familje. Dhuna eshte ajo qe ben nje shoqeri ose bashkesi njerezish me pak ose aspak te qyteteruar. Pikerisht ky element perben edhe treguesin me te qenesishme per te marre atributet e nje populli ose shoqerie te zhvilluar.
Nisur nga ky mendim, atehere analiza fillon e qartesohet. Po qe se je shoqeri e organizuar me dhune brenda atehere shih se je ende ne „pyll“. Kjo me con tek perkufizimi qe i ka bere Ghandi dhunes ne cdo lloj shoqerie. Me dhimbje duhet te pranoj qe shoqeria shqiptare sot, ne stadin ne te cilin ndodhet, mund te jete nder te paktat ne bote , jo vetem ne rajon e cila i ploteson njeqind perqind kushtet sipas ketij perkufizimi qe te jete dhe te cfaqe rrenje te thella dhune. Bile shume me teper sesa nga ajo e kohes se komunizmit. Nuk eshte fare per tu habitur. Jo se athere nuk kishte dhune. Kishte dhe... cfare se. Por ajo shoqeri( perseri e jona) zhduku pothuajse te gjithe elementet nga perkufizimi i Ghandit dhe prandaj u quajt shoqeri e nje shteti diktatorial, sepse i mbeti vetem politika pa princip e pa moral.
Sot ne „fatmiresisht „ i kemi te gjitha elementet per tu quajtur gjoja shoqeri e hapur por e dhuneshme. Bile per te qene me i sakte ne vleresim duhet te vendos si kriter( personal) qe fenomeni te cfaqet ne me shume se gjysmen e vlerave te mateshme.

- Pasuria e vene pa pune ( te ndershme-E.F.), Pra si fillim, le te vije dikush te me kundershtoje se ne gjendjen e sotme te gjerave, pasuria eshte vene me pune ( te ndershme). Sepse duhet te pranohet qe pjesa me e madhe e popullit ne keto njezet vite ndryshimi nuk punon te pasurohet, por thjesht per te mbijetuar ose jetuar. Jo- sepse ata te cilet gjate te njejtes periudhe kohe jane pasuruar ose tej pasuruar me kriterin e mesiperm, nuk e kane vene ate me punen ( e ndershme) te veten. Dhe kjo nuk eshte hipoteze! Sepse puna akoma nuk eshte bere per popullin shqiptar i vetmi burim te ardhurash ,nmireqenje e zhvillimi. Ndryshe nuk do te lulezonin si askund ne bote skemat piramidale te cilat ne themel kishin dembelizmin tipik anadollak te rrenjeve tona.
- Kenaqesia pa vetedije Po pse valle ne keto dy dekada ne si popull, kemi rafinuar apo jo shijet dhe kenaqesite. Jo zoteri! Edhe mbas kaq kohe jemi ende primitive ne kenaqesi. Pra jemi ende ( ne shumice te popullit) ne ato kenaqesi te thjeshta qe sapo na kane ndare nga nje stad i pazhvilluar shoqeror dhe shpesh ato jane kenaqesi instinktive. Per mua, si ai ose ajo qe vjen nga Parisi dhe tregon se cfare ka ngrene ose ka blere, pa treguar se cfare ka pare e mesuar, eshte njelloj si me ate shtetasin tjeter tone i cili nuk ka pare boten e madhe me sy, por qe te arrije kenaqesine e vet duhet te asgjesoje nje gjysem qingji te pjekur dhe te pije nje damixhane raki sa ti dalin trute nga koka. Edhe ky popull nuk lexon, nuk njeh muziken, pikturen, ( njeh celularin, TV-ne), eshte me kenaqesi te njejta ne permbajtje me ate qe ka lexuar, shkon edhe ne opera, ose galeri arti, por qe i ka vetem lluster. Jemi popull siperfaqesor edhe ne kenaqesi. Thjesht kopjojme por nuk shijojme.
- Dija pa karakter. Sa per Dijen, ketu te me falin te gjithe por personalisht ne menyre kategorike ulerij se pikerisht ajo qe i mungon sot dijes shqiptare eshte karakteri. Nuk po flas per ate te trasheguaren, sepse ajo u krijua ne rrethana te vecanta te nje sistemi diktatorial i cili krijoi Lei Fenin e vet te shkolluar, i cila mbasi u shkri per atdheun, la nga pas nje varferi e cila kishte ne themel kete dije pa karakter. Po sot valle cfare behet? - Vete njerezit e „ditur“ te kohes pranojne nenze, se dija eshte kthyer ne mall., bile fare te lire... sepse si duket ne kete vend ate vlere ka! Dhe per sa kohe qe brenda kesaj shoqerie do te ndjehet rehat si analfabeti me diplome, me master ose profesorat vendi, ashtu edhe biznesmeni i pasur por pa shkolle, atehere kjo eshte mina me sahat qe kjo shoqeri ja ka vene vetes duke garantuar nje te ardhme akoma te dhuneshme. Sistemi aresimit dhe institucionet e „dijes“ kane dy dekada qe vuajne eksperimente nga me te cuditeshmet, duke prodhur nje brez me qendrim e vleresim amoral e pa karakter ndaj dijes ne pergjithesi. Populli vazhdon te ruaje me fanatizem dijen qe ne kohen e Haxhi Qamilit, me veshje moderne.
- Tregetia pa moral. Sapo u permbys sistemi i diktatures, u cliruan energjite krijuese te nje populli te shtypur. Shqiptari gati i verber, shikoi perpara me deshire e optimizem se shoqeria dhe ekonomia e lire do te behej sa hap e mbyll syte. Per kete naivitet nuk mund te na vesh faj. Por shume shpejt gjerat u pervijuan. Nga fakti qe ekonomia e trasheguar ishte nje rrenim total dhe se ajo nuk i ofronte asnje frymezim trurit te shplare te shqiptarit per te ndertuar kapitalizmin, ai fare kollaj e gjeti shpetimin tek tregtia e cila mbushi per pese minuta me cfaredo lloj plehrash te bukura e te lira qe vershyen nga bota per rreth, ato nevoja jetike tonat te cilat bota jashte kishte gjysem shekulli qe i kishte bere pjese te jetes se perditeshme. Tregtia sot vazhdon te jete sektori ku shqiptaret vazhdojne te punesohen ose vetepunesohen me shume sepse thuhet se eshte sektori qe nuk kerkon shkolle!!!. Dhe me qenese thuhet se nuk ka nevoje per shkolle te besh tregti, une e perkthej, sepse keshtu eshte kudo, se nuk ka nevoje per moral te besh tregti. Tregtia ne vendin tone sot nuk ka moral. Para tetedhjete vitesh tregtaret kishin moral dhe bile te shendoshe. Ndonjeri qe nuk kishte tregohej me gisht. Por sot eshte shteti qe sjell amoralitetin ne tregti. Ky shteti, pa ju lekundur qerpiku, qe ne ditet a para te lindjes mori anen e amoralit kur u fut ne tregti. Dhe beri tregti se nuk kishte tjeter cfare te bente. Bile krijoi shtresen e vet te tregtareve qe te mbulohej pas imorales. Lejoji ( beri) tregti ilegale karburantesh, cigaresh, armesh, droge, prostitutash, klandestinesh, parash( piramidat), femijesh, e cfare nuk lejoi, kur kuptoi se shteti qe te mbahej me ato premtime fantastike elektorale, duheshin para te cilat nuk dilnin nga nje popull qe nuk punonte dhe qe nuk ishte takse pagues. Ky eshte modeli, dhe populli ndjek shembullin. Edhe ky eshte model dhune.
- Shkenca e bere pa humanizem. Kete tregues nuk po e marr mundimin ta trajtoj sepse ai nuk ekziston. Ketu nuk ka pas as dhe nuk ka shkence. Bile per shume kohe as qe mendohet dhe nuk ja vlen qe ne te harxhojme energji te vyera per shkence. Ne vetem te jemi te zot ta zbatojme ate, per te miren e ketij populli dhe keshtu themi se do te kemi aplikime humane shkencore. Deri tani kemi vetem pseudoshkencetare te vjeter e te rinj, qe e ndejejne vehten mire ne kete kaos tipik antihuman. Vete shteti nuk ka ne buxhet fonde per R&D dhe mire e ka bere sepse do te vidheshin.
- Feja e praktikuar pa sakrifice. Aha, Feja! Kjo eshte edhe „ qershia mbi torte“ e jona. Per kete ulerijme te gjithe se jemi shembulli i bashkejeteses fetare... se keshtu kemi qene gjithmone.. edhe kur nuk bashkejetonim, dhe se bota kete na e quan vleren tone te vecante. Kjo eshte pjeserisht e vertete per syte e asaj bote qe na mbikqyr e vlereson. Ne thelb atyre nuk ju intereson te dijne me shume. Por e verteta eshte se shqiptari perseri mbete afetar ashtu si ka qene ne shekuj. Pikerisht ky fakt historik ka ne rrenjet e veta edhe elementin e dhunes se kesaj shoqerie sot. Sepse ekzistenca e tre besimeve ( apo me shume) fetare si institucione te ngjizura dhe jo si bindje e ndergjegjeshme, ka bere qe te ruhen te pa prekura rrenjet e dhunes, jo tek fete me njera tjetren por brenda shoqerise, familjes, institucineve te shtetit ne raport me shtetasin, sepse feja duke mos qene unike, nuk ka vendosur tolerance mbare kombetare si filozofi populli sic jane popujt me nje fe. Thuhej se feja e shqiptarit ishte shqiptaria si element koheziv spekulativ ose mbase edhe naiv i rilindasve tane, por ne keto dy dekada, ajo nuk duket te jete më dhe shpesh na eshte dashur te ulim koken kur eshte permendur emri shqiptar.
- Politika pa principe. E fundit ku i madhi Ghandi ka gjetur rrenjet e dhunes eshte politika pa principe. Kete nuk ja vlen ta trajtoj sepse tashma e kemi te ngulur thelle ne vetedije sipas pervojes kombetare se politika e prodhur ne vendin tim kur ajo u be veprimtari shoqerore, eshte katerciperisht pa pricipe. Fare pa principe! Sepse ajo si e tille u krijua... duke i vjedhur besimin nje populli te shfytyruar, lehtesisht te mashtrueshem i cili me pas kuptoi se ishte perseri i perdorur. Mire te na behet! Sepse jemi akoma popull me rrenje dhune dhe kjo politike e te gjitha te tjerat jane prodhim i yni; made of albanians.
Prandaj, o popull perpiqu te zbutesh pak sepse edhe kur te na fusin brenda oborrit, ata ( te qyteteruarit) do te na japin fshesen per te pastruar oborrin, dhe kur te nxjerre krye dhuna do te na fusin perseri ne kafaz, por atje brenda. Kete do ta shohin brezat e tjere.
Tirane, Maj 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi